E merkure, 24.04.2024, 07:50 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevdet Ukalli: Gëzuar Ditën e Flamurit

E merkure, 27.11.2013, 08:54 PM


Gëzuar Ditën e Flamurit

Nga Xhevdet Ukalli

Të nderuar vëllezër e motra të një gjaku , të një gjuhe të bukur e fisnike dhe të një fati,

Sot në këtë ditë të madhërishme më lejoni që t’u përgëzoj dhe t’u dëshiroj që ky Flamur të valëvitet krenar, në një atdhe, çdo vit më të ndërtuar,  më të zhvilluar e më të pasur,  me një komb të denjë e të respektuar në botë.

Ta duam atdheun duke e ndërtuar, përnjëmend, në çdo pikpamje duke respektuar gjithmonë ligjin dhe shtetin ligjor.(“Bindja në ligj sjell civilizimin në botë”-net) . Të shtojmë zellin dhe respektin ndaj punës. Të respektojmë njëritjetrin duke e shikuar drejt në sy. T’u përulemi me pietet të thellë dëshmorëve të kombit dhe të gjithë atyre që ranë në altarin e atdheut. T’i lejmë anësh inatet vetjake  dhe tentimet e individëve paranojakë, që heronjtë e tyre privatë , të na i imponojnë si heronj të përbashkët.(“ I unëti për lavdi e përbin edhe njeriun brenda vetes”-grafit)

Ta duam gjuhën tonë duke e respektuar, duke e kultivuar e pasuruar dhe duke e fisnikëruar e lartësuar çdo ditë. Të ruajmë dinjitetin dhe cilësinë e shkollave tona dhe të arësimit nga gatimorja e deri na Akademi. Të rrisim  përgjegjësinë  dhe kriterin e vlerësimeve prej te parashkollorët deri te akademikët. Të mundësojmë që[ “dritë e diturisë , përpara të na shpjerë” N.Frashëri].

Të dashur shqipëtarë,

Njerëzit sado që të jenë globalistë, në atë globalizim secili qaset , duke shpalosur virtytet e veta individuale e kolektive të kombit nga vjen. Dhe këtë nuk e çpikën shqiptarët. Shtëpia ndërtohet nga themeli, atdheu nga pragu i shtëpisë e kombi duke u nisur nga aftësitë , cilësitë dhe vlerat e  çdo individi.

Të festojmë një ditë, por të punojmë 365 të tjera , më shpresë që një ditë brezat që do të vijnë , çdo ditë pune në atdhe e për atdheun ta ndjejnë si kënaqësi, si lumturi , si festë. Ta shndërrojmë atdheun vend i denjë për të jetuar, për çdo përvjetor më të pasur dhe më një Flamur që do të valojë lart e larg. Të jenë vitet, që vijnë vite  me njerëz krenar për atdheun e tyre, që nuk do të kërkojnë mirëqenie e lumturi gjetiu, kurse ata që ikën me kënaqësi të kthehen prapë.  Të vijë edhe dita kur atdheu të mos gdhihet çdo ditë , me komb më të rralluar e të derdhur anekënd botës.

Të mos e lëmë atdheun në duart e politikanëve , të etur për pasuri  e të etur për lavdi, që  populli u duhet nga zgjedhjet në zgjedhje. T’i përkrahim ata që mundet dhe duan të sillen si burrështetas(shumë na mungojnë-përsëtepërmi na duhen) e që mendojnë edhe për brezat që vijnë( jo vetëm të familjeve të tyre) . Ndoshta kërkojmë shumë , nëse themi, se atdheun duhet ta bëjmë një kopësht me lule ,  por besoj se nuk e meritojmë aspak të jetojmë në atdhe , me shumë pamjaftueshmëri dhe me ambient jetësor të ndotur ekonomikisht, politikisht dhe moralisht. Ne duhet me plotkuptimin e fjalës, çdo ditë dhe pas saj, ndjehemi krenar që jemi shqiptarë.

GËZUAR DITËN E FLAMURIT! LAVDI DËSHMORËVE! T’U PËRULEMI RILINDASVE DHE TË URTËVE TË KOMBIT! ZOTI E BEKOFTË , FLAMURIN, GJUHËN TONË, ATDHEUN DHE SHQIPËTARËT TË KUDONDODHUR DHE KU MARRIN FRYMË!  

 Me respekt Xhevdet UKALLI



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora