E enjte, 28.03.2024, 06:14 PM (GMT)

Kulturë

Remzi Limani: Uran Limani dhe forca krijuese

E shtune, 23.11.2013, 07:55 PM


URAN LIMANI DHE FORCA KRIJUESE NË FUSHËN E VIZATIMIT 

Artisti ynë, Uran Limani, përveç sukseseve të arritura në fushën e pikturës, dizajnit grafik dhe ilustrimit, ai me përkushtim e kultivon edhe vizatimin si qasje e vaçantë figurative të një gjuhe dhe shprehje ekspresive, për të arritur ashpërsinë e duhur kreative.

Nga Remzi Limani

Që nga koha parahistorike, njeriu dhe instikti i tij i brendshëm, filloi të merrej me kreacione spontane duke e paraqitur botën shtazore si preokupim i përditshmërisë, si vazhdimësi e luftës së tij për ekzistencë; pa e kuptuar se në të vërtetë, njeriu që atëherë filloi t`i bënte hapat e parë të krijimtarisë së tij artistike. Ndër veprat e para figurative, fillimisht të gdhendura nëpër muret e shpellave, njeriu filloi ta trajtonte imazhin e demit si frymëzim i veçantë dhe ngacmim nga bota e tij e jashtme. Andaj, jo rastësisht, demi dhe flijimi i tij për njeriun, mbeti figura më e adhuruar e një kafshe, e cila katërçipërisht ishte në funksion të njeriut dhe nevojave të kohës së tij. 

Artisti ynë, Uran Limani, përveç sukseseve të arritura në fushën e pikturës, dizajnit grafik dhe ilustrimit, ai me përkushtim e kultivon edhe vizatimin si qasje e vaçantë figurative të një gjuhe dhe shprehje ekspresive, për të arritur ashpërsinë e duhur kreative. Pra, kësaj radhe, do të flasim paksa për vokacionin e artistit në fushën e vizatimit, frymëzimin e tij për figurën e demit dhe të portretit artistik. Andaj, sikur në pikturë, po ashtu edhe në fushën e vizatimit, Urani, qëllimisht e bën një analogji tiparesh karshi forcës krijuese artistike me atë të bukurën e fizikusit anatomik të demit, duke e trajtuar atë artistikisht si dukuri e një force të arsyeshme natyrore, për t`i dhënë kuptimin e një apoteze poetike të mbështjellë me simbolikën e adhurimit dhe të flijimit… 

Forca krijuese dhe dora e sigurt e artistit në fjalë, prej një vizatuesi të mirëfillt, më të njejtën peshë na jep pasqyrimin e një force hyjnore e cila natyrshëm shpërthen nga trupi dhe imazhi i demit të kërthnezur me kokë të lëshuar dhe bisht rrufeje para ndërzimit, e që në fakt, Urani nxjerr në pah imazhin e një force nepsi plot fuqi epshore. Këto tipare demi, të kapura dhe mjeshtërisht të prezantuara si frymëzime dhe realizime estetikisht të pranuara në rrafshin e arteve figurative, na dëshmojnë pjekurinë e artistit për të zënë momentumin e një qasti dhe ideje e cila vishet me ndjenjat që përshkojnë ekzekutimin e veprës artistike. 

Në këtë kuptim, në fushën e vizatimit, Limani dhe kreacionet e tija të shumta, tashmë të sendëzuara në trajta konkrete artistike nga bota e arteve të bukura, janë portretet e realizuara të artistëve nga të gjitha fushat e artit ku zënë vend emrat më elitarë të krijuesve dhe të pedagogëve tanë të shquar siç janë: Nebih, Muriqi, piktor, Çun Lajçi, aktor, Sihana badivuku, violiniste, Afrim Spahiu, kameraman, Shpresa Gashi, soprano, Lejla Pula, pianiste, Vezir Ukaj, gazetar, Raimonda Bulku, aktore, Kastriot Tusha, tenor, Bajram Sefaj, publicist, Melihate Qena, regjisore, Adem Rusinovci, skulptor, e shumë të tjerë të trajtuar nga dora e sigurt e krijuesit në fjalë, i cili na jep edhe një pasqyrim lucid mbi krijimtarinë e tij prej një artisti të kultivuar.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora