E premte, 19.04.2024, 07:51 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Gashi: Ditë e rëndë në mërgim

E diele, 24.11.2013, 11:55 AM


NJË DITË E RËNDË NË MËRGIM

Vaj mërgimtarësh

NGA AGIM GASHI

Sot isha ngritë tepër i lodhur nga shtrati im që është më i vjetër se unë. Me lajmin e mbrëmshëm për shuarjen tragjike të Sokol Olldashit, trupi mu kish lodhë, ishte lodhë edhe truri saqë memzi arrita ti shkruaj disa rrjeshta ngushllimi me një poezi. Kontrolloja gazetat elektronike, televizionet, Facebookun, forumet e ndryshme dhe se kudo kishte zi dhe dhimbje. Me një fjalë, sytë e kombit sot ishin përlotur, ishin përlotur sytë e nënës, gruas, dy fëmijëve, miqëve dhe Partisë së cilës i takonte. Ishin përlotur edhe sytë e mi, si zakonisht.Gjthmonë i kam ndje dhimbjet e tjerëvë dhe gjithmonë kam vuajtur e vuaj me dhimbjet e të gjithëve. Dhimbja nuk njef rrac a religjion.Ajo dhemb te çdo kush, dhemb tek ata që kan ndjenja, kan zemër e shpirtra bujar.

Interesant, se kjo botë ishte e mbushur edhe me njerz që skan dhimbje.Dhe jo që skan dhumbje, por e gjejnë ditën e vdekjes, momentin kur akoma ska hy në varr, për diskreditimin e njerzëve në ikje për tu bërë dhe. Kështu ndodhi në Kosovë, Iliridë, Çamëri, Kosovën Lindore, e kështu po ndodh akoma në Shqipëri. Më kujtohet poezia e Fishtës „Dredha e djallit“ që e kishte shkruar më 1908 ku paralajmëronte diç të rëndë për atdheun dhe rrezikun nga fqinjët: greku në Janinë, Serbi në Prizren, Malaziasi në Shkodër...Shqetsimi itelektual e njerzor i Fishtës ishte se nuk ndodhi vetëm me Shkodra. Imazhi i poetit ishte se:

 

„Shka lan këta katër ujq

Thonë do të dal një dreq i kuq

Edhe krejt do të shkatrroj…”

 

Parandjenja e Fishtë ndodhi në decenjen e katërt të shekullit që e lamë, dhe fatkeqësisht ai dreqi i kuq na rroki edhe neve.

Se çka ndodhi pastaj, jemi dëshmitar pothuajse të gjithë. Për një gjysmë shekulli shqiptarët vrisnin, internonin, burgosnin vetëm shqiptar. Kjo ishte tradhëtia më e madhe që i bëhej një populli sepse me këto gjëra makabre një populll e ndan nga civilizimi evropian të cilin e kishin shpërnda vetë shqiptarët.

Më rrokullisej në kokë ajo që kasha lexuar për familjen e Sokolit, vuajtjet në komunizëm, dhe e parafytyroja sot atë të shtrir në arkivol, ku duhej nënëshkreta ti thoshte lamtumir birit të saj. Homazhet zhvilloheshin në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në Kuvendin e Kosovës delegatët kukuvajka kokorisnin për buxhetin thuase nuk mund të shtyhej një ditë. Derisa qeveria shqiptare kishte shpall ditë zie, Kosova dhe qeveria e saj krrokatnin në Parlament.

Më dukej se po më han karrikeja ulur. Hyra përsëri në Facebook dhe çtë shof? Mbeta i shtangur. Duart më smë punonin. O çfarë populli jemi ne ore? Akoma nuk mundem të qetsohem.Obobo. shkruanin shqiptarët se Sokoli ishte gjakpirës, se ishte kriminel, se e ka vra Berisha dhe Basha, se kështu e ashtu. Dhe kush? Nga disa intelektual që i thonë vetes intelektual e që në fakt janë injorant. Fatkeqësia është se sot intelektuali qëndron me të keqen sepse su shkollua fare dhe mori diploma edhe doktori. Dhe këta intelektual mendojnë se çdo gjë fillon nga ata, nuk e durojnë praninë e tjetrit, dëshirojnë të shifen edhe ty ku nuk e kan vendin, reagojnë kur kalon furtuna, krekosen në vdekje të tjerëve dhe përvjetore të rënish për liri, flejnë kur duhet të jenë zgjuar e zgjohen vetëm për të zeza.

Sot, këta intelektual e kishin fjalën në FB dhe media tjera. Pse vallë lejoi Zoti që edhe këtyre karaxhozëve tu ipet hapsirë në internet, gazeta e media? Sot këtyre intelektualëve cullak, spo ua përmendi emrin. Më duket jo burrërore të merrem me ta. Por, po ju them se sot kalova një ditë të vështirë nga thashethemet shqiptare. Shumë here e kam ndje veten kështu, por shpresoja se njerzia do të këndellët një ditë e nuk do të flasin bile ditën e vdekjes.

O Zot, jepi pak mend aty ku ska.

 

21.11.13

Düren



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora