Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramush Haradinaj: Nuk e di pse jam musliman

| E hene, 25.11.2013, 08:58 PM |


Nga Express

Në internet është duke qarkulluar një video, ku Kryetari i AAK'se dhe pretenduesi me ambicioz për pozitën e Kryeministrit të Kosovë, Ramush Haradinaj, e mban një ligjëratë në gjuhën angleze lidhur

me religjionin në vendin tonë.

(E plotësuar) Kryetari i AAK'së dita ditës është duke shkuar drejt pikëpamjeve që për religjionin në Kosovë ka pasur Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.

Në një video që po bën xhiron nëpër rrjete sociale, ish Kryeministri i vendit dhe Pretenduesi më i zëshëm për ta marrë ketë detyrë, në mënyrë të relaksuar dhe me ngapak humor u shpjegon një auditoriumi ndërkombëtarësh se cila është përkatësia e tij fetare dhe cila është gjendja në vendin tonë.

"Me gjenerata familja ime kemi qene shqiptar katolik. Unë nuk e di pse jam musliman. Kurre nuk kam qene ne xhami, as per lutje as per asgjë tjetër", thotë Haradinaj, duke shpjeguar mandej në fjalë më të gjata mënyrën se si religjioni ka depërtuar tek shqiptarët.

“Edhe emrat tonë janë të ndryshëm, apo emra të vjetër ilirë. Feja për ne ka qenë vetëm një jetë fetare në administratë, gjatë kohës së osmaneve, pra gjatë kohës kur Osmanet kanë qenë në pushtet apo turqit e mëparshëm. Ka pasur raste kur ata kanë qenë kundër kësaj por kurrë asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e identitetit të jetës sonë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje lideri i AAK-së ka thënë se edhe pse shqiptarët i quajnë mysliman ata nuk jetojnë një jetë sikurse ata.

“Disa njerëz na quajnë mysliman por ne madje as nuk jemi si ata sepse ne jetojmë në një mënyrë të veçantë, të veçantë edhe nga jeta e feve të tjera si katolikët, protestantët, ortodoksët, etj. Më vonë, pas 1999-ës kemi disa tendenca që janë parë në të gjitha vendet e botës”, thotë ai por këtu edhe ndërpritet fjalimi i tij.

gazetaexpress.com