E premte, 29.03.2024, 03:47 PM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Ismet Azizi: Vullkani krijon ishull të ri

E premte, 22.11.2013, 07:06 PM


Shpërthimi vullkanik krijon ishull të ri në Japoni

Nga Ismet Azizi

Pas shpërthimit të vullkanit  në  ishullin e pabanuar Nishinoshima   më 29 nëntor, u krijua Ishulli me  diametër prej 200 metrash, rreth një mijë kilometra në jug të Tokios , në   trevën e njohur, shumë aktive sizmike , të "Unazës së zjarrtë të Pacifikut "

AP Photo/Kyodo News

Shenjat e para të erupcionit vullkanik  janë vërejtur qysh të marten më 19 nentor, kur janë vërejtur retë e dendura  të tymit të zi, të përcjellura me  shpërthimin e kraterit. Një ditë më vonë , në afërsi të Nishinoshima është vërejtë edhe  një tjetër ishull , ishull i panjohur deri më tani , sipas "The Guardian " , duke u bazuar në  burimet e  Associated Press

AP Photo/Kyodo News

Vullkanollogu Kiros Ito , i cili e njeh shum mirë  këtë zonë aktive sizmike , tha për FNN se  është shumë e mundur që ishulli me kalimin e kohës do të zhduket përfundimisht për shkak të erozionit dhe qrregullimeve  tektonike ."Por mund të mbetët aty aty edhe përgjithmonë , " tha ai, transmeton Gardian.

Krijimi i këtij  ishulli të ri  zyrtarët në  Japoni e kan përshëndetur si zgjerim të territorit të tyre. Politikani Joshihide Suga shtoi se qeveria nuk duhet të nxitohet në emërimin e ishullit ,  dhe  vuri në dukje se situata  të ngjashme kan ndodhur edhe më parë, por ishujt e tillë jan  zhdukur përsëri.

 

AP Photo/Kyodo News

"Nëse ky bëhet ishull i vërtetë, ne do të jemi të lumtur të emërtojmë  territorin tonë të ri, " tha ai.

Shpërthim i fundit vullkanik në  këtë zonë u regjistrua në mes të viteve shtatëdhjeta, dhe shumica e shpërthimeve  deri më tani janë zhvilluar nën sipërfaqen e ujit .

Një situatë e ngjashme ndodhi në  Pakistanin në muajin shtator , kur pas lëkundjes së tokës –tërmetit  u krijua gjithashtu një  ishull.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora