E enjte, 25.04.2024, 12:40 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Festat - Flamuri - Kombi

E merkure, 28.05.2008, 11:00 PM


Xhevat Rexhaj
FESTAT-FLAMURI-KOMBI

Nga Xhevat Rexhaj

Shumë njerëz të cilët edhe arrijnë afirmim, popullaritet, pasuri,mirënjohje e shumë të tjera, për ta thuhet se kann lindur me talent, pra e kam fjalën për fusha të ndryshme të jetës që zhvillohet, që nga sporti e gjërë te politika! Po e vë një pikëquditse se prap besoi se shumë çka në jetë edhe nuk është e programuar që më parë, por besoi se njeriu apo thënë më mirë Individi me vullnetin e vet dhe përkrahjen e familjes dhe rrethit ngjitet në shkallë të ndryshme të jetës, si popullarizues dhe njeri i Madh në një lami të caktuar. Pra të tillë ka në të gjitha fushat e jetës, ndersa për mendimin tim kjo nuk vlen vetëm për njerëzit që merren me politikë. Këta nuk kanë të bëjnë me përkrahje familjare por kanë të bëjnë me grupe, klane dhe interes të ndërsjell në mes vete. Kjo vlen sidomos për Ballkanin në përgjithësi e ne Shqiptarëve në veqanti.Une këtë e kam vërejtur më së miri athere kur u krijua Koalicioni jo i natyrshem LDK-PDK. Pra u pa se nuk ka asgë nga politika dhe programi principiel i partive, por kishte të bënte me atë që une të jem dikund se e kam rastin dhe mundësin të jem dikushi. Nuk ka mundësi që dy kunata ( gra të dy vëllezërve) të duhen kur çdonjëra mundohet që fëmijve të vet dhe vehtes ti jap më shumë dhe fshehurazi ti mbanë gjërat në dhomën e vet për ta, aty nuk ka bereqet kann thënë të moqmit, se vjedhet shpija nga vetë familjarët... Këtë rast e kemi edhe me një koalicion shumë quditës, të panatyrshëm dhe jo real. Kjo vërehet edhe nga angazhimet konkrete të njerëzve në Institucione nga të dy taborret. Presidenti Sejdiu mundohet të tregohet si jo harrues i Historidsë së LDKsë, aty këtu gjindet disi, kurse në Parlament si Kryetar Shteti e ul kokën kur nga dy folësit kryesorë për Kushtetutë, Thaqi e Krasniqi injorohet Familja e më të Madhit të Shqiptarëve Presidentit Ibrahim Rugova, pa emrin dhe punën e të cilit nuk ka as të ardhme, se Europa dhe Amerika e kann Filozofin që e kishte Rugova. Nga ana tjeter Z. Thaqi dhe Krasniqi luajnë lirshëm si të duan, kanë krijuar numra të mjaftueshëm për votim në Parlament sepse i kanë përkrah edhe më tutje delegatët e LDKsë të cilët më shumë i luftojnë delegatët dhe bashkëpunëtorët e tyre mbi 18 vjet të LDDsë dhe Mark Krasniqit, dhe për një kafshatë ngrejnë gishtat përpjet dhe ta merr mendja se janë vërtet kuadra të PDKsë. Kjo Qeveri dhe ky Parlament patën fatin që të jenë faktorë real në një moment historikë, ku u përserit diçka nga Historia e fundit 20 vjeqare, se u Rishpall Deklarata Kushtetuese dhe u Rishpall Kushtetuta, fjalën RI e harruan dhe nuk guxuan ta zënë në gojë kuadrat e forta të LDKsë sime, të cilët edhe këtu në Zvicerr kur vinin e vinin shpesh, i mbanin si Kuranin dhe Biblen, por interesant i harruan, besa bo "vaki" nuk i kishin dëgju përpara?. Pra kjo Qeveri dhe ky Parlament, për fat i zyrtarizoi këto dy Data Historike, në rrafshin e Datave që une i di, 2 Korrikut e 7 Shtatorit, besa edhe e zbuluan Flamurin më të ri në Botë, i cili valaviti pas shpinës së Njeriut të Kosvës Jakup Krasniqit, që dikur me i përmend tjeter Flamur pos atij kombëtar kishte me ..., besa ky Flamur valaviti edhe pas shpinës së Dr. Sabri Hamitit dhe Eqerem Kryeziut dy Figurave Markante të LDKsë dhe bashkëpunëtor të ngushtë të Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, ndoshta kann menduar se dikur e sjellin në Parlament Flamurin e vërtet atë të Dardanisë( besoi se nuk kanë guxuar as ta ëndërrojnë se janë në Koalicion me Jakupin). Pra kjo Qeveri, se Presidenca nuk pyetet fare, se Z. President vërtet edhe fjalit i ka të gjata dhe mundet shumë me u ba monoton ndonjë përpjekje për kompromis, në mes të Partnerëve, kështu që nuk përzihet shumë në punën e Qeverisë se aty e ka Z Manaj dhe ai merret me punët Qeveritare, pati shumë punë pas 17. Shkurtit, disi e përgatiti njëfar Plani, dhe po bëhen gati për Konferencen e Donatorëve, se na shqiptarët ankaohemi shumë dhe fajsojmë të tjerët edhe për punët që ne nuk i kryejmë vetë, e ndoshta donacione do të kenë dhe punët vazhdojnë. Pra Qeveria po punon dhe rezultatet askund,Një ditë po mendoi, se nuk po befasohem, pse athua nuk ka artikuj dhe komente kritikuese sidomos nga Gazeta ditore , Koha Ditore, për punët, mospunët e Qeverisë Thaqi, se më kujtohet( i lexoi 3 gazeta ditore për çdo ditë, Bota Sot, Zëri ditorë dhe Kohën Ditore) që gjerë sa ishin Qeveritë e përparme pa kurrfarë kompetencash kjo gazetë thuaja se i linqonte Ministrat dhe Kryetarët e Komunave, kuptohet LDKnë dhe Aaknë, ndersa disi tani nuk po ndihen se sikur të kishin shkruar për rezultate athere do ishte mirë. Mendova me vehte thashë sikur të kishte qenë gjallë dhe Dr. Ibrahim Rugova të kishte lënë anash 28. Nëntorin, Ditën e Flamurit athua, por nuk guxova të mendoi më gjatë dhe thashë se Kjo Qeveri tani e dinë se çfarë duhet bërë për të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës( kështu e kam thirrë gjitherë prej 2. Korrikut 1990). Pra erdha këtu ku e kisha edhe idenë e këtij shkrimi; Qeveria E Kosovës propozoi para ca ditëve Ligjin mbi Festat Shtetrore të Republikës së Kosovës, u procedua në Parlament, Parlamenti e ktheu mbrapsht por pas pak ditëve edhe e votoi, e dimë si. Pati shumë shkrime, analiza, komente, kritika, interpretime patriotike, historike,kombëtare e qka jo tjetër dhe më ka ra në sy se kishte edhe kritika ndaj Kryeministrit, po mendoi prej disa njerëzve të tij nga bindja. Nuk u befasova se ne shqiptarët nganjëherë flasim me barkë edhe nese jemi të menqur dhe të shkolluar, pra idnimin e kemi në maje të gjuhës, edhe vetë jamë i tillë, por befasia është se athua këta njerëz vërtet kanë menduar se Thaqi është Mbinjeri, se Kosova vetëm nga ai mbahet dhe vetëm ai është Patriot, gabim edhe ai është njeri si ne që rastësishtë nga një rrotullim pushteti me ndihmen e disave nga LDKja erdhi në pushtet, besa edhe Evropës i konvenonte të bëhej ndrrim pushteti në Kosovë.Sot Kryeministri Thaqi dhe Kryeparlamentari J. Krasniqi nuk flasin çka të duan si përpara, sot ata duhet të luajnë në vallën që udhhiqet nga Beja, ata tani janë ba më të butë se ata të butit e përparëm, andaj edhe nganjëherë na sjellin ligje dhe rezoluta që ne nuk do të na pëlqejnë mirëpo ata tani janë duke vepruar në realitet e jo në ëndrra. Prandaj, realiteti është i tillë dhe ne kemi Shtetin Republika e Kosovës, kemi Flamurin e Shtetit, kemi Stemën e Shtetit shpejtë do të zyrtarizohet Himni i Shtetit dhe kemi Festat Shtetrore të cilat u rregulluan me Ligj. Ne kemi dashur Shtet dhe e kemi andajne duhet mësuar ti jemi Besnik Shtetit tonë dhe ti respektojmë prapëseprap- Festat, rregullat dhe Ligjet tona. Ne jemi Shqiptarë si Kombë dhe kemi Festën e Kombit, ne do ta Festojmë si tërë Shqiptarët, nuk po na ndalohet,ne duhet të jemi të vetëdijshëm se mirëqenja e Kombit Shqiptarë zbutë dallimet dhe hap përspektiven që gjithherë të festojmë bashkë, por duhet të vetëdijësohemi se ne jemi Shtet i Pavarur dhe Shqipëria është Shtet i Pavarur, mos të bëhemi më Patriot Komunista si përpara me fjalë e pa vepër por të jetojmë me realitetin. Pra me këtë rast une nuk kundërshtoi dhe nuk akuzoi Qeverinë në krye me Z. Thaqi për Ligjin e Festave, ata kanë bërë atë të mundshmën dhe me këmbëngulësi duhet të fitojnë dikund tjetër poena politikë nga bashkësia ndërkombëtare për kompromiset e bëra. Andaj Shteti duhet në vepër, ta ndihmojmë Kosovën në rrugëtimin e saj përpara, zhvillimi ekonomik është qelësi i tërë të ardhmës sonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi përkrah andaj edhe pas kritikave ndaj Qeverisë dhe Presidenti5t në fillim të shkrimit une uroi ata që të bëjnë më shumë për prosperitet dhe luftë kundër korrupcionit, Pra Festat do i festojmë gjithherë, Kombi Shqiptarë ka kapacitet dhe vullnet të ec përpara, detyrat të kryhen nga secili, mësuesit nuk i duhet shumë kohë të i korrigjoi. Pra votat kanë sjellë Institucione dhe ata do kujdesen për neve, ti përkrahim bashkë me Ahtisarin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora