E premte, 02.12.2022, 05:28 PM (GMT)

Kulturë

Sadik Krasniqi: Kod i veçantë i të rrëfyerit

E diele, 24.11.2013, 09:33 AM


KOD I VEÇANTË I TË RRËFYERIT

Arif Molliqi „Simfonia për darkën e qenit“, „Faik Konica“Prishtinë 2012

Nga Sadik Krasniqi

Sintagma “Simfonia për darkën e qenit“ si shenjë titulli i një grafiti , është seman- ntikë e një semiotike të një kodi të veçantë të të rrëfyerit të subjektit në romanin më të ri të Arif Molliqit.

Edhe në këtë roman, konstrukti strukturor i të rrëfyerit të lëndës letrare zhvillo-

het përmes kapitujve të përnumruara,të cilët edhe me divergjencën dhe veçantitë në vetvete krijojnë unitetin dhe kontinuitetin e shqyrtimit tematik.

Subjekti në këtë roman i rrëfyer në këtë mënyrë mund të kuptohet dhe të zbërthet vetëm përmes një leximi të vëmendshëm.

Arif Molliqi është një krijues i konsoliduar dhe konceptual si poet dhe si romansier.

AI tashmë ka krijuar stilin dhe sistemin e vet autorial , që përkon me origjinlitet dhe veçanti.Këto tipare krijuese i hasim edhe në romanin më të ri të tij“Simfonia për darkën e qenit „ të botuar muaj më parë.

Edhe në këtë roman , si ne romanin e mëparshëme „Gruaja e vizatuar nudo“ trajtohet tema ,gjegjësisht enigma e kryerjes së nje krimi. Por në veprën e re , ky krim për ironi nuk është krim ndaj një qenjeje njrëzore por krim ndaj një qeni.

E si groteskë ky „krim“ reflektohet me pasoja tragjike tek njeriu .

Diku në një kazermë ushtarake afër qytetit D bëhet vrasja e një qeni ushtarak.

Duke qenë se është qen ushtark ,kjo vrasje konsiderohet krim dhe merr kono- acione politike. Në kohën e vrasajes se qenit ,në kasermën e Shkozës , njëkosisht ndodhin edhe disa gjëra tragjike që mbulohen me një konspiracion të hekurt ushtarak. Në këtë krim e implikojnë , gjegjësist e ndërlidhin Zog Shkozën .

Zog Shkoza është kryepersonazhi i romanit , një prsonalitet me karakter tejet kompleksiv , enigmatik dhe të çuditshëm ,me një të kaluar të hidhur dhe tragjike të shkaktuar nga sistemi totalitar komunist.

Pesonazhët që bartin mbi vete rrëfimin fabular të romanit dhe që kanë raporte të caktuar me personazhin kryesore të kësaj vepre janë edhe Keqan Krasta ,Eva,Zakja

,Zari Krasta,Oficeri, togeri hetues ,ushtari etje, të cilët si karaktere dhe më të bemat e tyre përbëjnë secili histori në vete .

E gjithë ky kompleksitet rrëfimor përmes ngjarjeve , situatave karktereve , përshkrimeve, gjykimeve, koordinohet përmes rrëfyesit gjegjësisht shkruesit të kësaj kronike.Autori edhe pse që në fillim të romanit na vë ne pah këtë përhskrues dhe raporin e tij me heroin e këtij romani , ngjarja zhvillohet jo si e pëshkruar por si jetuar.

„Simfonia për darkën e qenit „ eshte njëherit roman personazhi.Themi kështu duke pas parasysh nuancat e persoanalitetit të kryepersonazhit në këtë vepër. Zog Shpati është një person i përmbysure në një situatë psikologjiketë një neurotiku

të pëshkalluar deri në gjendjen obsesionale.

1

Historia e Zog Shkozës është histori shpirtërore e mbyllur dhe e ndrydhur brenda qenjes së tij.Ai eshte një viktimë e një faji të pabërë .Peripecitë e tija nëpër labirinthet ndëshkimore gjasojnë me ndëshkimet e heroit Piroi tek „Ishulli i pinguinëve „te Anatol Fransit.Andaj Zogu si Piroi „eshte fajtor „meqenëse është dënuar.Edhe pse vrasja e qenit sqarohet nga dëshmitari Omeri i Pal Lumit përmes rrëfimit të ushtarit ,i cili tregon edhe për krime që janë bër në atë kazermë ndaj gruas së përdhunuar nga ushtarët e shfrenuar dhe psikopatë.Skena e përshkruar në atë bordel ,është njëra nga pamja më e tmerrshme surealiste në gjithë letersinë shqipe.

Diskursi prozaik i Molliqit është shumë i pasur , si i tillë të afron kënaqësi në të lexuar me mundësi të shumta inerpretimi.

Te romani „Simfonia e darkës së qenit“ gjejmë elemente të stilit posmodern si : doble codin,intertekstualitetin, ironinë ,fiktivën,dokumentaritetin , citatshmërinë etje .Duke pasur parasysh këtë diskurs tekstual , ky roman mindëson përceptim dhe lexim të lexuseve të dy niveleve, atij semantik dhe semoitik.

Lexuesit semantik i afron një fabulë përmbajtësore mjaft atraktive si me ngjarje dhe situata lehtkuptimore që lexohen me një kurreshtje dhe një frymë.

Ndërsa lexuesi i nivelit kritik ,eseistik apo semiotik (sipas Umberto Eco-së)

ka brum të mjaftueshëm për një qasje lexueshmërie analitike dhe interpertuese.

Nëse kihet parasysh koha dhe ngjarja e subjektit tematik (ndodh në një vend dhe kohë reale)dhe momenti i të shkruarit të romanit(në një vend dhe kohë tjetër ), mund të thuhet se ky roman është një palimpsest.Është një palimpsest i shkruar mbi perga-menin e kujtimit dhe evokimit të një kohe të tmerrshme .

Ky roman nuk na delë një kronikë zyzheistike e të rrëfyerit të thjeshtë linear.

Në proceden e kësaj vepre letrare Molliqi i fut shumë elemente ,që e bëjnë këtë roman te jetë roman i stilit të mirëfilltë posmodern.

Intertekstualiteti është sentencial që realizohet efektshëm me anë të citatshmërisë.

Citohet Niçe për të vërë në pah shtazaraken njerëzore si dhe poeti i përsekutuar Visar Zhiti , për të ilustruar linçimin intelektual nga regjimi totalitar .

Ironia është shumë e shpeshtë në këtë roman ,sidomos për mes gojës së Zakës për qentë dhe kinezët.Madje vetë sjellja e kryepersonazhit në procesin gjyqësor është ironike si tek personazhet e romaneve klasike postmoderrne që trajtojnë fajin absurd ose fajin pa faj.Fiktivja dhe imagjinativja ndërtohet në këtë syzhe përmes stisjes të teatrit të sojit të veçantë dhe lojës teatrore përmes hijeve të qenve ku dominon absurditeti përmese groteskes që njëherit është edhe metaforë

Bota psikologjike në këtë vepër vëhet ne pah përmes anktheve dhe mankthve , gjysmëndrrave dhe fanitjeve ,kryesisht në psikopatinë e pushtuesve ;veçanërisht shquhte tabloja e tmerrit të oficerit serb dhe shetisë së tij vegimore nëpër kullën mistike shqiptare.

2

Ky roman përgjithësisht ka një atmosferë të zymtë siç ishte vetë raliteti i asaj kohe.Zymtësinë e këti romani e zbutë futja e erotikës, gjegjësisht dashuria e Zogut me Evën,Kojo dashuri me intimitetin vizual lenë mbresa të veçanta tek lexuesi.

E gjithë këtë konglumerat të gjër lëndor , shkrimtari arrin ta procedojë Brenda një romani me jo shume faqe(202) në saje të stilit të tij të lartë, përmes një gjuhe të qartë dhe shumë të pasur e të pastër.Këtë autori e arrin ta bejë sipas parimit të Satrit se:“stili është një ekonomi fjalësh „.

Arif Molliqi është njëri ndër autorët e rallë, që edhe pse jeton bukur gjatë në mërgim,krijon zhanre letrare që dojnë një angazhim dhe energji të madhe krijijuese siç janë romanet , tematika e të cilëve vjen gjithëherë nga vendëlindja .

Duke u bazuar në numrine veprave të botuar nga ky autorë në të gjitha gjinit dhe në nivelin e lartë artistik qe kanë ato , shpesh të vlerësuara lart nga kritika e të sjpërblyera me çmime letrare ,mund të konkludojmë që Arif Molloqi është një ndër autorët më serioz që po hynë dhe po bëhet emër i njohur në letërsinë integrale shqipare dhe sigurisht në të ardhmen me ndonjë përkthim do dëpertojë edhe jashtë saj .Këtë gjë ky autor e dëshmoi edhe me romanin me të ri „Simfonia për darkën e qenit „roman që lexohet me një kureshtje dhe kënaqësi të veçantë.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora