E enjte, 28.03.2024, 02:10 PM (GMT)

Kulturë

Shaban Cakolli: Arif Molliqi - mendimtar i shquar

E enjte, 21.11.2013, 07:32 PM


ARIF MOLLIQI MENDIMTAR I SHQUAR I KULTURËS KOMBËTARE

Shkruan: Shaban Cakolli

Lexuesit tanë sot në të shumtën janë të interesuar që të njohin botën shpirtërore të autorëve të rinjë. Ata bëjnë kërkime , kërkime të cilat u ofrojnë të bukurën. Nga kërkesat që bëjmë, kemi hasur autorët e rinjë janë shquar në punën e tyredhe kanë prurje të bukura. Unë do të përmendja këtu Arif Molliqin, që është një autori i ri dhe shumë i suksesshëm që ka arritur nivelet më të larta dhe të letërsisë evropiane, pa përmendur dhe shumë autorë të rinj tek ne, të cilët vërtetë e kanë ngritur në nivel dhe i kanë dhënë përmasa të reja letërsisë shqipe, që mund të lexohet nga çdo lexues i botës. Pra i janë përgjigjur letërsisë bashkëkohore, qoftë në drejtimet e rrymave të ndryshme letrare, qoftë si mesazhe apo dhe përmbajtje e thellë, ku thelbi i kësaj letërsie është shqipja, por dhe shpirti shqiptar, edhe pse krijuesit jetojnë dhe veprojnë jashtë atdheut.Arif MOLLIQI, është poet që ka krijuar individualitetin krijues jo vetëm në poezinë e sotme shqipe që krijohet në mërgim, por përmasat e këtij individualiteti maten me nivelin e poezisë së sotme shqipe në shkallë kombëtare. Tashmë poezia e tij ka fituar një vlerë dhe peshë artistikeArif Molliqi  në të gjitha përmbledhjet poetike ka dëshmuar vetën se është nga poetët e rrallë që ka ruajtur lidhjet shpirtërore dhe të pandashme me vendlindjen, me atdheun dhe me Kosovën përgjithësisht.

Arif  Molliqiai solli në letërsi botën shqiptare, aspiratat jetike të popullit. Dashuria për Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombëtare dhe besimi në të ardhmen, ideja e madhe e çlirimit,

Arif Molliqi ka dhënë prova se është një ndër poetët, prozatorët, publicistët, që punën e tijë në letërsinë tonë e merr me një përkushtim dhe ka bërë kthesa qoftë në poezi, qoftë në prozë, duke ditur me mjeshtri të kapë tema që janë aktuale për shoqërinë tonë. Ai pas Azem Shkrelit dhe Podrimes, mund të llogaritet një ndër krijuesit tanë, që ka bërë dhe po bënë kthesa të mëdha në letërsinë tonë, duke gëdhendur gjuhën dhe nga këto gëdhendje po nxjerr thesare të mëdha. Arif Molliqin nuk e kisha njohur më parë personalisht, por duke e lexuar me vemendëje të lartë prej kohësh, kur e takova më dukej sikur të ishim njohur nga fëmijëria. Përse themi kështu? Ky maestro i vërtetë i fjalës së shkruar, e bënë lexuesin sikur të jenë rritur me te, gjatë kohës kur lexuesi lexon brendinë e tij shpirtërore. Me një thellësi shpirtërore, ndjesi artistike, me vargjet dhe rreshtat e tijë Molliqi ka fisnikruar letërsinë tonë, duke i sjellur asaj vlera me mjeshtri, për çka edhe është nderuar me shumë çmime letrare. Arif Molliqin personalisht e njoha para dy vitesh kur u nderua ng LSHAKSH në Gjermani me çmimin Shkreli, në vendin e parë. Më dukej i njejti, sikur kur e lexoje, sikur bisedoje me te, ai ishte vet vlera, vet poezia, vet miku i mbushur plot fisnikëri. Vështirë do e kishim për të përcaktuar nëse Molliqi do të ketë bërë hapa më shumë në prozë apo poezi, sikur ai të mos e thoshte vet se e don më shumë poezinë. Arif Molliqi poezinë e ka pasion dhe e shkruan për të shprehur ndjenjën dhe përkushtimin e tij letrar. Ndoshta në prozë për nga numri ka shkruar më pak, por proza dhe poezia e tij janë të fuqishme, me një vlerë të rrespektueshme, vlerë që tërhjek vemendëjen e lexuesëve, them të atyre që leximin e bëjnë kujdesshëm dhe e kuptojnë në mënyrë profesionale, ndryshe një kategori lexuesish duhet të lexojnë disahere për të kapur thelbin e këtyre vlerave me brumin e duhur artistik. Sikur shumë krijues tjerë që jetojnë në mërgim, edhe Molliqi i cili jeton në Hamburg të Gjermanisë, nuk ka mundur të i ikë boshtit të temave që për trajtim kanë mërgimin, ku vend qenësor zënë malli dhe dashuria për atdheun. Arif Molliqi është një krijues i cili rrugëton kujdesshëm qoftë në rrugën e poezisë, qoftë në ate të prozës, duke ditur të shpërndajë brendinë ideore të fjalës së shprehur në art.

Arif Molliqi u lind më 1953 në Llukë të Epërm të Deçanit, shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Deçan, studioi në Universitetin e Prishtinës. Me shkrime ka fillua pa diktueshëm por qe në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi me humor dhe satirë e që, më vonë shkroj poezi, prozë, dramë dhe publicistikë…çka gjer sot ka botua: “Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994, “Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996, “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998, “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999, ”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000, “Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 2000, “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001, ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren, 2002, “Shënime nga arkiva e qytetit D. ”, (roman), F. Konica, Prishtinë, 2003, “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D. ”(poezi) F. Konica, Prishtinë, ’04, “ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë, “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006, “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“, Hamburg“, (monografi), 2007, “Gruaja e vizatuar nudo” (roman) Faik Konica, 2008?”Simfoni për darkën e Qenit”

Arif Molliqi qoftë në poezi,qoftë në prozë ka  dallueshmëri nga shumë nga poetët tanë,shkathësinë për të njohur botën që e takon çdo ditë.

 

Poezi nga Arif MOLLIQI

 

SHI TË RRASA E ZOGUT

 

1.

Rigon egër Një trazim i fshehur hovshëm mbetet në mes

Mbi shkëmb të prerë të Malësisë luftëtarët majë bjeshke

Çdo ditë të vijnë vullnetarisht nga lugina

Nga të katër anët e botës aty ku gufon zemra djaloshare

Atdheu thërret ejani në Koshare Përgadisni

Me fishekë e këngë majakrahut me zjarrin që gufon në gji

Ejani në shkrepat e thepisura aty ku Rrasa e Zogut ju pret

Kosova me vallen e shqiponjave në qiell

Rojet e tokave tona janë aty

Në lartësinë e Bjeshkëve të Nemura

Natyra është e dashuruar në luftëtarët e Lirisë

Aty shikimet dhe këngët e tyre të madhërishme

Rrinë në ujin e zhurmshëm të përroskave

Kosharja ua lidh trupin pas nëntë plagëve

Muzat e Rrasës së Zogut lajnë plagët me lotët e ngrohtë

Për betejën e nesërmë i bëjnë gati

 

2.

Në kasollën e pyellit në rrasën e gurit era njësoj e ftohtë

Pranvera në Koshare u kthye sërish sërish u kthye

Që një shekull e ngujuar në gurë

Dhe bilbilat sërisht filluan të këndojnë

Dëgjoj në heshtje zërat e mbrëmjes

Mbi gjethet e ahut shiu shembet,

Nga shkrepi në shkrep nga zemra e gurit

Vjen zëri i Sali Çekut

Thirrjet e frymëzuara të Agim Ramadanit

Ti Kosovë e bukura Kosovë

Lindim dhe vdesim pë Ty

 

3.

Koshare Koshare ti kohë e netëve të gjata,

Ti kohë e ditëve të ndara dy pjesë të Atdheut

Tash nata e Bartolomeut aty

Çasti i kohës së ndaluar përtej tokës së rrudhur

Mbaroi Guri i kufirit s´është më

Rrasën e Zogut Muzat shqiptare e mbrojnë

Këtu ku rri unë,s´ka dritë asgjë shqiptare

Këtu edhe frika për vdekjen s´është shqiptare

O më falni s´jam si Ju

Ujë nga Rrasa e Zogut s´kam pirë

Muzat e Bjeshkëve të Nemura s´më kanë përkundur

Apo s´di s´di a kam të drejtë

Dashurinë për Ju e shkruaj në mërgim

Mos më ndërpritni i di të gjitha

Sonte një ushtimë shkrumb valë-valë zbret

Krisma armësh Vegimi s´më gënjen

Gurët në Koshare po thyejnë qafën

Shi të Rrasa e Zogut shi në Çiçavicë shi në Pashtrik

Gurët e varrit gurë kufiri u dridhën

U rrokullisën në kapërcell shekulli

Në humnerë as copat e ndërgjegjes Evropë

Dy krahët e një Torzo bashkohen

Tropoja pa mjegulla

Para agut në Pranverë

 

4.

Këtu gjithçka është kujtimi për Ju

Liria Rrasa e Zogut e kuqluar

Mbi barin e njomë të kësaj Pranvere fle

Por s´kam fuqi të bisedoj me Ju

Liria  fjala juaj e fundit  guri i kufirit

Bota s´bën sehir

Të degët e pishave të rrenjët Ahu hijemadh

Vashat ua lidhnin plagët e lotët e ngrohtë

Borën e Gjeravicës shkrin

Te pellgu i gjakut zogjtë s´i mbyllën dyert

Këngës tmeronte bajlozin e zi

Dielli ndërmjet Rrasës së Zogut nisi të dalë

Të ngrohë ftohtësinë në të dy anët

 

5.

Gjeravica beteja e re

Kohë shirash pranverore.

Heshtja shekullore shkëmbi Rrasa e Zogut

Kënga e trimit të plagosur jepkurajo

Ej moos u terhiqni Atdheunsërisht e pashë

Gjeravica  qëndron

 

Shi në Rrasën e Zogut para lindjes se diellit

Sa e ftohtë sa e ngrohtë kjo natë

Agimi e Salihu ranë për të jetuar

 

(Tiranë, prill 1999/Hamburg, maj  1999)

 

 

LIGJËRATË PËR LIRINË

 

Liria është diçka që as vetë njeriu s´di çka është

 

Është  diçka që s´mund ta duash

më shumë se sa të don ajo ty

 

Çfarëdo që të duash mund të thuash për te

se Liria është tokë që duron gjithçka

 

Vend ku mund të mbjellish lulën,

lulëtherren edhe kaqen

 

Mbrenda Lirisë njeriu mund të bëj mëkate

nëpër kronikat e saja

 

Të gjithë mendojnë se Liria është jeta

është dashuria dhe krenaria

 

Por ky zbukurim na mashtron se Liria

s´ është diçka që hahet e, as që pihet...

 

Liria është diçka që as vet njeriu s´di çka është

 

Janar, 2013

 

 

ZJARRMI MALLI

 

Në brigjet e Elbes

Për ditë i grimcoj fjalët

Për ditë përtyp kujtimet

 

Natën kthehem nga kam ardhe

Ditën i lidh ëndrrat nyje

Hahem me vetveten

 

Njësoj në dimër e verë

Rënkimi i shpirtit

Rrjedh njësoj

 

Maje shtize gjuha dhe dashuria

N´treg shesim zjarmin e mallit

As më lirim s´ti blen kush

 

Atdheun e varim n´këngë

Më përralla i shkundim malet

lumenjtë e fushat i dridhim më fjalë

 

Po,

Çka marrim mbas vetes

Gënjeshtrën se kemi jetua

 

(Hamburg, 23.02.2012)

 

 

NATA NË BLACË

 

Veshi nata valadonin e murgut

numëroi varret pikë për pikë

 

Porta e mbyllur u plak

nga kollë e kavermave

 

Sa e gjatë nata mes arkivoleve

në maternitetin e Bllacës

 

( 30. 03. 99)

 

 

Këngët që marrin frymë

 

I.

Kohë për kohën zi, zi e që zien tym e flakë më drithërime

E gurët trokasin, ndoshta plasin nga gjaku nga krimi

Nga pluhuri e qelbi  nëpër rrugë që kundërmojnë

Të sëmurët i puthin me armë, kokë e plumb, plumb e kokë

Nëpër vdekje kapërcejnë ata që u vonuan dje e sot

Pranvera e hershme lëngon mortje, klithma të tjetërsuara

Të çara toke, përbuzje nga egërsirat plot urrejtje njerëzore

Gjithkah gjurma që psherëtinë aq egër, egërsira gjithkah le gjurma

Nëpër rrugë eci. Eci e ndalem. Ndalem para portës shkrumb

Tre a katër fëmijë të djegur ma mbyllin derën, derën ma mbyllin

S´ka dhoma të lira në këtë kohë zotëri, zotëri me kravatë të kuqe

Janë të mbushura me vdekje dhomat, edhe podrumet, edhe parlamentet

Nëpër rrugë, anës rrugës, nën hijen e gështenjave, te Pishat e Deçanit

Rrëzë Çiçavicës...

Avari ka, rrëmbime, vrasje, krisma çoroditëse. Ka varre

Ka hajdutë me tanke, me uniforma të xhelatëve. Ka kasapë

Të çmendurit i kanë lënë të lirë, të lirë t´shajnë, të lirë t´vrasin

Të dhunojnë të lirë, të dhunuarit n´shtëpi nuk kthehen kurrë

Shtatë brezave u lejohet të flasin për vdekjet, për vdekjen

E kohës fishkëllyese, për kafkat e përgjakura n´Evropë,

Ngado që shikoj njerëzit e mi dukën të gatshëm të vdesin

Pa dhembje, pa pikë loti, krenarë me këngën e tyre;

„Ah, Kosovë mos thuaj mbarova,

se djemtë Tu hala janë gjallë...“

 

II.

Eci rrugëve të qytetit Muze dhe shikoi Gjeravicën

Nga lagështi n´verë hithrat kanë ngritë Kokën

Shkëmbi i Qelisë digjet, digjet më qytetin n´lak

Nënat e plagosura te pragu i shtëpisë që digjet shpresojnë

Shpresojnë se këtu kanë ikur fajdexhinjtë, spiunët, tregtarët

Kanë ikur kasapët, vrastarët. Kanë ikur politikanët me drapër e çekan

Kanë ikur dhe na mbeten shtëpitë të ngjyrosura nga flaka

Kanë mbetur kafkat që flasin si dëshmi e njerëzimit

Ka kroje që shpërthejnë si shatërvan, ka këngë që marrin frymë

Ka lule të pranverës, ka duar të plasaritura

Që shpupurisin hirin e të vrarëve. I mbledhin eshtrat e djegur

Ka zogj që këndojnë, ka jetë që s´do të shuhet kurrë

Një fëmijë te pragu ulur sa bukur thërret -

O, ooo  Kthehuni more heji!

Një fëmijë plagët ia shëron Kullës, E ia nis jetës së re.



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora