E enjte, 25.04.2024, 04:38 AM (GMT+1)

Mendime

Izet Çulli: Në çdo metër, në çdo prag…

E merkure, 28.05.2008, 11:27 AM


Në çdo metër, në çdo prag…

Nga Izet Çulli

Një grup mjekësh nga Shqipëria ndodhemi në Prekaz, pikërisht më 26 prill 2008. Homazhin tek Jasharajt . Na pritën të afërm dhe fëmijë, të cilët kishin shumuar fisin mbas tragjedisë tejet shekspiriane…

Mësuam më shumë për kryeheroin Adem Jashari, që kur luftonte aty, njëherësh edhe këndonte për tu dhënë zemër të pranishëve . Kur ajo u ndërpre , kjo do të thishte që ai kishte rënë në fushbetejë, sin ë ato legjendat e kahershme.

Dikush, dikufr nga fisi I tij ishte shprehur: duhet të luftojë një njeri , për të fituar familja; duhet të sakrifikohet një familje për një fis dhe një fis për një komb të tërë . Ç'gjetje, ç'filozofi e madhe e popullit!

Atje në shtëpitë e Jasharajve , na priti i biri i Hamzës, Murat Jashari, i cili na tregoi episode nga jeta dhe veprimtaria luftarake e xhaxhait të tij. Folën edhe disa nga anëtraët e shoqatës së mjekëve. U ngrita dhe un ëe u shpreha :

Vij nga Tepelena , ku Adem Jashari është shpallur "Nderi i Tepelenës" ( vlerësim të cilin e dorëzuam në Malidhevë, kur u përurua shtatorja e tij, ( mars 2005), ku asohere u përqafuam me vëllain e Ademit- Refatin dhe djalin - Lulëzimin. Vij këtu me krenari të ligjshme dhe nderim të veçantë, si për çdo shqiptar , për jetën dhe veprën e pavdekshme të Jasashrajve dhe të vetë kryeheroit. Parafrazova vjershën kushtuar atij, botuar në një nga librat e mi… Atë e pashë në buzëqeshjen e çiltër të fëmijëve , udhëve të bardha të jetës, në ardhjen e përhershme të pranveravë dhe tani, do të shtoja , në palët e Flamurit të lirë të Kosovës, për të cilën ëndërruam dhe u sakrifikuan aq shumë breza!

Duhet të binin të tillë Ademë që të bëhej Kosova!

Akti i tij është i pashembullt në botë, e cila realisht këtyre u përket. Miku im, vazhdova më tej, shkrimtari Kadrush Radogoshi, nga Gjakova , ka botuar një dramë " Adem Jashari dhe vdekja" (2001). Nuk e di a është vënë në skenë , por e di se jeta dhe vepra e tij nuk mund të përmblidhen dhe nuk mmund ti nxëjë një apo shumë vepra letrare dhe gjini të ndryshme artistike të marra së bashku.

N epërsëri do vijmë këtu me po ato emocione dhe krenari të ligjshme, u shpreha në fund të takimit të ngrohtë me familarët.

Kur dolëm në hyrje të shtëpive të Jasharajve , bidsdova deh me një vajzë , po nga ky fis, së cilës I fala librin tim publicistik me emër naimian "Zemrën ti ma gatove…" ( 2002), kun ë një kapitull më vete shkruhet gjatë për Kosovën tonë. Ajo rrinte në një dhomë të vogël, të thjeshtë , ku përmblidhej jeta e Ademit dhe fisit të tij të lavdishëm . me relike, botime dhe përshtypje ( në disa vëllime) të botuara për të…

Në fund lashë një shënim të përzemërt për këtë takim kaq mbreslënës.

Tek ai- muri i dhembjes me përmasa Homerike…

Më 8 maj, katër shkrimtarë nga SHQIPËRIA DHE PIKËRISHT Kristaq F. Shabani , agron Shele, Vasil Zëra dhe un ë, ndodhemi në Gjakovë, ku të nesërmen do të zhvillohej mitingu I dyzetekatërt I poezisë mbarëshqiptare.

Gjakova ëshët një qytet me shumë tradita atdhetare e kulturore .

Mësojmë nga afër se dhe Lidhja shqiptar ee Prizërenit , nisi pikërisht këtu, në Gjakovë , ku kishin lindur dhe dy heronj aq madhështorë Sulejman Vokshi dhe Ahmet Koronica. Ky I fundit nuk e dimë pse ishte lënë në hije. Ai ka një veprimtari të madhe patriotike dhe sot ka filluar të shkruhet më shumë për të;

Së bashku me Sulejman Vokshin , pos të tjerave , udhëhoqën luftën nga 3-6 shtatori në vitin 1878. Shënojm ëse në dokumentat e huaja flitet më tepër për bëmat e tij: ku ai paraqitet I brasvlefshëm nag madhështoria me S.Vokshin dhe si një nag bashkëpunëtorët më të nguhstë të tij.

Lidhja Shqiptare e Prizërenit u " transferua" në këtë qytet të njohur për tu ndërkombëtraizuar më shumë , ngase atje mundësitë ishin më të mëdha . Në ditët paar të shtatorit , ahmet Koronica dallohet në aksionin e organizuar për vrasjen e marshallit Abdulla Pashe Drenit.

Atë natë u nisëm për teknjë mur me toponimi të veçantë - Muri I Dhimbjes- ipagëzuar nga gjakovarët, për homazh me qirinj në duar. U vllazëruam shpejt me shumë familje , të cilat aty kishin shkruar emrat e njerëzve të tyre më të dashur.

Mes nesh u ndodh edhe familja Sharani. Luljeta, kishte aty shumë mnga ky fis dhe veçanërisht emrat e të shoqit , Skiferit dhe të dy bijëve yje- Visarit e Vilsonit. Dhe mbas dy ditësh , kur shkuam në kodrën përballë , në Çabrat , u tronditëm pa masë , ku pamë aq shumë varre të rinjsh, që tek e fundit , ishin civilë të pafajshëm. Armiku zakonisht lufton dhe godet armikun , me atë që ëshët veshur dhe inkuadruar me forcat mbrojtëse të vendit; por këtu në kosovë , bisha gjakatare nuk kishte kursyer dhe nuk, ishte ngopur me gjak fëmijësh, të pafajshëm, të rinjsh.

Grupit tonë të shkrimtarëve , aty te muri I madhrishëm , I lindi ideja për të shkruar një libër - akuzë të anëtarëve të kësaj famileje , i cili me siguri do marrë vlera përgjithësuese . U mblodh shumë material për këtë qëllim…

Pranë murit folëm nga pak të gjithë ne. Ne këtu vinim të nderonim ata që nuk janë më fizikisht, të dashurit e zemrave tuaja dhe tonave gjithashtu, t'I kurajonim sadopak, por sigurisht lotët dhe emocionet , që rrezëllonin në errësirën e natës , nuk mund të përmbaheshim dot.

-Ju jeni të fortë si ky mur,- u thmaë atyre, dhe ju përgëzojmë së tepërmi për kët dhe për mësimet që na përcillni… -Shkrimtari Kadrush Radogoshi , I cili nuk na u nda një çast , në ditqëndruimet tona në Kosovë, aty kishte shumë miq e shokë nga bashkëqytetarët e vet, të cilët e pyesnin dhe interesoheshin për të afërmit e tyre të vrarë apo të pagjetur ende , ngase ai kishte shkruar disa libra për këta njerëz të qytetit të gjakovës.

Ishin këto ditë, kur unë pos të tjerave shkrova, një vjershë , ku janë këto vargje:

" Këtu madhështohet historia jonë,

Këtu toka të spërkatet me flori;

Këtu vendi të matet me muikronë,

Këtu, ky mur, gdhendur përjetësi…"


Letërsia dhe arti mund të bëjnë shumë

Në pallatin e kulturës " Asim Vokshi" të Gjakovës na pritën dy nga drejtuesit e tij: Bardhyl Oseku, I sektorit të kulturës dhe Ago Sokoli, që rridhte nga një familje me tradita të larta atdhetare. U përshëndetëm me tat ë emocionuar , me katër shkrimtarët nga shqipëria , për vëllapritjen e këtushme.

Në bisedë e sipër theksova se ne ende i kalojmë tre pikat e horizontit të kufirit shqiptaro- shqiptar me penges atë mëdha . mbrëmë vonë, e ilustrova në Qafë Morinë , nuk u lejua personaliteti i kulturës , regjisori i mirënjohur i karrierës , z. Osman Buzo- Libohova. Ai kishte një dëshirë të papërmbajtur të takonte vëllezërit kosovarë dhe të shkëmbente disa nga librat e tij në Mitingun e Poezisë . Po nuk ishte e thënë. U ndalua për mungesën e një " dokumenti" . U kthye më shumë dhembjke mbrapa, ndonëse kishte prerë biletë vajtje ardhje. Kishtev udhëtura nga Gjirokastra për rreth 400 km.

Ne duhet të njohium letërsinë e njëri- tjetrit dhe ta botojmë andej dhe këndej kufirit, theksuam më tej.

Qysh ditën e parë tëv qëndrimit në Gjakovë u takuam me dhjetra poetë të Kosovës, të Maqedonisë e të Malit të Zi, të panjophur nga afër më parë prej nesh. Kryetari i "Pegasit" z. Kristaq F.Shabani dhe shkrimtari Agron Shele, morën mjaft të dhëna për të bashkëpunuar në të ardhmen me at, si Kalosh Çelikun, Nehas Sopaj, Rexhep Bajrami, Anton Goçaj etj.

U volën krijime prej tyre për vëllimin e dytë të botimit të "Pegasit" të titulluar "KORSI E HAPUR" (Antologji poetike), 2008, një vëllim i veçantë në llojin e vet, ku paraqiten me dhjetra autorë nga e gjithë bota. Duhet thënë se atë që bën letërsia dhe arti, nuk mund ta bëjë tjetër. Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Kadrush Radogoshi, i cili organizoi takimin e mësipërm, u shpreh se të tilla bisedime janë me vlerë dhe duhet të shumëfishohen në të ardhmen, pavarësisht nga burimet e pakta financiare që u ofrohen shkrimtarëve. Po arti e çan vet rrugën për tek njerëzit, tek lexuesit. "Popuj! Dëgjojeni poetin, dëgjojeni ëndërrimtarin e shenjtë! - shkruante Viktor Hygoi ndërsa U.Folkneri shprehej:" Ia vlen të shkruash, ia vlen të vuash, ia vlen të sfilitesh!" Ne ngado që shkojmë e baresim, mendimet na çojnë sërish e sërish tek ata, të përjetshmit, familjet e të cilëve i ndesh në çdo hap, në çdo prag. Z.Vasil dhe Agia na dhanë ftesat për të ndjekur premierën e filmit me metrash të shkurtër "GJAKOVË 726", ku morën pjesë me qindra vetë. Numri 726, është numri i viktimave të pafajshme. Në darkë vonë, ku shkuam sërish të MURI I DhHIMBJES, u takuam me disa nga aktorët e trupës së filmit të mësipërm, me të cilët dolëm dhe në fotografi....

Gjithandej flitej për Pavarësinë e shumë-ëndërruar të Kosovës, 17 Shkurtin e këtij viti, datë që do të gdhendet në histori me shkronja ari, si 28 Nëntori i 1912-ës.

Të tilla përmasa ka ky 17 shkurti i sivjetëm. Flitej për Flamurin e saj, për ardhmërinë (e cila sigurisht, nuk do të jetë ashtu "fushë me lule" do të thoshnim) në sytë e tyre lexohej shpresa, gjallëria dhe optimizmi. Paqja ka vlerën dhe koston e saj gjithashtu....


Faleminderit Bujar!

Hera e parë që hyja në Tropojë nëpërmjet Gjakovës, kur po ktheheshim nga Mitingu i Poezisë. Na çoi me makinën e tij vetë kryetari actual i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, z.Radogoshi. Po të mos e kisha prekur nga afër vetë Tropojën dhe veçanërisht qytetin "BAJRAM CURRI", nuk do ta kasha besuar se ky ishte vërtet qytet malor, po i ngritur dhe i vendosur rreth e qark në një fushëtirë të madhe e kodrina. Ndoshta nuk ishte më tepër se 400m mbi nivelin e detit......Shkuam pas pak mbi një urë lart qytetit, ku poshtë saj, aty ku herë shkumonte, diku mezi merrte frymë dhe gjarpëronte kaltër, më tej shtrihej më gjerë, si lumë i tejkristaltë me emrin e bukur Valbonë.

Shyqyr që arritëm së paku njëherë në jetë të shohim dhe të kundrojmë Valbonën!- i thashë mikut tim, poetit popullor Gjirokastrit Vasil Zëra, të cilin e kisha më pranë.

