E enjte, 25.04.2024, 11:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevdet Ukalli: Ardhja e Skënderbeut në Shkup

E diele, 24.11.2013, 06:44 PM


Xhevdet UKALLI

 

Ardhja e Skënderbeut në Shkup

 

Nuk e ndiente fare shtatin

Kishte humbur trokun kali

Por artisti pat dhënë fjalën

Fjalë e dhënë, të çon prej varri

 

Ishte nisur që me natë

Në sup të mallit të pashuar

Ja, pas pritjes kaq të gjatë

Në krah të atdheut, duhej shkuar

 

Rruga çilej bashkë me dritën

E një dite shumë të rrallë

Për çudi ndjeu si lëvizi

Pas kaq shekujsh, krahu majtë

 

Eci eci  kështu trimi

Krenar u ndal nën Kala

Përshëndeti kë mbërrini

Kë takoi e cilin pa

 

Kur vringëlloi shpatë e tij

Veç lirinë, për popull deshi

Për zullum e për zaptim

Ai kurrë, armët s’i ngjeshi

 

Po të shkoni në veri

Atje krahë, ku shtrin vatani

Do t’ju presë me krenari

I pashoqi, Gjergj vigani

 

Në mes Shkupit hedh shikimin

Pamjet-mburrje i merr dheu

Kryefjalë për Kryetrimin

Qe dhe mbet  Atdheu!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora