E enjte, 25.04.2024, 04:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Murat Gecaj: Kur na dhurojnë libra...

E marte, 26.11.2013, 04:53 PM


KUR  NA DHUROJNË LIBRA, MARRIM DITURI…

Nga Prof. Murat Gecaj

1.

Para pak ditëve, në mjediset e Pallatit të Kongreseve të kryeqytetit, u zhvilluan disa përurime, me rastin e Panairit të Librit “Tirana-2013”. Ndërmjet tyre, ishte edhe ai për librin “Ditari i kujtimeve të paharruara”, i Sadulla Zendelit-Dajës, nga Gostivari dhe me banim, tash afër 50 vjet, në Suedi. Pjesëmarrës ishte edhe Fitim Haxhiraj, nga Vlora. Për ta respektuar autorin dhe auditorin, ai recitoi aty edhe një poezi të bukur. Por, ajo që më bëri më tepër përshtypje, ishte kujdesi i tij për ta çuar në vend dëshirën e bashkëshortes, Vilhelme Vranari (Haxhiraj), “Mjeshtre e Madhe e Punës”. Tashmë, ajo është bërë e njohur për librat saj të shumtë e cilësorë, sidomos në gjininë e romanit. Kam patur kënaqësinë që të shkruaja pak radhë, për njërin prej tyre. Kështu, Fitimi hapi çantën e tij dhe prej saj nxori dy libra të rinj të Vilhelmes, që ajo m’i kishte dërguar dhuratë: “Rikthimi i Ismail Qemalit” (roman, ribotim, 2012) e “Ankthi i së vërtetës” (roman, 2013). Sigurisht, ndjeva kënaqësi për këtë gjë, pra e falënderoj atë nga zemra dhe më vjen keq që, në këtë shkrim, nuk mund të shprehem rreth tyre.

Romane të autores V.Vranari…

Po sa e sa raste të tjerë ka, secili nga ne, që merr dhurata të tilla të çmuara, nga autorë të ndryshëm. Këtu po përmendi edhe rastin më të fundit. Publicisti i njohur dhe, tashmë, autori i disa librave, Fiqiri Shahinllari  jeton prej disa vitesh, familjarisht, në Virxhinia të Amerikës. Por ai kthehet, herë pas here, në Tiranë dhe në vendlindjen e tij, Floq i Korçës. Pjesë e  “misionit” të tij në Atdhe është edhe puna për botimin e librave, që i shkruan atje larg, me mallin për Shqipërinë. Kështu, këto ditë, ai publikoi në Tiranë 3 libra të rinj, në prozë: “Gjaku i trandafilit”, “Brezardhendta dhe dushklisi i shenjtë” e “Dhëmbi”. Pasi më mori 2-3 herë në celular, me merakun që të m’i dhuronte sa më shpejt ata libra, më në fund, u takuam te lokali “Ulqini”, në qendër të Tiranës. Tre librat e tij, Fiqua m’i dha me nënshkrim, duke mos harruar të shënonte aty edhe emrat e bashkëshortes sime e të mbesës, Dorelës. Në këtë rast, ndoshta, falënderimi “i thatë” (ha,ha) është pak. Megjithatë, po shprehi këtu nderimin dhe mirënjohjen për këtë koleg të gazetës “Bashkimi” e mik të kahershëm dhe urimin që të ketë shëndet të mirë, begati e krijimtari të frytshme, gëzime e lumturi familjare!

Dy libra të rinj, ngaF.Shahinllari…

Ndërsa krijuesja e talentuar Alma Begaj, me banim në Durrës, para pak ditëve më dhuroi librat e saj poetikë, “Farfurima e shpirtit”(Tiranë, 2011) e “Shikim, që sfidon distancat” (Tiranë, 2011), për të cilët i jam mirënjohës! Po këtë gjë shprehi edhe për kolegun e mikun Kadri Tarelli, banues po në atë qytet, i cili më dhuroi librin e ri, “Misionarë, në udhën e dijes“ (publicistikë, 2013), me shkrime e mbresa nga jeta e tij e gjatë në arsim.

Të më falin jo vetëm shkrimtari i mirënjohur Viron Kona, i cili më ka dhuruar libra me numër dyshifror, por dhe të tjerë, që nuk arrij t’ua përmendi emrat, në këtë shkrim modest.

Libra me poezi, nga A.Begaj…

Pasi i kisha shkruar këto radhë, rasti e solli që pikërisht sot, në një “tubim” kolegësh krijues, shumica korçarë, ishte edhe miku im, Vullnet Mato. Ai më dhduroi librin e tij të ri, me 30 tregime, “Herbare njerëzore” (Tiranë, 2013), për të cilin e falënderoj, përzemërsisht.

2.

Por librat ne i marrim dhuratë edhe nga kolegë e miq bashkatdhetarë, në trojet shqiptare ose në diasporë. Kujtoj këtu, p.sh., merakun e poetes Zyrafete Kryeziut-Manaj, që të më dërgojë dy vëllime me poezi, nga Suedia. Ndërsa Sokol Demaku, i cili jeton në qytetin Boras, të po atij vendi skandinav, ishte në Tiranë para disa ditëve e më dhuroi librin e ri të  tij, “Edhe filozofia e jetës e ka kuptimin e saj”.

Por, në këtë “listë” të bukur, janë edhe autorë të tjerë. Kështu, në një veprimtari të zhvilluar në Durrës, Salih Zogiani, nga Prishtina, më dhuroi librin e tij, me afër  500 faqe, “999 anekdota”. Sigurisht edhe ai botim meriton një shkrim të veçantë. Ndërsa poeti nga Gjakova, Halil Haxhosaj, në vazhdim të dhurimit të disa librave, më dërgoi kohët e fundit atë me titullin, ”Lexime të poezisë” (Prishtinë, 2013). Disa kopje të këtij botimi, siç ka vepruar më parë, i dhuroi edhe për kolegë e miq të tjerë, në Tiranë. Nga ai qytet kam marrë, me dashamirësi edhe librin e Dr.Besim Muhadrit, “Përmasa e krijimit” (Prizren-Nju Jork, 2013).

 

Libra nga H.Haxhosaj e S.Zogiani…

…Në vështrimin e parë, dhurimi i librave, pra kjo dukuri është e zakonshme, pjesë e jetës së përditëshme. Por, në fakt, dhurimi i librave nga autorët, që kanë shpenzuar shumë kohë e mund, por dhe para, për t’i shkruare botuar  ata, ndër të tjera, dëshmon edhe shpirtin e tyre zmërgjerë, respektin për krijuesit tjerë. Me këtë veprim, ata jo vetëm na i pasurojnë bibliotekat tona, por dhe janë një pasuri e paçmuar, që prej tyre të marrim dituri dhe njohuri të reja për ngjarje, ndodhi a dukuri të ndryshme të jetës. Sepse, çdo libër, sado i vogël ose i thjeshtë në paraqitje, brenda ka mendimet dhe shpirtin e autorit, përmbledh përvojën e tij jetësore etj.

Prandaj, si unë dhe cilido prej nesh, u jemi mirënjohes të gjithë autorëve, që na dhurojnë librat e tyre dhe i urojmë ata me zemër, që të kenë përherë krijimtari sa më të begatë e cilësore!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora