Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Te varri i fëmiut tim

| E enjte, 21.11.2013, 08:11 PM |


Rrustem Geci

 

Te varri i fëmiut tim

 

Sa herë  kthehem  në atë  kohë

goja më merret nga  ato  krime

nga ajo barbari  serbe, dhe nga

ato pushkatime  të qëllimshme

 

Zemra     v ockëla      lirisë

ju s´ishit një, as dy,  por 2 mijë

që gjenocidistë  serb  ju  vranë

sikur të ishit burra  të mëdhenj

 

Ilir , Shqiponja , Gresa , Astrit...

ju  shtyheni vetë të  më pyesni

ku ishim ne  kur  juve ju vranë

ç´bëmë ne, që ju të mos vriteni

 

Zemra     vockëla       lirisë

mos i mëshoni  dheut me duar

mos qani, qetësohuni,.ndaluni

se mëmën  mund  ta  çmendni!...