Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Këndi i librit

| E marte, 26.11.2013, 07:27 PM |


Këndi i librit

Nga Xhevahir Cirongu

Kuvendo me librin, sepse ai të ngroh shpirtin e të ndriçon mendjen!...

Në këtë rubrikë,  ne jemi munduar që të ekspozojmë disa autorë të ndryshëm shkrimtarë e poet,  të cilët kanë sjellë para publikut e lexuesit të librit  vlera sa historike ,  po aq edhe letrare. Aty na jepen të qarta si drita e diellit ngjarjet nëpër kohëra,  dhe stili letrar plot ndjenjë që të frymëzojnë se dashuria për atdheun e fjalën e shkruar janë thesare shpirtërore e dokumentare që  mbeten në breza.

Autorët janë nga gjithë hapsira mbarëshqiptare.

Një vend të rëndësishëm,  në aktivitetin e librit,  si në Tiranë e Durrës, para disa ditëve të shkuara,  publiku e lexuesi jonë,  u njoh me botimin e librit ‘’Thesar Kombëtar’’ i mërgatës shqiptare në Suedi,  ½,  për pesë vjetorin e pavarsisë së republikës të kosovës. Botues  i dy vëllimeve është Shoqata e Shkrimytarëve  e Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi’’Papa Kelmendi XI Albania’’. Prishtinë, 2013. Fondit të bibliotekave iu shtuanë edhe këto botime të reja,  që lexuesi ynë do i gjejë aty më me lehtësi për ti frekuentuar ato për tu njohur me historinë e letërsinë tonë shqipe.

Bedri Tahiri

Shkrimtari Kosovar- Galician,  tashmë është bërë autor i dashur për lexuesin tonë,  nga më i thjeshti deri te akademiku, shkenctari,  filozofi, por edhe për shkrimtarin e poetin e vjetër apo të rinj qofshin ata, si në Kosovë edhe në Shqipëri,  por e më gjerë jashtë kufijëve shetërorë. Stili i të shkruarit ka specifikat e tij. Këto,  te  shkrimtari  Bedri Tahiri janë shpalosur qysh herët brenda shpirtit e mënyrës së të menduarit; por edhe të krijuesit që me fjalën e vargun prozatoik i ka derdhur ato në shumë vëllime që kanë marrë dritën e jetës së tyre për te lexuesi.

 

Eda Miri (Gishto)

Poetje e re,  Eda Miri (Gishto) vjen para lexuesit tonë të poezisë me një vëllëim krejt ndryshe nga poetët e tjerë. Ajo dallohet qysh në vragëzimin e parë,  sepse derdh ndjenjat e shpirtit të saj  që vajton për villain që ka humbur jetën e mundohet të vendosë në vend të luleve te varri kurora vargjesh poezie.Poezitë janë mall i zhuritur brenda shpirtit të saj e gjithë të afërme  që ju mungon për shumë vite vëllai i tyre.Janë në pritje,  por se kur do mbarojë kjo pritje nuk dihet….që vëllai I tyre të jetë në gjirin e familjes e të afërmve,  atje rreth sofrës që bashkë me bukën netëve të pafundme pine edhe lotin e thidhur për vëllanë!?

Pesha më e madhe e dhimbje,  që është sa vet toka,  rëndon te prindëri e saj,  kurse plaga rri hapur te motrat,  te të afrmit. Në një poezi shkruan:

……………………………..

‘’Çdo gurë që u vrava

O nënë  thërrita,

Me ujin e Valbonës

Në këmbë prap u ngrita.’’

Ramadan Asllani

Një tjetër libër interesant më ka rënë në dorë  me titull’’Shtegtar i lirisë’’ të autorit  Ramadan Asllani,  që i cili përshkruan jetën e veprimtarinë e një djali guximtar e trim  nga Kaçaniku. Luan Guri,  luftëtar i UÇK-së në Kosovë viti 1999 dhe në Maqedoni 2001,  ku edhe u plagos. Kjo monografi e shkruar me shumë fines,  na sjell para syve tanë ngjarje historike e atdhetare për larinë e kosovës,  ku në qëndër të librit është Luan Ismail Guri. Ky libër monografik historik,  Luan Guri- shtegtar i lirisë,  të nxit ta lexosh jo vetëm brezat e sotëm , por edhe brezat  që do vujnë,  sepse  liria jonë ka rrënjët te sakrificat e  popullit e gjaku i dëshmorëve.

Metaforë  Malli (Album poetik)

Para disa ditësh doli në qarkullim libri me poezi me titull ’’Metaforë malli’’                      ( përbledhje me pozi),  të autorëve: Dritëro Agolli,  Iliriana Sulkuqi,  Fatmir Terziu,  Agim Bajrami, Luan Jaupi, Miradije Maliqi,  Shpend Topollaj Ymer Nurka. Libri u botua në shtëpinë  botuese ‘’Ada’’ me redaktor  Roland Lushi e kopertina Albert Zholi. Libri është pritur me interes nga masa e lexuesve të poezisë. Në fund të librit shkruhet: ‘’Ku libër më shumë se antologjik është një libër malli që poetët kanë përherë për njëri-tjetrin. Çdo fjalë poetike,  çdo varg e metaforë,  janë mesazhe sinqeriteti dhe dashurie për mbretëreshën e fjalës ‘’Poezi’’.

Autorët kanë përzgjedhur poezitë e krijimeve të tyre,  dhe i kanë sjallë në këtë libër që lexuesi ynë do njihet më nga afër me vargjet e ngrohta plot kolor.

Bajram Gashi

Një tjetër libër që të fut në labirinthet e viteve të shkuara,  është edhe libri I sapo dale nga  tregun e librit ; edhe libri ‘’Një shekull në udhën e dijes’’ të autorit Bajram Gashi. Autori I këtij libri ka punuar në arsim nga fillimi deri në daljen në pension  si mësues  dhe edukator i shumë brezave,  që me të vërtet ata kanë të drejtë të mburren për mësuesin e tyre ,  njeriu që u ka dhënë dije nga shpirti i tij.

Edhe në pension,  mësues Barjam Gashi nuk i ndahet librit,  por shkruan e hedh në letër  gjithë historikun e shkollës së fshatit Shënavlash,  për 100 vitet e saj të jetës. Ky mësues kurajos,  i palodhur,  kërkues ndaj dijes dhe historisë,  është duke punuar për ngritjen e muzeut historik të shkollës së mesme së bashkuar ‘’Besnik Hidri’’ të Shënavlashit    rrethin  Durrës.  Në këtë shkollë autori  i librit Bajram Gashi,  në vitet 2005-2009 ka qënë drejtor,  dhe sot është pensionist. Ai ka shumë projekte të tjera që me siguri do i relaizojë,  sepse njeriu i pasioneve ,  punëdashës,  kërkon t’u lërë  diçka brezave që ato t’u shërbejnë atyre.

Durrës, 24.11.2013