E enjte, 28.03.2024, 02:11 PM (GMT)

Kulturë

Agim Gashi: Atdheu thërret

E hene, 25.11.2013, 03:26 PM


AGIM GASHI

ATDHEU THËRRET

 

Me varfëri jetojmë

Se jemi shqiptar,

Sa shumë jemit´varfër,

Prap jem  kosovarë

 

Po na gdhinëmëngjeset

Duke derdhur lot´,

Fëmiu kërkon bukë,

Nëna s‘ka as sot.

 

Qan bebja e vogël

Vajin mallkim ka,

Dikush gjuen mishin

Ajo qumsht më ska.

 

Dikush në pallate.

Të bukura kala.

Varfnjaku i shkretë

As kasollë nuk ka.

 

Qeveritarët tanë

Po vjedhin me kosh,

Populli i uritur

Gjithmonë barkun bosh.

 

Kudo banda krimi

Me pushkë e kërbaç

Popullit të varfër

I marrin haraç.

 

Mafia shtetërore

Me zell po “punon”,

Për një dokument,

Mito të kërkon.

 

Grinden n´parlament

Thue se u vranë,

Në dreka edhe darka

Qingjat bashkë ihanë.

 

Me turli dorëheqje

Popullin mashtrojnë,

Prap kthehen n´pozita

T´larta ku të dojnë.

 

Na i bien ligjet

Secilin me bisht,

Ia mundsojnë vetes,

T´vjedhin legalisht.

 

I qesin n´votime

Por edhe fitojnë,

Vrasjet edhe krimet,

Po i amnestojnë

 

Po dëmtohet populli

Atdheu n´varfëri,

Që të fitojnë vetë

Po shesin liri.

 

Tokën e atdheut

Dhe varret e lirisë,

I shesin karagjozët

Turqisë e Greqisë.

 

Bizneset i bëjnë

Me serbët kriminel,

Nuk ju mbet më ftyrë

Nuk ju mbet as nder.

 

Hej, botë e shkretë

Hej, botë moj sahata,

Po na rritet krimi

Bëhet si kala.

 

Tani ka ardhë koha

Popullin me thirrë

Ngrehu, o i shkretë ,

Për një ditë më t´mirë.

 

Kush nuk zgjohet sot

S’ka me u zgjuekurrë,

Do të shkoj atdheu

Gjithnjë duke u tkurrë.

 

Për këto vargje t´mia

Po më shahet nëna,

Por unë si qytetar

Punën time bëra.

 

13.07.12

Düren



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora