Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Refugjatët

| E diele, 24.11.2013, 10:31 AM |


Rrustem Geci

R E F U G J A T Ë T

 

Ikëm të mundim që të keqen

Ikëm t´i këpusim edheprangat

Ikëm se s´pamë rrugë tjetër

Ikëm se na plasi  edhe  kënga

 

Vrasës komunistë të regjimit

Na rrahën, na fyen e na shanë

Me ato anije si vuajtja jonë

E dimë ne...s´i prekëm matanë

 

N´ atë kohë të mundimshme

Të tragjizmit më të shëmtuar

Shqipërinë gati na e çmendën

Me  varfëri  dhe  me  skamje

 

Ikëm ta mbyesim    keqen

Që e keqja... të mos godasë

Por dosja jonë prej refugjati

Shpirtin ma bën të më plasë

 

Për Shqipëri zemra më dhemb

po për largësi kishim nevojë

Ikëm se s´patëm rrugë tjetër

e ç´ferr kemi ngrënë matanë! ...

 

poezi nga libri; "Shqipëri në çdo shtëpi"