E marte, 16.04.2024, 07:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Përlepnica – fshat krenarë

E shtune, 23.11.2013, 06:41 PM


Në përkujtim të 17 – vjetorit të vdekjes së Xhavit Ahmetit :

 

PËRLEPNICA – FSHAT KRENARË

Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir KRASNIQI

 

Përlepnica – fshat krenarë ,

Djep bamirës , humanitarë ,

Djep i trimave atdhetarë ,

Djem të pushkës dhe shkollarë !...

 

Cili qe burri i Kosovës ,

Që ia mësyu burgut t’ Kërçovës ,

Pagoi  lira ,   pagoi  me ar –

I shpëtoi tetëdhjetë shqiptarë ?!

 

Ai burrë qe Bejtë Përlepnica ,

Që s’ frikësohej nga sakrifica !

Në kërkim të vëllait të vet –

Tetëdhjetë vëllezërve iu shpëtoi jetë !

 

Kujtojmë Luftën e Gjilanit ,

Kontributin e Nazif Rrahmanit –

Krahu i djathtë i Mulla Idrizit ,

Që luftuan si trima t’ fisit !

 

Kujtojmë Burgun e Gjilanit –

Varr i trimave të vatanit !

Nën  tortura të kiametit –

Iu shua  jeta Fetah Ahmetit !

 

Revolucionit kush i priu –

Ai tribun , Zijah Shemsiu !

Me rininë përparimtare –

Fanarë drite atdhetare !

 

Pyet Kosova e fakulteti –

Ku na mbeti Xhavit Ahmeti ?

Na e mori vdekja – larg e treti ,

Vepra e tij – kujtim na mbeti !

 

Vepra e tij – dritë atdhetare ,

N’ pavarësi t’ shkollës shqiptare !

Vdiq me mall e me dëshirë –

Që ta shohë Kosovën e lirë !

 

Derisa shqipet t’ fluturojnë,

Derisa bylbylat të këndojnë ,

Emrat tuaj nuk do t’ harrohen –

N’ histori do të rreshtohen !

 

Gjilan, më 22.11.2013.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora