E enjte, 25.04.2024, 11:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Kristo Floqi - Çpallja e Indipendencës

E merkure, 27.11.2013, 08:52 PM


KRISTO FLOQI: DITA E Ç’PALLJES SË INDIPENDENCËS NË VLONË

Nga Gëzim Llojdia*

Kristo Floqi (1876-1951). Bashkëthemelues i Vatrës dhe editor i Diellit me një veprimtari  ku përfshihen 4  fushat kryesore si:politike, juridike, letrare dhe publicistike  mbetet e admirueshme. Duke “shëtitur” në publicistikën e   këtij erudite shkrimet për ditën e c’palljes së pavarësisë  kombëtare mbeten përkorë më të ndritçme nga pena e tij. Mendimtarët e viteve 20-30 kanë pasqyruar në shtypin  e  kohës disa nga ngjarjet që sollën ditën e pavarësisë tonë kombëtare. Me një gjuhë që ishte e pranishme në shtypin e kohës por që sot lexohet me vështirësi autori sjell çastet e një dite historike.

-I deshpruem krejt prej c’villimeve të mbame të luftës ballkanike shkruan K.Floqi te artikulli”C’pallja e indepencës s’onë në Vlonë,  popull i Vlonës kishte ramun në ,  nji agoni të madhe. Tue mos dijte kahë  me ja mbajtë,  e tue prite prej së neltit zgjidhjea e fatit të tij të mjerë. Trimat e të  zotë t e punës i kishte marrë ushtarë Tuqij a edhe tash ishin tue luftue ndër shkambijt e thatë    Bezhanit afër Janinës. K.Floqi duke përshkruar ngjarjet që sollën ditën historike thotë se : Ushtrija turke në Vlonë e egër e hashpër prej humbjevet  të përditshme të pushtetit otoman,  si nga ana e Bullgarve ashtu edhe te Serbve e të  Grekve i urrejte për gjithë ditën Vlonjaket e nuk i shifte me sy të mirë. Duke pasqyruar urrejtjen e vlonjateve dhe shqiptarë K.Floqi thotë: Me tjetër anë Vlonaket si edhe Shqyptaret e tjerë e shifnin sheshas se anmiqte ishin kah shtriheshin dite e për ditë në tokën arbnore e gjithë rreziku po shkrepte bash mbi shpinën e tyne!

Vlona kishte mbet e mjerë e shkretë kishte mbete e përzishme e përvajshme edhe vetëm nji klub shqyptaresh me do anëtarë të  pakët e të  pa-rrjegullishem tregonte nji gjallni të venitun si nji shkëndi të mbrame,  të nji kandili të fikun!

Pas këtij përshkrimi të situatës në qytetin historik K.Floqi shtjellon ardhjen telegrafit të I.Qemalit:Nji dit,  nga mate mnershmet qi po shprovonin fatin gjamemath të Shqypnis,  vjen nji tejshkrim në klubin e përmendun gjithë ata shqyptarë të  ngrate qi u ndodhe rrotull tryezës se bisedimeve muernë  frymë e cilnë  sytë,  u gëzuan fort edhe gezimi i tyne u perftyrue me nji here mbi ballin e tyne të  vranët e të  zbetë; ish telegrafi i Ismail Qemalit qi i drejtohej klubit prej Viene!

'"Rijni të qetë,  keni shpresë edhe gzohi se po shpetojmë!

Shqypnija njihet me vedi e vetëqeverimtare!!"

Kto theshte  telegrafi,  i cili judukte  atyne te ngratve Shqyptare si nji shkendi e qjelltë,  nji reze dielli në midis t'ersinë s,  nji za hyjnor e ngushllimtar!

K.Floqi  vijon përshkrimin e tij mbi rëndësinë  e këtij lajmi që solli telegrafi nga Ëiena

Lajmi fluturor mori dhenë me te shpejte e mbrenda me dhete minuta e dijten gjithë Vlona,  burra e gra e pleq e plaka. Gezimi qi përfshin popullin s' ka si tregohet me-pende; ë e gjithe dëfrejnë,  të gjithë zbaviten; kanget patriotike,  brohorit e hymnet buçasin gjithë kahe,  tingllimet e jonet e tyne gumxhitin rreth e qark e ushtojn  ullishtat e cajiret e Vlones,  bregu i detit e Pasha-Limani deri në Sazan e Karaburun!

"Rnoftë Shqypnija e lirë,  rnofte flamuri!" etj.,  etj.,

kso doret klithme ishin përshëndetjet e popullit me shoqi-shoqin,  dugajet u mbyllne shpijat e qytetit cilën dyert an e kant e pritshin miq  të njoftun e të huej,  të mdhaj e të vogjel edhe me nji fjale populli festonte nji te kremte qi s'ish as bajram,  as pashkë,  por m'e madhe e ma e shpejte edhe se bajrami,  edhe se pashka!

K.Floqi  tregon  udhëtimin e I.Qemalit në Vienë si dhe takim e këtij të fundit me Kontin Bertcholt ministër i punëve të jashtme të Austro-Hungarisë prej këtij kishte siguruar fjalën e sigurisë ndërkohë që ishte siguruar edhe fjala e ministrit të jashtëm italian markezin San Giuliano.  K.Floqi sjell një fakt që rrallë është përmendur nga historianët kur flet për figurën e plakut të Vlorës.Vetëm  kohët e fundit  është folur në shtyp për dualizmin brenda Vlorajve për të marrë mbështetjen nga vendet që kërkonin pavarësinë e vendit tonë nga otomanizmi shekullor.

Ministrat e jashtëm të dy vendeve të mësipërme kishin bërë një zgjedhje duke i ngarkuar misionin e madh Ismail Qemalit për të deklaruar independencën shqiptare .

Kshtu  -shkruan K.Floqi, plaku i Shqypnis,  mbasi lajmoj ma pare bashke qytetasit e tij

vlonjakë për ket shndrrim politik e len Vienen edhe hidhet piksparit në Bukuresht për me u marre vesht atje me kolonin e madhe shqyptare të atij qyteti e të gjithë Rumanisë.

Në station të  Bukureshtit,  shqyptaret të lajmuern brodhë me të  shpejtë e i bane nj ipritje tepër të madhe e enthusiastike Ismajl beut,  i cili me nënqeshje e fjale të  bukra kombëtare i përshëndoshi e i përhiroi shqyptaret.

Fill e q'atje i grish të  gjithë shqyptaret e qyteteve tjera të  Rumanisë telegrafisht edhe ban nji mbledhje të  madhe ku shpjegon gjithë rrjedhjen e punës,  i siguron për t'ardhnien e Shqypnis e ju lutet me zgjedhe delegate perfaqesues e me i ardhe mprapa për me zdrypë  ne Shqypni e me ngrehë  aty flamurin kombtar,  tue dekllarue të  damit e Shqypnis prej Turqij e independcien e plote të saj!

Si u muer vesht atbot  niset prej Bukureshtit për Shqypni me gjithë delegate  e zgjedhun,   e kshtu  mbas nji udhetimi të gjatë e të vështirë mrijn në Durrës.

Këtu fillon Ismail Qemal beu me ngrehë flamurin e shejtë kombtar,  tue i dhanë qytetit nji randsi të  posaçme,  edhe sa do qi u prit mirë prej banoret  por se kur ju cfaqi mendimet e veta për mbi cashtjen e deklarimit t'Independences gjet shumë kundërshtime,  se populli tue pasë mbrenda autoritetet e ushtrinë otomane nuk mundej të merrte persiprit    të tillë responsabilitet.

I hidhnueshem prej ktyne ndalimeve të papritur  merret vesht me Vlonen,  e cila e siguron se ka me e ngreh flamurin :shqyptar,  pa peshue rreziqe e shka  tjetër të  jetë.

Kshtu udhëheqësi popullit   te Shqypnis ikën me gjithë shokët prej Durrsi e niset për në Vlonë. Tue lane në  Durrës si zëvendësin e tij Hamid beg Toptanin.

Shumë e vështirë ka qene ky udhtim për ket dergate lirese.

Gjithë Myzeqjeja ishte bamun nji kenet' e madhe,  cok por si nji liqen,  prej shijnave të pa prajë,  qi ma e lehte kishte me qenë me u shkue me lundre se sa me kual,  qi dojshin me e shkue kjo tube atdhetaresh.

Ju deshtne shumë dit dërgatës për me mujte me rreziqe të pashoqte me kalue gjithë ato ujna e ato balta. Vetë Ismajl Qemali me gjithë pleqnin e tij shpesh here u futë deri në brez në  baltë! Me nji mi të  vshtira e pocaqi kane mujte me ja mrrijte Vlonës,  ku u pritne me enthusiazem të  math,  deri në  mest të  natës,  se  populli  ne mest t' atij alameti shiut qi  thuej se kishën shperthye ret' e Qielles,  kishte dalte me i prite pa marrë  para sysh pengimet e motit e rrezikun kah ana e Qeveris turke qi po sundonte edhe në  Vlonë .

Si erdhnë    Vlonë  rang tu shtëpija e madhe e Xhemil begut,  nji nga ma ëe mdhajat e ma të  gjanat ndë r ndërtesat e Vlonë s. Atë nate z. Hasan Sharra,  nji atdhetar Vlonak i ka nderue me nji goste gjithë dergatën,  si edhe disa nolable të  tjerë prej Vlonë  e prej vendeve të  tjerë të" Shqypnis,  qi kishin ardhe në  Vloneë.

Në mest të enthusiasmit të popullit kurestar Ismajl Qemali cfaqë gjithë marërveshtjen të  bamun ndërmjet të  tij e të  Qeverisë  përkrahëse Austrisë e Italisë,  si edhe planin e tij për të ngrehunit e flamurit e të  formuemit të  nji qeverije së  përkohshme me kryeqytet Vlonën.

Plani u pranue edhe cashtjet e pasueme u rrahne e u biseduene për disa ditë deri sa muerne fund.Nga ana tjetër grishne delegate prej të  katër aneve të  Shqypnis,    cilët edhe erdhne me knaqsi te madhe në  Vlonë . Midis të  ktyne delegateve shkëlqente edhe i padekuni delegat i Kosovës kreshnike Isa Buletini,  fatos i pa-harruem e mnera i anmiqve të Shqypnis.

Dita e 28 Nandorit kishte zbardhë.

Vlona,  me gjithë qi shiu s'e lejte me marrë fryme u cue qysh herët edhe përgatitej për me festue festën ma të madhe të kombit.

Gjithë kahe brohori,  valle e kangë .

I math e i vogël priste me pa-durim me pamun flamurin krenar arbnor të  skanderbegut të valojë  mbi pullazet e qytetit të  Lekajvet.

Flamure gjith fare maset pregatitshin për me hijeshue pullazet,  ballkonet e penxheret e Vlones.  Ktu duhet përmendun edhe nji zoj e e ndershme e e pa-pritueshme atdhetare prej asaj pakicës grash qi mundet të  paraqite kombi Shqyptar,  zoja MarijaPozio,  prej Korcet,  banore aso herët në  Vlonë.

Kjo zojë  e pa lodhun përgatiti me duert e veta e me mjeshtri të hartueshme flamurin e parë qi kushtohej për me i cpallë popullit Shqyptar indendences së Shqyptare.

Bashkë  me ket flamur ju përgatiti edhe disa flamurë të  tjerë të  kushtuem për zyrat e ndryshme shqyptare të  Vlonës,  si edhe shume shumë flamurë të  tjerë vogël për me hijeshue krahnoret e vorfen të Shqyptarve,  me nji fjale shtëpi e ksaj zoje ishte perbamun cok nji fabrike flamuresh.

Populli kishte rrethue qysh nadje konakun e Xhemil beut ku qëndonte degata edhe pa-hanger e pa pime as pak priste me padurim të  shifte flamurin e shejte.

Sa vjen po shtohet,  po zmadhohet,  shtyjet e po brihet. Agonija kalon ç’do mase kur shkon edhe mesdita  edhe flamuri s 'po duket edhe. Grumbulli qendron i pa-tundun,   i duron  të gjitha,  minuta i duket ditë  e orët muej,  po prapë  se prapë s’luen  vendi as qi shperndahet!

Thret,  brohorin,  bërtet,  con zanin deri kub' e Qielles,  por flamuri prapë    prape s'duket,  edhe shiu po bijen rrkaje!

Desh Zoti e aty ora me 11.30 të  akshamit alla turka del Ismajl Qemal  beu te ballkoni,  i rrethuem me nji mizri njerzish.

O! s 'rrëfehet gzimi i popullit; i harron te gjitha të  këqijat e motit e të  hunit,  mban ai e rin si statut se i cili e as kollet,  as flet.

  gjithë i kanë  vërvitë  syt të ftyra e Ismajl Qemal beut,    cilin tash e kqyrin si nji mesia,  si shpëtimtar të kombit. Pushim i math mbretnon an' e kant të gjithë .

Befas Ismajl Qemali cil gojën e flet,  tue përshëndet popullin nji fjalim të  zjarrte e të  shkurtë  po patriotik e të nalte,  i cili  dilte prej thelbit    zembres.

Për nji here shpërthen nji gzim i pa tregueshem, lot  curk e rrkaje derdhen prej syvet të  atij populli,  i cili gati qante e lej ,  nji za,  sikur se doli prej nji gojë e bumbulloj:

' 'Rrnofte flamuri! Rrnoftë Shqypnija! Rrnofte Ismajl Qemali!" shunglloi gjith dhen!

Flamuri ngulet madhshtor mbi nji cep te ballkonit; gjithë ashtu tjerë "ngulen mbi ndërtesat e Prefekturës,  të Beledijes,  ë e Gjykatores,  të doganës e njeti.

Flamurë të  tjerë stolisin ballkonet e penxheret të qytetit  i cili pernjihrjesh mori ftyren të  kuq e të zezë.

Folë disa oratorë të tjerë  m’andej populli u shpëmda në për rrugat,  tue këndue marshin “Flamurit pranë  të bashkuer" hymnin tjetër "Sa të  rronje gjithësia" , etj etje kangë kombtare!

Ushtrija turke e Vlonës kto po i shef,  p po s'ka se cban para nji të tillë vullneti të popullit. Te e mbramja bashkohet edhe ajo me popullin,  tue bërtite "jashasun Amautllek"!!!

  nesërmen formohej edhe i pari kabinet shqyptar ksi sojit:

Ismajl Qemali. Kryetar i Kshillit e ministër i punve te jashtme.

Dom Nikoll Kacorri. Nënkryetari Kshillit.

Myfid bej Libohova. Ministër i punve të brendshme.

Luigj Gurakuqi. Ministër i Arsmit.

PjeterPoga. Ministër i Drejtsisë e fevet.

Mehmet Pashe Derhalla. Ministër i luftës.

LefNosi. Minister i postave e i telegrafëve.

Pandeli Cali Ministër i tregtisë e i bulqsis.

Abdi bej Toptani. Ministër i Financavet.

Midhat bej Frashri. Ministër i punve të përbotshme.

Gjithë ashtu u formue edhe nji senat prej 18 vetash.

Analiza e kësaj dite dhe ditëve të mëvonshme të pavarësisë është parë me realitete nga K.Floqi i cili shpjegon rrethanat , vështirësitë dhe gjithë dramacitetin që shoqëroi qeverinë e Vlorës.

-Por flota e Greqisë , shkruan K.Floqi- kishte zane Sazanin,  tue deklarue bllokimine bregut te Shqypnis. Ushtrija Greke kishte zaptue gati të gjithë Epirin tue ardhe deri ne Logard këtej Himarës.

Qeverija Shqyptare me gjithë qi u ngrehë s'ishte edhe njoftun zyrtarisht prej fuqinave të mdhaja e ndodhej dita me ditën ne nji positë    ngushtë  e të  trishtueshme. Kah ana tjetër Xhavid Pasha me 60, 000 e ca ushtri të  ckatrreme gjindej  në Fier gati ë e msyje mbi Vlonën e të  rrxoje Qeverinë e përkohshme.

Danamet greke i avriten sqelës se Vlonës  e bombardojnë e vetëm diplomatija e atij plaku mundi ta ndalin Xhavid Pashën e të largojë  flotën greke,  tue çilë edhe ablloken me anë    dukut  Montpensier  kshtu pshtoj  Vlonën e siguroj Kabinetin.

Lumnisht mbas pakë ditau  njojt zyrtarisht qeverija e përkohshme prej fuqive të  mdha edhe Konferenca e Londrës si edhe protokolli i Firences i dhanë funt cashtjes,  tue i caktue edhe kufijtë    Shtetit të  ri Shqyptar.

Kshtu pra me pak fjalë,  a proklamue independenca e jonë    Vlonë  prej Ismail Qemal beut,  i cili do të  mbetet i paharuem në  historinë e Shqypnis së  re si. edhe dita e 28 Nanduer 1912 ajo ma e nalta e ma e shejta dite për kombin shqyptar  i cili mbas 5 shekujsh,  shifte të shkëlqejnë edhe nji herë  flamurin krenar i kuq e zi të  Skanderbeut! Qoft' i bekuem flamur' i

jonë e dita e shejtë Kombtare!!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora