Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Takim me Shën Pjetrin?!

| E enjte, 21.11.2013, 08:10 PM |


Takim me Shën Pjetrin?!

 

Nga Përparim Hysi

 

Zbriti  Shën Pjetri e  më dha biletën

Biletën ma dha për në Parajsë

Ma dha se më pa me mikeshën

Mikeshën e bukur: gurelmaz!

 

Gurelmaz dhe sytë si shkëndija

Dhe trupin e  kish si fidan

E kish selitur me dorë Perëndia

Dhe si mos e kisha unë xhan?!!!

 

A kini puthur buzë tërë lëng?

Të tillë m'i kishte mikesha

Të vdisje, o miq! Të vdisje në vënd!

Parajsë mbi Parajsë që gjeta.

 

E gjeta dhe nga Parajsa nuk zbres

Sa të  kem mikeshën përbri

Jam mirë dhe atje do të vdes

A s'bëhem për dashurinë fli?!!!

 

Tiranë,  17 nëntor  2013