Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Lotdhimbje nëntori!

| E premte, 22.11.2013, 08:33 PM |


Epitaf  nga Xhevahir Cirongu

Lotdhimbje nëntori!

(Sokol Olldashit)

E kobshmja  natë  erdhi  tinxare

Vrapoi  diku e atje  u ndal,

Mbi gurin e bardhë,shkreptëtiu vetëtima

Një zog mali me emrin Sokol

Te retë e bardha aty e ndali.

Pas kësaj lotin e dhimbjes ,

në plisin e dheut e fali!

***

Durrës,

Nëntor  e Enjte, 2013