Kjo është një bukuri e papërsëritshme, që të lë pa mend, trallisëse, - iu shpreha mbas pak shkrimtarit poliedrik Kristaq Shabani, i cili i ka aq për zemër të folurit e figurshëm dhe fjalët e rralla. Ai në rininë e hershme ka jetuar për 15 vjet në këto treva, oficer si Lermontovi. Kthehej aty mbas gati njëçerek shekulli. E njihnin ende shumë njerëz, nga ata vendasit e dikurshëm dhe aty -këtu prisnin e "zinin radhën"për ta takuar. Po tani mendjen na i kishte rrëmbyer bukuria e Valbonës, e cila mund të krahasohet vetëm me Valbonën. Në fillim bujtëm në shtëpinë e Avdulla Gjyrecit, i cili është një mik i hershëm i Kristaqit. Ai na priti vëllazërisht. Dulla, siç i flisnin me ngrohtësi, ka gjetur veten dhe ka ngritur disa lokale. Aty pranë i rrinte gati në prehër një nga mbesat e tij dhe pikërisht Laura e bukur, por gjithaq e turpshme nga miqtë e rinj të familjes që i shihte për herë të parë .....

Vrapin paskësaj e lamë në fshatin Bujan, ku shkuam me taksi. Një vend historik, ku ka lëvrirë dhe gjëmuar historia jonë. U përkula disa çaste me respekt të thellë para një kulle madhështore, ku kishte lindur vetë MIC SOKOLI, njeri symbol i qëndresës shqiptare. Në ballinën e kësaj ndërtese trekatëshe, mes një gjelbërimi për t'u patur zili, ishin gdhendur dhe këto dy vargje: " Pa u faure Malsia krejt, ketu nuk hyn, as Kral as Mbret".

Pranë kullës legjendare, ishte shtëpia e Rustem Mulosmanit, një plak tipik malësori, 82 vjeçar, babai i gjashtë fëmijve. Familja e tij e mirënjohur e mirëmbante këtë monument të gjallë, pa ndonjë interes a shpërblim, këtë kullë të madhe nga historia e saj. Këtë po ta kishte ndonjë shtet tjetër, do ta lanin me flori. Asnjë shënim nuk gjetëm në rrugën që të çonte tek ajo, për të treguar se po hynim në një vend të shenjtë.Brenda saj prekëm edhe një djep të vogël prej druri, ku me siguri ishte përkundur edhe vetë Mic Sokoli. E zonja e shtëpisë aty pranë, Aishja, kishte endur dhe thurur bukurisht sixhade ngjyra të ndryshme, rreth 50m2 dhe ia kishte falur dhomës krakteristike, e cila shërbente në katin e tretë edhe si muze mjaft modest.

" Jo nuk çarten kullat tona,

Plot me gjak pa u mbushe Valbona...!"- lexon zëlartë në një stendë shkrimtari i talentuar përmetar, Agron Shele. Ai si gjithnjë i kujdesshëm, në emër të ne të katërve, lë një shënim në librin e përshtypjeve... Unë, diç më vonë shtova i ekzaltuar, nga një dëshirë e zjarrte që më ziente përbrenda, këto rreshta:

"O kullë e lavdishme!

Një popull që lind burra të këtillë kaq të mëdhenj, si Mic Sokoli, nuk vdes kurrë.

Mirënjohje e përjetshme luftës dhe qëndresës heroike të bijve të popullit shqiptar!"

Unë jam stërnip i Mic Sokolit, - na tha krenarshëm një mesoburrë, Hamdiu, i cili gjithashtu kujdesej për kullën stoike.- Se jemi brezi i katërt i tij,- u shpreh ai pas pak mendueshëm.

Nuk di çtë lexosh më parë!

Marshuan 2 000 malësorë tropojanë duke luftuar për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë dhe pikërisht nga dhjetori 1879 janar 1880. Ishte ai dhjetor i madh i 1979-ës kur kishin shpërthyer edhe këto vargje:

"Sa s'i lëshojmë Plavë e Guci,

Pa shkue gjaku deri në zingji!"

Jo rrallë aty bënin vizita të ardhur nga Italia, Franca , Anglia , Amerika.. po duhet thënë me keqardhje se nuk kishte asnjë meremetim, asnjë rinovim të stendave, të cilat kuptoheshin lehtas se ishin vendosur 25 vjet më parë!

Faleminderit Bujar që ke patur një Mic Sokol!

Mirupafshim përsëri e përsëri!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora