Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pëllumb Gorica: I heshtur udhës

| E merkure, 27.11.2013, 07:20 PM |


PËLLUMB GORICA

I HESHTUR UDHËS

 

Haik

 

Era puthje ëndërrimesh,

zemra fërgëllon,

ti je larg.

 

Dora prek flokët e thinjur,

bora tokën puth,

i heshtur udhës së vendlindjes.

 

Në errësirën e natës,

sytë e tu të bukur,

yjet i bënë ziliqar.

 

Shpirti me trishtim,

hëna më ngroh,

kohë acar.

 

Me vështrim nga ty,

hëna më shkeli syrin,

qielli dëshmitar.