E shtune, 20.04.2024, 06:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Nëntori arbënor dhe përgjigjet kombëtare

E hene, 25.11.2013, 09:01 PM


Nëntori arbënor dhe përgjigjet kombëtare

Nga Gjon KEKA

Meqë jemi në muajin, si të them ndryshe, pos muajin e bekuar të arbënorëve,  muajin e gëzimit të madh, e kohës së rilindjes, rivendosjes së fatit në duar të pronarëve të atij vendi,  në muajin e heqjes nga kurrizi dhe këputjes së zingjirëve të skllavërisë që iu shkaktua kombit tonë nga pushtimi barbar turk.

Ky muaj për Shqiptarët ka një domëthënie të veçantë, një vlerë të thellë që përfshin rizgjimin e kombit, ringritjen e simboleve të lashta të Arbënisë triumfalisht ashtu si dielli bën ngritjen e tij triumfale dhe ndriçon botën kështu edhe ringritja e këtij simboli kombëtar të arbënisë përbën ndriçimin e botës arbënore europine.

Ky akt i madh kombëtar respektivisht 28 Nëntor (1443 dhe 1912), mbetet i pashlyer përgjithmonë në jetën tonë kombëtare si një nga datat më të rëndësishme historike të kombit. Sepse nga njëra anë sot na sjell e na risjell si gjithnjë entuziazmin e asaj kohe,  guximin,  patriotizmin e kohës së Gjergjit ashtu edhe atë të më vonshëm të Gurakuqit, Kaçorrit,  Qemalit etj,  dhe në anën tjetër na futë në një fushë me pyetje të shumta që ende kanë mbetur püa përgjigje kombëtar,  pa një akt të përgjithshëm e të brendshëm të kombit,  pra na nxjerrën pyetjet e brendshëm që realisht do të duhet ne sot t'i përgjigjemi kombëtarisht secili veç e veç si arbën të lashtë europian.

Me fjalë të tjera shqiptarët sot jo vetëm se duhet të kuptojnë thelbin e aktit të ringritjes së simboleve kombëtar të Arbënit, por njëkohësisht duhet edhe t'i përgjigjen sa më parë pyetjeve të mëdha që kanë mbetur për përgjigjet e kohëve si kjo e jona, pra për përgjigje kombëtar nga brenda, për të parë më pas ne të gjithë veten në dritën e plotë të lirisë dhe rikthimit në familjen europiane:

Nuk ka shembull më të përkryer se ai i rikthimit të Gjergj Kastriotit në Krujës,  në tokën e tij atërore,  në djepin e mëmdheut të tij. Ai jo vetëm përbën shembullin e guximit, e mosharresës së rrënjeve të tij, e atësisë dhe mëmsisë, por edhe shembullin e një arbënori e një patrioti besnik i cili me t'u rikthyer në vendin e tij, shembi të gjitha xhamitë osmane,  dhe simbolet tjera turke dhe ringriti simbolet e lashta të arbënisë e në veçanti ngritja e flamurit kombëtar më 28 nëntor 1443.

Po kështu nisur nga shembulli i tij, ky akt u rizbulua, u rishfaq në nënqiellin arbënor më 28 nëntor 1912 nga patriotët që kishin dhe mbanin në venat e tyre gjakun e Kastriotit ngritën flamurin e tij dhe shqyen flamujt turq dhe nisën t'i shembnin edhe xhamit dhe simbolet tjera të këtij pushtuesi barbar, por disa që ishin futur në shtratin e armikut dhe flinin me sulltanët si dhe që i shërbenin atij u bënë pengesë e përmbushjes së plotë të asaj që bëri edhe Gjergji me t'u rikthyer në Krujë dhe heqjes së të gjitha simboleve turke nga toka e arbënit.

Për ta dëshmuar këtë se edhe në nëntorin e vitit 1912 u bënë përpjekje të njëjta të heqjes së të gjitha simboleve turke nga toka Arbënore, në hulumtimet emia që jamjë duke bërë kam hasur në një tekst të një telegrami privat thuhet në gazetën si më poshtë se si janë hequr flamujt turq dhe janë ngritur flamujt kombëtar, po ashtu edhe gazeta siç shihet në foto që pasqyron ngjarjet e asaj kohe pas ngritjes së flamurit kombëtar dhe shembjes së xhamive dhe heqjes së simboleve turke e shoqëruar me foton e heroit kombëtar dhe liderit Gjergj Kastrioti( në lidhje me këtë shih, foto “Wiener Bilder, 27 Juli 1913 nr. 30 faqe 5”). Pra këtu nisën të bien simbolet turke por pse nuk u heqën të gjitha kësaj pyetje duhet t'i përgjigjen sot shqiptarët brenda pyetje që kanë mbetë si më lartë pa përgjigje kombëtare.

Këtu më poshtë mund të lexoni dy tekstet që pasqyrojn ngjarjen e nëntorit, rrespektivisht ngritjen e flamurit kombëtar:

Berlin 28.  November 1912 (Privattelegramm) Das "Berliner Tagesblatt", meldet aus Durazzo; Gestern wurde hier die Ottomanische Flage eingezogen und die Flage des Unabhängigen Albaniens gehißt. Der türkische Muttesarif hat Durazzo verlassen.

Die türkische Territorialmiliz in Durazzo in der Särke von 400 Mann hat Waffen und Uniform abgelegt. ”

-----------

Rom.  29 November 1912 ; Die "Agenzia Stefani" meldet aus Valona von heutigen : Nach Verkündung der Unabhängigkeit Albaniens schritt die Versammlung der albanesischen Delegierten an die Konstituierung einer provisorischen Regierung.

Zum Präsidenten wurde der Mohammedaner Ismail Kemal Bei,  zum Vizepräsidenten der Vertreter des Katholisches Klerus Nikolaus Caccioro aus Durazzo und zum Sekretär der Katholik Alois Goracuchi oder (Luigj Gurakuqi) gewählt.  Auf dem Regierungskanal und den öffentlichen Aemten ist die albanesische Flagge gehißt worden. ”



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora