E enjte, 17.10.2019, 11:30 AM (GMT+1)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: Teknefesi

E premte, 22.11.2013, 10:02 PM


TEKNEFESI

NGA KALOSH ÇELIKU

E di se, gjatë  jetës tënde “politike” të argatit ke bërë para me thasë. Populli do të thoshte: aqsa, të hanë edhe qentë. Unë, të përgëzoj si partizan fushe: Zoti të dhashtë edhe tri herë më tepër, nëse je vërtetë “tru” shqiptar?! Vetëmse, Zoti kurrë nuk i jepë dy të mira bashkë: nëse ta jep pasurinë, nuk ta jepë trurin. Ose, anasjelltas: nëse ta jep trurin, nuk ta jepë pasurinë. Realaliteti, ashtu siç këndon Agron Llakaj me shoqe e shokë pas çdo “Al Pazari” me korin e tij te “Çifteteli”: “Paret nuk i hanë as qeni”. Unë, them: i  hanë Teknefesi. Shkaku se, karrierën “politike” e ke filluar me një reçension për Shokun Tito në kohën e Partisë Komuniste. Fatkeqsisht, ti deri më sot nuk u bëre kritik letrar, as gazetar, as politikan katundi e as Çerçiz Topull. Edhe pse, përmbrapa i je turrur DoktorZiut mos i bien udhës. Përpiqesh, me gërshërë nga gazetat e “vëllezërve” t’i arnosh shkrimet e “analistit” me një asht në gojë.  Pavetëdije se, të plasë barku. Punemadhe, që “vëllezërit” të dhanë edhe pushtet “kalemi” në Klubin e tullumbave. Meritat “patriotike” për gjithë këto “flijime artistike” i takojnë Haxhi Deputetit. Ideatorit të pavarësisë të Shtetit të Njerkës. Çaj rusi ke pi, edhe pi ende me gjygym turku, që të flasësh sot jerm i kurdisur nga podrumi i Rrumaducit në Bit-Pazar.

Atdheun (Mëmëdheun), tashti më në fund mezi u binda se, Teknefesi e kishte dashur me mish e shpirt edhe me shumë se Njerkën e babait (Tatkoto) të Haxhi Deputetit. Teknefesi, që sot mua m’i rrëfen arat e Babait me kalë me shalë. Mirë do të ishte në Ditën e sotshme historike ta mbylli gojën, kënaqi veten me arnat e tia të përditshme vetëm për një përdorim. Ne të tjerët, populli vetëm ishim shti se e duam Atëdheun, gjatë gjithë kohës i kishim kënduar me çifteli, hequr valle të veshur këmbekokë me flamurin kuqezi. Shqiponjën dykrenare gjatë zgjedhjeve lokale e parlamentare, herë duke e bërë qyqe e herë sorrë të zezë trusakatët. Përçudi, edhe sot, ajo shkollë politike komuniste delë në sipërfaqe: Shqiptarët, nuk kanë pasur e as sot kanë rrezik nga mësimi i gjuhëve të huaja, por nga kalorësit e arratisur të Klubit të tullumbave që pijnë çaj rusi dhe dehen në mes të Ditës Madhe, në Bit-Pazar. Përinatë, seç më shtinë Trusakati kohën e fundit ta dua Edi Ramën, kur nuk është i natyrës sime si shkrimtar. I cili publikisht u thotë trusakatëve: kinezi e di më mirë gjuhën shqipe sesa një shqiptar trusakat. Megjithatë, ma përkujton përsëri Frederik Rreshpen: i cili në vitet e para të ndryshimeve demokratike në Teatrin e Kombësive në Shkup më thoshte plot gojën: Enver Hoxha më ka rrasur në burg. Edhe, sa herë që dilte ai në televeizor, unë e kam thyer televizorin. Por, kur sot e shajnë servilët e tij që më së shumti i kanë shërbyer, unë kam filluar ta dua si poet marrëzisht. Tri ngjarje historike në kohën e Enver Hoxhës nuk mund t’i mohojnë shqiptarët: arsimin, kulturën dhe emancipimin e femrës shqiptare. Thashë, me vete: edhe pse, e dija realitetin përmes Radio Tiranës. Shqiptarët edhe sot e kësaj dite, fatkeqësisht ende nuk kanë arritur ta tejkalojnë nivelin e arsimit, kulturës dhe emancipimit të femrës shqiptare si në kohën e Enver Hoxhës. Vërtetë, jemi populli më i lumtur në botë dhe problematik për Ballkanin. Ose, siç thotë këngëtari popullor me çifteli: disa herë ia kemi vënë zjarrin. E çuam gjithë verën si ai cinxërri i përrave popullore me këngë e valle, saqë në Dimër milingona na e përplasi derën. Po, ja që trurin tim nuk e shes me pare, ende nuk e kam nxjerrë si “plaçkë  lufte” në Bit - Pazar. Agron Llakaj do të thoshte: në “Al Pazar”. Filizi: O ç’na ka gjetë belaja me Teknefesin! Përmëtepër, edhe i skuqur me bojën komuniste e jo me atë të Çerçiz Topullit nëpër çajtoret e Bit-Pazarit: “Analisti politik”, që rri dhe merret me arnime nateditë në Facebook, duke përkujtuar Klubin e dikurshëm të tullumbave.

Aja: Filizin e shtifsha me këto dy duar në dhe se, kohën e fundit më tradhton me Sidën. Grua, e përdalë në Shtëpinë publike, që i marrosi gati të gjithë politikanët shqiptar nëpër instirucione. Natën vjen vonë në shtëpi. Ditën rruhet e pispiloset përpara pasqyrës. Pasmesnate, harrohet me orë në Facebook. Nuk e di çka do thotë nesër ideatori i emisionit humoristiko-satirik në “Baj Past”, kur  do ta shoh të dehur Teknefesin me çaj rusi duke folur vetmevete nëpër Bit-Pazar”?! E ai e pret në pusi, Rrapjanin me dy shtamba verë krah për krahu me Miken. Përçudi, Teknefesi që dje shtiheshte si “mik” i imi në kohën komuniste, poashtu edhe sot pa fije turpi më shtihet si “mik” me gjithë bagazhin komunist edhe më delë në Ditën e sotshme në dyluftim në fushën e mejdanit. Mjerani, që nuk e ka traditë e as ka “haber” nga përdorimi i armëve strategjike.

Aja ka të drejtë: Vërtetë, më në fund edhe unë u binda se, Filizi (Teknefesi) na tradhton me SIDËN. Dje teknefes në Klubin e tullumbave, sot “analist” Bit-pazari i stimuluar me çaj rusi në Facebook. Nesër, pritet të dalë si kandidat i mundshëm për deputet i ndonjë partie politike “kuqezi”. Nuk është dëshira ime, është e popullit shqiptar. Arsyeja, të cilën nuk e luan as topi i Mic Sokolit, se: gjithë kolegët e tij të Klubit të tullumbave si prodhime serike të Fabrikës komuniste u morën me politikë shqiptare: themeluesë partie, ministra, ambasadorë, deputetë në Kuvend. Ose, administratorë nëpër institucionet e Shtetit të “përbashkët”. Pothuajse, popullit shqiptar i ka rënë murtaja dhe nuk ka personalitete. Vetëm dy-tre “miq” të mij sipas tyre të deklaruar në mjetet e informacionit (edhe ndonjë tjetri të arratisuri): Hoxhën e Allahut, Teknefesin dhe Këlyshin me zgjebe, i harruan rrugës për pak kohë me ndonjë post politik argati, përderisa u doli gjumi i langaçëve të Bit-Pazarit. Megjithatë, Teknefesi duhet të jetë i kënaqur si partizan lufte: Nëna Parti i dha vende pune. Fëmijët të mos i vdesin rrugëve për bukë. Budallai, do të thoni ju si të fundosur me vite nëpër kolltuke partiake: ti jua jep gishtin si gjysmanalafabetë, e ata ta kërkojnë dorën dhe krahun. Partia u jepë para me thasë, e ata i turren përmbrapa Lopës larme nëpër Bit-Pazar: Tambël, po Tambël. Mirë bre viça të palëpi, ne u japim bar livadhi pas Çuke, rrasni barkun e ju vazhdoni me ato parullat komunsite të koperativave bujqësore: Tambël, po tambël! Të parët vini nëpër Akademi përkujtimore për dëshmorët e luftës në Teatrin Shqiptar. Përmëkeq, t’ju shohim me kollare kuqezi në çetën tonë mes varreve me një tufë lule në dorë para kamerave televizive. Teknefesi me gotën e çajit rusit në dorë. E, të mos flasim në përurimin e librave të partizanëve të arratisur të partive politike. Punë e juaja është ajo se, a do të vini me autobusin urban në turneun turistik të Panirin librit në Tiranë, kur “patriotët” tanë, që kanë “dëshirë t’i skuqi Teknefesi me bojën e Shokut Tito, nuk e vizitojnë Panairin e librit te pragu i derës, në mes të Shkupit historik, rrëzë Kalasë. I mjeri “patriot kuqezi”, që e krahason veten me Çerçiz Topullin pa e shkrepur një fishek në Bit-Pazar, nuk e di se ka punë me fisin e kaçakëve, që në vend të bojës të lyen me baltë.

Qesharake, ë?! Pse veten e krahason me Çerçiz Topullin e jo me Kalin me shalë  të Skënderbeut në mes të Bit-Pazarit?! Përmëtepër, me atë gomarin e tredhur të Haxhi Deputetit, që ta flugu një asht ta lëpish në kohën komuniste, dhe moti të ka nxjerrë të të shesë si plaçkë lufte komuniste. Vetëmse, tashti të ka pagëzuar me një emër të ri: Teknefesi. Herë të hipë Nastradini me 60 kg. mbi samarë e herë Nastardinica me 120 kg. mbi shpinë. Mirë, po kush ta jep ty atë të drejtë se, ndonjëherë në jetë nuk ka të drejtë edhe gomari i Haxhi Deputetit, të cilit sot nuk i delë zot Teknefesi që i ka dhënë shpërblim një banesë shtetërore?! Ose, e keqja nuk është e mirë. Pse, gjithmonë të jetë e mirë vetëm e mira?! E, jo edhe e keqja?! Kotnasikoti, e fajësojni ujkun në Abetare se e hanë qengjin e jo Viçin e palëpi. Ose, sipas juve teknefesëve: Edi Ramën. E, kurrë, nuk e kemi pyetur veten: Vallë, mos qengji plasi nga dëshira që ta hajë ujku?!

Kulminacioni: krahasimi mes Lirisë dhe Robërisë. Fatkeqësia, që të dyja janë gra azgane. Historikisht, pika më e dobët e shqiptarëve, shkak ky që edhe i duam marrëzisht, që të dyja t’i kemi në shtrat, nuk duam t’i ndajmë si motra të një nëne dhe Babe. Luftë, ndoshta nuk nisim për Atdheun, ama për gratë dalim në dyluftim. Tjetër punë është ajo se, gjithë jetën dalldisemi pas Lirisë, e në realitet vdesim për Robërinë. Nuse, të cilën na e sjellin me koçi “vëllezërit” e Njerkës dhe na e zbresin krushkat me dajre në lëmë.

Hë, në këto pyetje dua të më përgjigjeni si tru shqiptar! Punë tjetër është ajo se, përpiqeni të më ikni dhiareve pas  Çuke. Jo. E keni kot, nuk keni shtigje matanë malit. Dhiaret u janë zënë me ferra. Rruga e vetme për të më ikur, ju ka mbetur ajo pranë xhamisë së Katundit. Vetëmse, mos harroni, aty ju ka vënë pusi Xhebrahili. Dhe, i vetmi burrë shqiptar para porte me shkopin me kërrabë Xha Deralla, që deri më sot e ka mashtruar me anekdota, i ka hyrë pas Çuke dhe i është futur tinëz në Xhehnet. Ju të tjerët e keni vështirë si “myslimanë ehamdurila”, bythekrye do të përfundoni në Xhehnem.

Dexhalli, moti ju pri me trumbeta nëpër Bit – Pazar. Edhe, të gjithë besimtarët që dalin në rrugë, e përshëndesin me parulla “demokratike”, brohoritje dhe duartrokitje, aty për aty e fitojnë nga një vulë në ballë. Ditën e Kiametit, pas Përmbytjes Madhe delë Xhebrahili dhe ua sheh me radhë ballin nën flokë. Gjithë “myslimanët”, të cilët i ka mashtruar Dexhalli me muzika dhe e kanë vulën në ballë, përfundojnë bythekrye në Xhehnem. Viçat e palëpi të sojit të Teknefesit, njëri pas tjetrit te Kasapi.

Xha Deralla nuk do të vijë me ju si “mëkatar” në Xhehnet, është vonuar nëpër pusi rrugës që i keni vënë ju si “patriot kuqezi” pas Çuke. Punë ka pasur me xhandarët e humbur të serbit duke i shëtitur gjithë natën nëpër Katund, rrethepërqark xhamisë me flamurin turko-arab, duke kërkuar flamurin shqiptar kuqezi në minare të Xhamisë shqiptare, t’i dërgojë te shtëpia e Plakut “miqtë”. Edhe me Kolibaret, për punën e ujit për vaditjen e fushës: të cilët i ka “mashtruar” Plaku mjekërbardhë, që tre muaj verë ta kenë ata, e gjashtë muaj dimër cërvicasit. Përmëkeq, Hoxha mendon se: gjithmonë do të jetë verë, e çka do të bëni o të mjerë në Dimër?! Kur, siç thotë Ndre Mjedja: Fryn murlani me stuhi. Mëkot, do t’i luteni përpara këmbëve Xha Derallës për pak zjarr në Xhehnem, por plaku mjekrëbardhë do t’ju përgjigjet: Rrini, mërdhihuni në Xhehnet!

Dhe, përderisa Xha Deralla të arrijë me gunën e ogiçit krahëve në Xhehnem, Teknefesi më veç do ta ketë shuar zjarrin…



(Vota: 49 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT