Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Dhurata nga Dr. Luljeta Gashi

| E shtune, 23.11.2013, 05:56 PM |


DHURATA E VITIT TË RI NGA DOKTORESHA LULJETA GASHI

NGA AGIM GASHI

Kur jam njohur me Dr.Luljeta Gashin, specialiste e lart shqiptare e cila punon në Ordinancen e saj në Stutgart, kam pas ndjenja se kjo grua nuk është vetëm grua e bukur, e pastër, njerzuore e bujare, por në shpirtin e saj ka diçka ëngjëllore dhe tejet fisnike.

Kam shkruar për Dr.Luljeten dhe ndihmën e saj që më ka sjell për shëndetin tim, i kam kushtuar edhe poezi. Kam shkruar edhe kur më 30.12.1912 në orët e vona të pasmesnatës, pikrisht Dr.Luljeta u bë ajo heroina e derguar nga Zoti, që unë të shkoj në transplantim dhe të jem akoma i gjall. Pa ia përmendur të meritat tjera, vizitën në banesën time, shumë telefonata e kshilla për mua e për vajzën time, pa e falenderuar edhe për ndihmat materiale që herë-pasherë mi dergonte, sot dua të shkruaj për ndodhinë e mbrëmjes së djeshme.

Dita e 21.11.2013 ishte ditë e rëndë, ditë që mbahet mend. Iu dha lamtumira e fundit Sokol Olldashit i cili humbi jetën tragjikisht, thashethemet shqiptare u versulën si gjithmonë si hijena, dhe dashtë e pa dashtë u desht të dal e të eci pa asnjë cak. E ku ta caktoj unë ndonjë cak kur xhepat e mi gjithmonë janë të zbrazur, ndërsa kontoja ime mund ti ketë deri 220 euro vetë me daten një të muajit, dhe pastaj rri me centa të imët sa me figurue emri në bankë. Këtu, po nuk pate para, mund edhe të zhytesh ndërvete. Ecja rrugëve të Bierkesdorfit dhe sdi se si mendja më rrinte te Dr.Luljeta Gashi. E paramendoja me atë mantelin e bardhë, e buzqeshur, e dashur duke pritë pacientët e saj të shumtë. Betimin e Hipokratit, janë të pakt ata mjek që e mbajnë si Dr.Luljeta e cila i qiti hije të bardhë kombit, dhe që mërgata jonë duhet të krenohet për veprën e saj në fushën e medicinës. Më shkoi mendja edhe te vizita e saj para dy vitesh.Erdhi në banesën tonë, e thjesht, bujare, engjëllore e me disa pako dhurata. E pritëm unë dhe Azaleja me ato që kishim dhe ndjenim knaqësi me prezencen e saj në „shtëpinë“ tonë. Kjo banesa ime e cila mu dukte e keqe, pa ly, e pa paster, sot shendriste.Qeshte edhe ajo me prezencen e Dr.Luljetës. Kisha gatuar bukë misri, kisha zier një fasule me speca djegs, një sallatë dhe një pite. Hangrëm e pimë, u llafsem e u mahitëm dhe pas disa orëve iku. Iku Dr.Luljeta por gjithmonë u kujdes për shëndetin tim dhe të Azalesë. Herëpashere për ndonjë festë apo edhe ditëlindje, Dr.Luljeta arkëtonte në konton time dhurata.

Dhe sot, duke ecur këtyre rrugëve të kurbetit, kalova pranë Bankës. Pa asnjë paramendim që të shkoj në bankë, disi sot më terhjeku po si magneti. Instinktivisht futa kartelen dhe prisja të dali shuma prej 0.6 cent.Por jo, shuma që doli ishte 50.06 Euro. Dhe aty në fatur shkruante: Pagesa nga Gashi, Gerdung, Luljeta:DHURATA PËR VITIN E RI. Çfarë koinçidence, çfarë parandjenje ishte kjo? Parat nuk munda ti nxjerr sepse mua smë lejohet të nxjerr në automat.Do ti nxjerr sot. Mora faturen dhe dola e iu drejtova qiellit:

-O Zoti im i dashur, merri këto të fjalë e falenderime të shpirtit e dergoja bujares engjëll që rri, punon e jeton në Stutgart e që është krenari e shembull për mërgaten shqiptare. Këto para as smë bëjnë të pasur e as më të varfër.Përsëri do të mbetem ky që jam, por shpirti dhe zemra ime e pasuruan dhe e thelluan miqësinë me doktoreshën mërgimtare, specialisten e lart, Dr.Luljeta Gashin. Të lumtë ne që e kemi.

A ka pasuri më të madhe se kur të nderojnë njerzit e artë?

Të falemnderit Dr.Luljeta!

22.11.2013

Düren

 

Të falemnderit Doktoreshë Luljeta Gashi!

Agim Gashi: ENGJËLLORJA E DIASPORËS

 

Kam dalë herët në parkun Rur,

Ajër t’pastër me shijue,

Të flas qetë me Engjëlloren,

Që pa pritesë mbrëmë më ka kshillue.

 

Doktoresha e mërgimit,

Brengën po e ndan me mue,

Prandaj me gjithë zemër unë,

Dy - tri fjalë du me i dhurue.

 

Asht shqiptare e bijë shqiponje,

Doktoreshë me mantil të bardhë,

Luljeta Gashi engjëllore,

Më kshillon si t’më kish djalë.

 

Mbrëmë kur isha në mendime

Telefoni më cingërron,

Zëri i butë i doktoreshës,

Plagët mua m’i shëron.

 

Ajo qetë e butësisht,

Më tregoi për smundjen time,

Këshillat e saj në gjuhën shqipe,

Sa më mbushën plot gëzime.

 

Jam i varfër e s’kam para,

Me ta ble ndonjë dhuratë,

Por kto vargje t’i dhuroj,

Dhe për Ty këndoj uratë.

 

Të falemnderit, moj doktoreshë,

Me brenga të njëjta të mërgimit,

Fjalët e tua aq të buta,

M’i kanë kthye ditët e gëzimit.

 

Më dhe shpresë me jetue,

Më mësove si të luftoj,

Dhe me telat e sharkisë,

Një këngë për Ty do ta këndoj.

 

Je një shembull i vërtetë,

Si n’vend t’huej duhet punue,

Lartëson veten edhe kombin,

Si Nënë Tereza je për mue.

 

26.10.11

Duren A.G.