E enjte, 25.04.2024, 03:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Ismet Azizi: Rashka dhe Bosnja janë fjalë shqipe

E hene, 25.11.2013, 07:45 PM


Rashka  dhe Bosnja janë  fjalë shqipe, jo serbe

Nga Ismet Azizi

Kur bisedohet , ose kur diskutohet   me ndonji serb gjëja e parë që thotë për Sanxhakun, ka  për të thënë  Rashka dhe kurrsesi Sanxhak dhe se fjala Sanxhak rrjedh nga turqishtja. Kan të drejtë emri  i Sanxhakut  është një fjalë turke sikurse edhe  8742 fjalë të tjera në gjuhën serbe (sat, sapun, pare, rakija, delija, çekiq, makaze, jorgan, jastuk, hajduk  etj .). Emri i Sanxhakut në turqisht do të thotë flamur apo bajrak.

Por një fakt pak i njohur është se fjala Rashka ( latinisht Rascio ) nuk është me origjinë serbe, gjegjëisht sllave . Emri Rashka rrjedh nga kështjella e lashtë  ilire Arsa pranë Pazarit të Ri . Pra  Serbët emrin  Arsa bërë Ras  (Rasi i Vjetër ) dhe më vonë e shëndrruan në Rashkë . Mëe të njejtin emër është emruar një qytet 20 km në lindje të Pazarit të Ri, dhe Lumi, që buron jo larg kështjellës  së lashtë ilire Arsa, Rashka.

Për lumin Rashka dhe qytetin Rashka, akademiku  Ejup Musheviq thot se emri i lumit rrjedh nga fjala shqipe "rrasë", pllakë guri. Mandej edhe  edhe për lumin  Ibër , thot se rrjedh nga fjala shqipe i bardhë, shkumbon.

Boshnjakët në Sanxhak janë me prejardhje Ilire , igjë që është dëshmuar gjenetikisht . Ilirët janë populli më i vjetër,të cilit  ia  dim edhe emrin, dhe se ka jetuar në këto hapsira. Dëshmi për këto konstatime  janë emrat e shumt  të lumenjve dhe maleve , siq Tara , Ibri , Peshteri, Zeta , Rashka, Lim, Vapa etj. Ilirët kan qenë  luftëtarë të shkëlqyer dhe krijues të  mbretërisë së madhe të quajtur ILIRYA .

Gjithashtu edhe emir Bosna ( Boson ) rrjedh nga gjuha ilire , fjala ilire Bosona do të thotë lum. Fjala " Slaven ' vjen nga fjala latine ' Sclav ' , që do të thotë skllav (Eng.slave).

Popujt e lashtë në Bosnjë dhe Hrcegovinë

Ilirë 40%

Romanë 20%

Kelt 15%

Sllavë 15%

Hun 6%

Thrakë 4%

Popujt e lashtë në Kroaci

Ilirë 34%

Sllavë 20%

Kelt 18%

Roman 12%

Fenikias 8%

Popuj helen  8%

Këto janë të gjitha faktet që tregojnë se ilirët iu dhuruan  boshnjakëve kulturën, karakteristikat etnike  e politike. Nëse nuk është ashtu atëherë ku janë ilirët që 4000 vite  jetuan  në këto  hapësira në kuadër  të një  mbretërie të vetme të madhe?

"Ju jeni boshnjak, por e keni lënë pas dore historinë e juaj para-turke.

Nëse ju nuk e dëshironi kët  histori sit ë juajën,

atëherë serbët dhe kroatët thonë se është  tyre "- Pavlo Ostoviq, anëtar i Komitetit Jugosllav nga  Luftës së Parë Botërore.i

Sanxhaku ka një sipërfaqe prej 8.687 km katrorë dhe 530 000 banorë. Kryeqyteti është Pazari i Ri  (Novi Pazari). Kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Republikën e Kosovës, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë. E përbëjnë këto komuna: Pazari i Ri, Tutini, Sjenica, Prijepolje, Nova Varosh, Bijello Polje, Rozhaja, Plava, Plevlje dhe Berane.

Sanxhaku është një territor i veçantë administrativ. Në aspektin ushtarak emri "Sanxhak" do të thotë " Flamur". Gjatë sundimit otoman emri Sanxhak ka nënkuptuar territor ushtarak. Më vonë ka paraqitë territor i shkallës së dytë pas Vilajetit apo Pashallëkut.

Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë Sanxhak jetonin 37,775 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 27,980 banorëve mysliman (shqiptar) dhe të 19,795 krishterë (ortodoks të racës/kombësisë shqiptare dhe serbe). Gjatë luftës së dytë botërore Pazari i Ri ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të rajonit. Më 4 nëntorë 1941 forcat e armatosura çetnike i sulmojnë vendasit të cilëve ju vijnë në ndihmë rreth 3200 vullnetarë nga Rrafshi i Kosovës, Drenica dhe Rrafshi i Dugagjinit nën udhehëqjen e Shaban Polluzhës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora