E enjte, 28.03.2024, 06:11 PM (GMT)

Mendime

Skender Korça: Lufta dhe paqja në Kosovë

E merkure, 28.05.2008, 09:30 PM


Skender Korça
Lufta dhe paqja në Kosovë

Shkruan:  Skender KORÇA - Gjilan

Nuk është për të besuar se kështu do lëviznin gjërat në Kosovë, as para luftës së fundit e as pas saj….Shumë qasje në historinë e re  të Kosovës…Shumë fjalë…shumë fyerje për të treguar krahun me heroik të këtij populli, shumë shpjegime se kush ishin protagonistët e realitetit në Kosovë, shumë seance gjygjësore brenda dhe jashtë Kosove, shumë reagime për njeriun dhe drjetat e tij…shumë e shumë misione në Kosovë, një pavarsi me shumë nisma dhe me ca misione….Një thirrje tjetër për mision dhe një mëshehje historie pas nje kohe prapë në Kosovë…..
Është çudi se si ftoheshin misionet në Kosovë dhe respektoheshin ato…Ishte koha e vetë misioneve sepse larg ishte rruga deri në shtetësi. Nisima ishte me misionin e parë vezghgues i OSCE-së në Kosovë, në krye me z. Voker. Një masakër makabre në Kosovë si shumë të tjera që pasuan më vonë…Ky ishte zëvendësimi i misionit nga ai politiko - vëzhgues u kalua në mision ushtarak….NATO dhe Kosova e 1999-të.
Një fillim i ri, një Kosovë e shkatërruar…një Kosovë e jetimëve…një Kosovë krejtë ndryshe nga ata që menduan dhe besuan se do jetë e lirë…Një mision i quajtur UNMIK që tash po festoon thuaja 9 vite përvojë në Kosovë…Kosova sui generis….në botë…me një mission që nuk po dihet a do shkojë apo do i bëhet motër një misioni tjetër si ky EULEX….

Sa shumë kritika në fazën e parë të pas luftës…sa kritikohej protektorati ndërkombëtar në Kosovë, sa fjalë u bënë se ky mision duhej të përfundonte për tre vjetë…dhe pas tre viteve Kosova do behëj shtet…kështu kaluan shumë kohë deri në 17 shkurt 2008…ca vite, një mision shumë i gjatë, por tash kur është krijuar një shtet si rast sui generis, është një garniturë që po pranon dhe po madhështon edhe një mission, ate të mbikqyrejës…EULEX…që kryekëput është misioni i sundimit të ligjit..


Kryeparlamentari i tha BBC-së se duhet të vendoset shpejtë ky mission sepse prania e tij do i shpejtojë të gjitha proceset si ato në fushën e sigurisë, stabilitetit dhe të zgvillimit ekonomik si dhe në planin e sundimit të ligjit…

Po ndalemi këtu.

• Kur Kosova do jetë e aftë të qeverisë vetë?
• Sa misione do duhet të na përshkojnë në Kosovë?
• Çfarë kompetencash do duhet të kanë më këto instucione në Kosovë, dhe cilat do janë ato institucione operative dhe kah do janë të orjentuara?
• Kush do i kritikojë më misionet kur të gjithë “elita” politike e Kosovës po mërzitet nëse ato nuk vendosen shpejtë?
• Ku mbeti shteti dhe çfarë shteti krijuam?
• A thua tash në një fushë të pa përmendur si ky enkas e sundimit të ligjit, do vijë një mission edhe më special për të i besuar Evropës dhe EULEX-it?
• Pse vlersimet e sundimit të ligjit ishin raporte faslo dhe kush nuk i shpalosi ato deri me tani dhe u pranuan se janë në  rregull?
• Sa do jetë misioni iI mbikqyrjës së pavarsisë së Kosovës…edhe 9 vite të tjera?

Kjo na le të kuptojmë se në Kosovë nuk kemi mundesi të qeversim  vetë  më vonë, sepse misionet janë ato që i takojnë Kosovës dhe Kosova atyre…siu generis edhe këtu….
Nuk janë vazhdim i akuzave edhe më shumë por akuzat ndaj qeverisjes lindin vetë në lidhje me mënyrën sesi ai po qeveriset Kosova dhe çfarë terreni është kah i përgaditet misioneve të pa qarta.Misionet në Kosovë janë shumë delikate në veprim sa që na duket shpesh se ato po uzurpojnë Kosovën.
Kosova filloi edhe me një mission të ri që vendosi të ngrejë shqetësimet e tij sepse nuk po dihet saktë strategjia e tij si dhe kush duhet të bekojë këtë mision…Kosova e di se vetëm duhet të thotë po dhe asgjë më shumë, sepse këto kushtezime ajo nuk i përjeton tash por shumë me herët ….Këtu është nyja historike në Kosovë se ne nuk i pranojmë gjërat nga plani real por ato i pranojmë me gojëdhëna….
 "Ata(luftëtarët e vërtetë të Lirisë) thonë: kemi luftuar që Kosova të  jetë e lirë dhe pastaj të demokratizohet e të zhduken këto metoda, Kosova duhet të duhet të heqë dorë nga presionet dhe premtimet për pozita që i ka ende larg , por së pari ajo duhet të rregullohet përbrenda saj e pastaj ajo të filloj kursin për integrime euro-atlantike”.

Kosovës nuk i duhen demagogjia dhe personalizimi i pushtetit që sjellë probleme ekonomike e politike,që sjell kolaps dhe krizë.

Kosova ka konfirmuar me çdo vullnet lufte  për LIRI dhe paqeje edhe njëherë se shqetësimi më serioz i ngritur i saj është vazhdimi i reformave, evitimi i ngadalësimit dhe deformimit të tyre, si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme që po bëhen për personalizimin e pushtetit, të institucioneve dhe të gjithë sistemit politik në Kosovë.
"Reformat dhe Integrimi” nuk mund të garantohen nga një hapje si kjo pa koncept dhe pa qartësi dhe nga një sfond pa program, që të detyron të bëhen hapa pas e jo para, kur qytetrai i saj që është vërtetë i shqetësuar për probleme reale, jo vetëm të bazës së vullnetit të tij që dha sakrificë në luftë, të prognozës dhe paralajmërimit të dukshëm të asaj që duket, por të të gjithë asaj që mund të na pret.
Qytetari  i Kosovës me një pushtet kështu si ky fillon me urryer rëndë. Ai kërkon nga qeveria, si elektorat i votës së saji të përkrahet lëvizja e  gjërave që nuk do zënë fill më pyetjet e shqetësimit.

Ecejaket e qeverisë pavarësisht nga problemet e saja , duhet të  përfaqësojnë alternativën më të mirë në vend, që është alternativa e qeversijës së vet Kosovës kurse me partnerët tonë ndërkombëtar do sistemoj kuotat kohore se sa do janë qeversija e tyre në Kosovë…Kjo është strategjia e domosdoshme, jo jo misionet vijnë dhe shkojnë në Kosovë e zhvillmi i saj si thonë politikanët, le të binden edhe ata vetë se kurrë nuk varet nga misionet, por prapë nga strategjia e planifimikimit programor, kurse për derisa misioni EULEX është vetë i pa definuar në vendosje në kohë, do jetë vështirë për ne të kuptojmë se çfarë do performohet përmes tij …. Është mision i mbikqyrjës e pak më pak i zhvillimit…mund të jetë edhe misioni i pavarsisë për korreksion të saj për të ndalë gëzimin e madh, sepse Kosova multietnike nuk lejon të gëzohen promotorët e luftës për lirinë e saj, por edhe pakicat sepse të gjithë janë të barabartë…viktima dhe ai që viktimizoi tash rrinë secila në njërin nga yjet e multietnicitetit edhe në flamur….Sui generis….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora