E premte, 19.04.2024, 01:49 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Elida Buçpapaj: 11 leksione nga Bill Gates

E diele, 24.11.2013, 04:50 PM


11 LEKSIONET E JETËS - SIPAS BILL GATES

Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ

“Pas episodit që unë dje pata me vajzën tonë të madhe, mendova se më duhet t’ju postoj një email, i cili më kthen pas në një kohë që unë e dua tmerrësisht. Ky email duhet të postohet në çdo shkollë dhe në çdo dhomë gjumi të fëmijëve. E do apo e urren atë që është shkruar aty, ai fëmijë padyshim përmes kësaj e qëllon gozhdën pikërisht ku duhet për ta ngulur në mur, pra është “arma” që i duhet për jetën që ka përpara!” Bill Gates

Bill Gates ka mbajtur një fjalim në një shkollë të mesme për 11 Leksionet e Jetës që nxënësit nuk i mësojnë dot në bankat ku ndjekin mësimet. Ai tregoi për mënyrën e të ndjerit mirë, se edhe politikisht është në rregull duke i edukuar gjeneratat e brezave të rinj si të njohin realitetin, sepse duke patur një qasje reale, ata nuk dështojnë kur përballen me jetën reale.

 

RREGULLI 1

Jeta nuk është e drejtë – duhet të mësoheni me të.

 

RREGULLI 2

Bota nuk do të kujdeset për vlerësimin tuaj personal. Bota pret që ju të bëni diçka, përpara se të ndjeheni mirë me veten.

 

RREGULLI 3

Ju nuk do të fitoni sapo të mbaroni shkollën, menjëherë për punën që bëni, 60.000 dollarë në vit. Ju nuk do të bëheni as menjëherë, posa të mbaroni shkollën, zevendëspresident i firmës me telefon në veturën tuaj. Ju do t’i fitoni vetëm me shumë mund të dyja.

 

RREGULLI 4

Nëse mendoni se mësuesi juaj apo prindi janë të ashpër, prisni deri sa të keni një boss.

 

RREGULLI 5

Të paguheni më pak sa ju takon, nuk është në dinjitetin tuaj, gjyshërit tuaj përdornin fjalën „mundësi“ në vend të pagesës më pak se të takon.

 

RREGULLI 6

Nëse gaboni apo futeni në telashe, nuk është faji i prindërve tuaj, kështu që mos u ankoni për gabimet, por mësoni prej tyre.

 

RREGULLI 7

Para se të kishit lindur, prindërit tuaj nuk kanë qenë kaq të mërzitshëm sa janë tani. Ata u bënë të tillë nga pagesa e faturave tuaja, pastrimi i rrobave, si dhe duke ju dëgjuar kur thoni aq shpesh se sa „cool“ dhe të zotë jeni. Kështu, përpara se ta pastroni shiun nga parazitët që vinë prej gjeneratës të prindërve tuaj, së pari pastroni nga morrat dollapin e dhomës tuaj.

 

RREGULLI 8

Shkolla juaj mund t'ju ketë bërë fitues apo humbës në shumë gjëra, por jeta, akoma jo. Në disa shkolla i kanë hequr fare notat që sanksionojnë dështimin, duke ju dhënë shanset deri sa ju të merrni notën kaluese. Por mos harroni, kjo që ndodh në shkollë nuk ka as ngjashmërinë më të vogël me jetën reale, që do të thotë se shanset nuk të jepen shumë herë në jetë!

 

RREGULLI 9

Jeta nuk është e ndarë në semestra. Ju nuk i ndalni dot stinët e vitit dhe vetëm shumë pak prej punëdhënësve tuaj janë të interesuar t’ju ndihmojnë për të gjetur vetveten. Prandaj gjejeni vetveten se kush jeni në kohën e duhur.

 

RREGULLI 10

Televizioni nuk është jeta e vërtetë. Në jetën reale njerëzit  nuk kanë kohë të rrinë gjatë në kafenetë e çajtoret sepse duhet të shkojnë në punë.

 

RREGULLI 11

Silluni mirë me budallët, sepse shanset janë që ju të punoni për njërin prej tyre.

 

(Shënim: Hapa sot Facebook-un dhe pashë se kishin vendosur në mur 11 Leksionet e Bill Gates për gjeneratat e reja. – Më pëlqeu shumë si idé dhe thashë që ta botonim në gazetën tonë www.voal-online.ch e pastaj ta vendosnim edhe në Facebook – por kur e konfrontova me origjinalin pashë se ishte me plot pasaktësi – atëherë vendosa ta shqipëroj sepse mendoj se është një mund që ai vlen për hir të brezave të së ardhmes ndaj së cilës si prindër dhe edukatorë kemi detyrime)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora