E shtune, 20.04.2024, 04:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Shpirti në konflikt me trupin

E hene, 25.11.2013, 09:03 PM


Shpirti në konflikt me trupin

Nga Dr. Ilir Muharremi

Shpirti sikur valëvitë vetën për ta kuptuar qenia. Si ta kap kur as ai nuk e di pikënisjen, thellësinë, bazën e mbi ndërtimit të qenies? Nuk dijë forcën për të asgjësuar qenien. Të dytë servilen. E bukur kjo i mban të dytë të jetësuar, për të vazhduar dhe lartësuar. Shpikëm art për të mos vdekur nga e vërteta. E vërteta kundërshton çdo pikënisje artistike. E vërteta i vërsulet kobshëm shpirtit. Shpirti në përjashtim me logjikën, por i shërben që logjika të ekzistojë. Shpirti u krijua para logjikës. Ai në fakt asnjëherë nuk u zotërua nga as kush, ishte zot dhe u fut fshehurazi pa kujtimin, dijen, logjiken, arsyen, për të zotëruar qenien. E dinte se qenia nuk do ekzistonte pa të. Qenia shurdhmemece pa shpirtin. Shpirti lakohej në të. Krijoj labirinte, rrethana, luftë për tu kuptuar me histori. As historia nuk arriti përgjigjen. Përgjigja është thellë tek shpirti. U identifikua si frymëmarrje, si diçka pa peshë që qëndron lëvizë në trup. Por, ku është në të vërtetë? Mundemi veç të supozojmë për të se logjika tashmë prinë mbi shpirtin. Si mos të prijë kur shpirti është më i vjetër. Lashtësinë e ruan në trup.

Kur i mbyllë sytë thellohem në të zezën, pangjyrën, kujtimin, atë që as vetë nuk e dijë, pse ta dijë kur më lehtëson Mjafton në këtë jetë të më lehtëson, trupin, qepallat, kokërdhokët, duart, këmbët, të gjitha që më mbajnë, zemrën, gjakun, muskujt. Shpirti lundron nëpër të gjitha nuk kërkon përgjigjen. Logjika përpiqet të ndahet nga shpirti. Ta identifikoj, shpirti unifikohet me të, mos të zbulohet.  Lakuriqësi e drejtë e ardhur nga diçka për t’i shërbyer jetës. Jeta e veshi lakuriqësinë e shpirtit. Jeta vazhdon mbi përshtatjen.

Shpirti dhemb kur dominon dhimbja, të gjithë i vërsulen. Oh, sa më dhemb thonë. Por, nuk dhemb ai sepse nuk erdh nga asnjë dhimbje. Trupi është dhimbje dhe logjika e jo shpirti. Ai është absolut.  Sëmundjet e rënda thonë psikologët vijnë nga shpirti, jo, nuk erdh me sëmundje, gjeti sëmundjen në trup, në larmi ngjyrore, larmi jete, karaktere të ndryshme, që në esencë kanë një shpirt të njëjtë, të lindjes dhe braktisjes, të dorëzuar dikund që as vete nuk e dinë, madje as unë, as ndonjë filozof që vetëm pohon mbi të, pa përvojë, pa fakte, vërsulet, dedikohet, sikur parandjenjë dhe përcoll të ardhmen.

Oh sa më dhemb kjo që nuk dijë se nga erdh. Nuk dijë asgjë për shpirtin, as që ka ndjenjë, fije nervore, ngjyrë, peshë. Asgjë.. Është si asgjë tek unë, i ndjekur nga logjika, i përjetësuar nga vetja, i shndërruar në shpirt duke plakë qenien, duke vdekur jetën. Lartësohet me këtë.

Shpirti qetësi absolute, liri e nxënies, shpërfaqjes, ngjizjes, vërsuljes, pushtimit. Në të gjitha organet e trupit futet, ushqen, i bënë të kuptimshme. Pa të nuk do të ketë kuptim jeta e as absurdi, as përgjigja, por as logjika. Hebrenjtë dhe të krishterët e etiketuan si të shenjtë diçka më të lartë. Fuqi hyjnore që mbush njerëzit, p.sh profetët. Njerëzit pa shpirt nuk do ishin  njerëz. As shpirti nuk do kishte kuptim pa profetët e njerëzit. Kontakti i bënë të unifikuar dhe të mëdhenj, absurd. Koncepti "Shpirti i Shenjtë" është rrymë kryesore veçanërisht në krishterim, me të cilin tregohet personi i tretë i Trinisë, bashkëpërbërës, bashkëveprues dhe i njëjtë me Atin dhe Birin, megjithëse Ai është Personi i Tretë i fundit që i zbulohet njerëzimit. Në pikëpamjet e krishtera Shpirti i Shenjtë nënkupton vetë Perëndinë, pra shpirtin e tij, një formë, ose një shfaqje të Perëndisë. Duhet ta ndjesh shpirtin sa më shumë më qëllim të jetosh sa më shumë në lirinë tënde. A duhet besuar atë që një figurë e krishteri si Jezusi bëhet përshkrues i shpirtit të shenjtë në formë ngushëllimi, apo fuqidhënës. Ky qengj i flijuar i cili dha shpirtin për njerëzit, kishte për qëllim ta shenjtëroj shpirtin, sikurse vetveten, të klithë gjuhëza enigmatike, dhe sa më shumë nuk kuptohen aq më të thella janë. Në këtë rast, nuk gjeti mbështetje mbi pikënisjen bazë të shpirtit, për ta argumentuar, e fuqizoj mbi misticizmin, duke i dhënë forcë të mbinatyrshme. Çdo figurë panteiste klithë të njëjtin mendim, të njëjtin pohim, shenjtëron shpirtin pa mrekulli bazë, pa u përkrahur nga shkenca. Shpirti nuk është i ndërgjegjshëm pa objektin, pa formën, nuk mund të ekzistojë. Hegeli e ndërgjegjëson gradualisht ndaj objektit që ka për kundër dhe subjektit të vet. Në radhë të parë ai ndërgjegjësohet përmes subjektit, intelektit, ndijimit, shqisave të pamurit, dëgjuarit, prekurit, të tëra këto nuk kanë ndonjë qasje kritike, mohuese, por vëzhgim pasiv pa identifikim të objektit. A nuk është e qartë se këtu mbi të gjitha ato që i vë në jetë, prapë mbetet enigmë, i pakuptuar, i veshur, apo lakuriqë për tu mbështjellë me logjikën e kërkuarit se ku peshon gjendja e tij. Asgjë konkrete mbi pikënisjen dhe vazhdimin, ndoshta vazhdimi ndodh pa u kuptuar rrënja definitive. Edhe filozofi Ksenofani pohoj të njëjtin subjekt duke kaluar nga një nivel në tjetrin nivel. Të njohë objektiva ndijimore, të ngjitet tek perceptimi, pastaj tek të kuptuarit, dhe njohja me metafenomenin. Qëllimin e vë tek te kuptuarit për shkak njohjes së fenomenit me metafenomenin. Mendja, gjithnjë kur nuk ndjen, argumenton përgjigjen e saktë, arrin në ekstazën e fenomenit, këtë e arsyeton si identifikim të paqartë me qëllim të kapjes së thellësisë, të cilën aspak nuk e argumenton. Asnjëherë subjekti nuk mund të njohë objektin pa njohur vetveten. Këtë të vetvete asnjëherë nuk e argumentuan. Dekarti e ndërgjegjëson shpirtin për ekzistencën. Mendimi i tij shkoi vetëm deri në këtë shkallë se: ndërgjegjësimi i shpirtit ekziston përderisa ai mendon. Përjetësinë e shpirtit pas jetës e hedh poshtë , duke vrarë çdo arsye,  përgjigje, dhe shpresë për të vazhduar në përjetësi. Por, si mund të mohohet dëshira e filozofit të vërtet i cili me plotë arsye gëzohet në momentin e vdekjes, dhe pse pas vdekjes ai shpreson të gëzojë më shumë të mira në botën tjetër. Ai ka dashur shumë vdekjen gjatë procesit të jetës, vjen momenti kur shpirti tradhton çdo gjymtyrë. Përse filozofi ankohet për diçka që ka ndjekur? Atëherë, më mirë të anashkaloj jetën me një shpirt të pa vërejtur pa njohur për të gjitha që ekzistojnë. Por, nuk do kishin kuptim sikur që prapë nuk kanë kuptim. Por, si mund ta pohoj që në vdekje shpirti lirohet nga trupi duke ekzistuar në vetvete me qëllim për tu çliruar. Ky burg i përkohshëm mbanë nën zinxhirë konfliktin e shpirtit me qenien, derisa vdekja rregullon problemin e të ekzistuarit. E vërteta do të jetë që shpirti ngritët vetëm mbi vetën sikurse qenia kur nuk ka asnjë ndjenjë trupore, dhe përpiqet për vetveten. Nuk dëgjon tinguj, dhimbje, kënaqësi....



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora