E merkure, 24.04.2024, 02:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Bidesa telefonike...

E merkure, 20.11.2013, 08:59 PM


Mirësjellja jonë :

BISEDA TELEFONIKE ËSHTË NJË KULTURË NË VETI

Shkruan: Demir KRASNIQI

Në ditët e sotme , kur interneti dhe mjetet e komunikimit kanë arritur në piedestal,  mund të na bëjnë krenarë që jetojmë në fillim të mileniumit të XXI-të , nga se koha e komunikimit përmes letrave, ardhje – shkuarjen e të cilave duhej pritur  me muaj , tanimë i takon shekullit të kaluar !

Sot, kur edhe fëmijët parashkollorë  posedojnë telefona celularë , komunikojnë në mes veti, këmbejnë mesazhe me shokët dhe shoqet e veta , luajnë lojëra të ndryshme argëtuese dhe mësojnë shumëçka , është krenari e të arriturave teknologjike për të gjithë botën e civilizuar . Krenari është edhe çmimi i tyre modest , nga se po të kushtonin shumë shtrenjtë , atëherë rrallëkush do të mund të posedonte telefon celularë !

Por, krenari nuk është vetëm pasuria materiale , kur asaj i mungon kultura dhe edukata elementare njerëzore e qytetare !

Fatkeqësisht , tek ne shqiptarët ende mungon kultura e mirëfilltë e komunikimit përmes telefonave celularë !

Kur kihet parasysh kostoja e aparatit të telefonit celularë (i llojeve të ndryshme) dhe shpenzimet të cilat i paguajmë për bisedat që i zhvillojmë me njerëz të ndryshëm gjatë një muaji , na del një çmim bukur i shtrenjtë për kushtet ekonomike në të cilat jetojmë ne sot ! Por, asgjë nuk na kushton mirësjellja , edukata e shëndoshë dhe kultura e qytetëruar , me rastin kur komunikojmë me njerëzit tanë përmes telefonit !

Për të zhvilluar biseda telefonike , nuk kursejmë as para, as fjalë e shprehje , por kur është fjala për prezantimin e emrit dhe mbiemrit të personit që na thërret për bisedë në telefon , atëherë ky prezantim në të shumtën e rasteve na mungon ?!

Sot, kur kemi një numër të madh shokësh, dashamirësh, miqsh , kolegësh dhe familjarësh anë e kënd botës , bisedat telefonike janë shumë të ndërlikuara dhe telefon- marrësi , nuk e ka të lehtë që ta identifikojë numrin, apo zërin e telefon- thirrësit se kush është ai ?!

Kulturë , rend dhe rregull komunikimi është që telefon-thirrësi , që në fillim të bisedës telefonike të prezantohet me emër e mbiemër dhe pastaj të vazhdojë bisedën për aq sa ka nevojë , apo disponim !

Telefon – thirrësi , që e tejkalon këtë normë edukative dhe kulturore , përveç që në të shumtën e rasteve krijon huti dhe nervozizëm tek telefon – marrësi , ai shpeshherë di edhe të hidhërohet nga telefon – marrësi me motivacion se përse ky nuk po e njeh telefon – thirrësin dhe përse nuk po ia njeh zërin ?!

Madje , tek ne rrallë kush e vret mendjen se në cilat kohë mund të komunikohet me njerëz përmes telefonit ! Të tillët , nuk hezitojnë që t’i trazojnë njerëzit në kohë të pa kohë, sidomos gjatë orëve të vona të natës dhe atyre të para mëngjesit ?!

Sa për ilustrim të këtyre llojeve të telefonatave , ku mungon kultura e komunikimit mes njerëzve , po ua sjell vetëm njërin nga shembujt më eklatantë , i cili shpeshherë më ndodhë mua personalisht , gjatë bisedave me njerëzit të cilët më thërrasin në telefon kohë e pa kohë :

Telefonuesi : - Xërr! Xërr !

Unë: - Alo! Urdhëroni !

Telefonuesi : - Po çka po banë bre? A kaq herët ke fjet a?

Unë: - Jo, more jo ! Nuk kam fjetur, por më tregoni se kush jeni Ju dhe me kënd po bisedoj ?

Telefonuesi: - Qy, qy, qy, qy! Po , a nuk po më njeh a?!

Unë: - Jo, për besë !Nuk po të njoh !

Telefonuesi : - E po ,  pse nuk po më njeh ?!

Unë: - Po ,  nuk po të njoh, nga se nuk po të shoh !

Telefonuesi :- Qy, qy, qy, qy! Po, pse nuk po më sheh ?!...

Me kësi  dialogësh , humben gati 10 minuta , me ç’ rast , nervozizmi sa vjen e shtohet dhe po ashtu ngritët edhe tensioni i gjakut , deri në atë shkallë , sa të detyron që t’ia mbyllësh telefonin pa marrë para sysh se kush do të jetë ai !

Prandaj, për njerëzit e kulturuar dhe të qytetëruar nuk kushton asgjë një prezantim me emër e mbiemër që në fillim të bisedës telefonike , për të mos shkuar thirrja boshe dhe për të mos krijuar huti e nervëzime të panevojshme mes dy palëve që komunikojnë mes veti përmes telefonit !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora