E diele, 05.02.2023, 05:40 AM (GMT)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: Historiani dhe kutia e mbyllur

E marte, 19.11.2013, 07:40 PM


Historiani dhe kutia e mbyllur

Nga Gjon KEKA

Një misionari i thanë disa dijetarë në një kontinent të lashtë të cilët ishin të caktuar të shkruanin për fjalët dhe veprat e perandorit të tyre secili në përvojën personale njëri nga tjetri dhe të gjitha t'i hedhin në një kuti të mbyllur. Dhe vetëm pas vdekjes së perandorit letrat që ishin shkruar janë marrë jashtë,  për t'u përdorur,  si burime,  krahasime dhe biografi të paanshme,  i cili do t'i shërbente perandorve,  shtetarëve të tjerë që vijn si një libër mësimi,  kujtese,  fjalësh të urta,  subjekt i gjykimit,  i brezave dhe për të penguar devijimin nga rruga e gabuar kombin.  Sic shihet ky misionar na tregon përmes kësaj fabule pikëpamjen se si është shkruar historia,  përfitimet që kemi prej saj,  njohurit dhe tregimin e qartë të saj.

Duke parë këtë ne mund të analizojm një gjë tepër të rëndësishme në kohën e sotme,  se si është duke u përdor historia e kombit tonë,  a po nxjerrin historianët nga e njejta kuti e mbyllur fletët e historisë së kombit tonë dhe a po shkruhet ajo në mënyrë të paanshme dhe në shërbim si të brezave ashtu edhe të shtetarëve dhe kombit në përgjithësi.

Nuk ka dyshim se këtu ka shumë pyetje që mund të shtrohen,  por që do të fokusohem më tepër në trajtimin se si ne e përpunojm historinë,  burimet dhe faktet që nuk lejojn që duart ideologjike të prekin apo të tentojn për ta ndryshuar atë sipas qejfit dhe rrethanave të reja. Historia është nëna që i ushqen kombet dhe i ngulit memorien e përjetshme atyre në të gjitha kohërat e parasëgjithash,  ajo është bashkëshoqëruesja e brezave,  pa të brezat nuk mund ta njohin të kaluarën e etërve të tyre dhe as ta kuptojn dhe njohin rrugën drejt të ardhmes dhe qëllimit. Prandaj historia nuk duhet lejuar që të deformohet,   të fragmentarizohet apo të pësoi zbutje politike sipas shkallës së marrëdhënieve të grupeve,  klaneve dhe individëve me të tjerët.

Kështu shumë historian,  shkrimtar dhe dijetarë të ndryshëm janë marrë me historinë e popujve të ndryshëm,  kanë shkruar për ta,   dhe secili e ka parë dhe trajtuar atë sipas pikpamjes së tyre,  fakteve,  argumenteve që ata kanë dhënë dhe dokumenteve historike që kanë gjetur,  si dhe përvojës së tyre. Por ajo që na intereson ne këtu është se të gjitha këto të dhëna dhe burime që kanë mbledhur a kanë qenë të njejta si ato që në fakt kanë dal nga ajo kutia e mbyllur që është nënvizuar më lartë.  Historiani duhet domosdoshmërisht të i ndjek gjurmët,   të trokas në të gjitha dyert e arkivave,  bibliotekave etj,  më saktë të gjejë burimet dhe kështu ai jo vetëm se do të dal me të dhëna,  por edhe do të dal me një pasuri të madhe të ngjarjeve të panjohura dhe dokumenteve që sjellin dritë historisë së kombeve dhe popujve. Baza e historisë së kombeve është gjithashtu edhe baza e tregimit të tyre . Historiani rrëfen,  historiani zbulon frymën e kohës,  momentet e mëdha,  historiani parasëgjithash duhet ta gjej dhe kuptoj motorin e historisë së një kombi. Vetëm kështu historiani sjell të vërtetën në tryezë,  sjell gjurmët,   të dhënat,  aktet dhe përvojën historike të atij kombi.

Jo rastësisht shkrimtari dhe filozofi i njohur Ciceron shkruante kështu mbi konceptin e historisë,  mezashin dhe kuptimplotësin e saj duke nënvizuar se,  ”Historia testis temporum,  lux veritatis,  vita memoriae,  magistra vitae,   nuntia vetustatis.

Burimi i përvojës është historia,   prandaj kombet duhet të masin të ardhmen nga e kaluara,  një marrëdhënie e tillë e një populli me të kaluarën e tij është një marrëdhënie që nuk do t'i lë ata në të tashmen të devijojn apo të futen në gabime,  por do t'i lidh në një marrëdhënie të fuqishme me të ardhmen,  me qëllimin. Pikëirisht edhe populli ynë shqiptar ashtu si e ka pasur më parë duhet të vazhdojë ta ketë edhe tani këtë përvoj në veten e tij,   marrëdhënien me të kaluarën e tij për të parë më qartë dhe me vizion drejt të ardhmes. Sepse ka tendenca të shkeputjes nga kjo marrëdhënie,  nga kjo përvoj e tij e madhe,  dhe kjo po bëhet si nga “historian” të politikave ditore,  ashtu edhe individ dhe klane politike e ideologjike.

Përndryshe nëse historia preket nga duar të tilla me tendenca për ta thyer këtë marrëdhënie dhe përvoj atëherë ajo duket të paktën e padobishme për popullin,  por një mjet që i shërben vetëm politikës,  individëve dhe interesave të klaneve ideologjike. Pra nëse tentohet të preket historia nga duart ideologjike dhe politike atëherë kemi një shmangje nga e vërteta,  një tregimi pa burime dhe me efekte të errëta,  një deformim,  një histori gabimesh,  ngarkesash e marrëzish.

Megjithatë duke e ditur se e vërtëta na bënë të lirë të gjithëve,   atëherë asaj duhet t'ia hapim portat që të na ndricoj,  të na sjell dritën që të shohim në qartësinë e plotë. Prandaj edhe “historiani nuk mund të çlirojë veten nga problemi i së vërtetës”,   sado që nganjëherë ndihen të cliruar prej saj sidomos në raste të manipulimeve dhe të tendencave për ta shtrembëruar atë.

 Ata që e njohin historinë e kanë të njohur edhe një gjë se si p. sh.  Herodoti,   Livi,   Taciti e shumë e shume të tjerë u fshikulluan shpesh pse e thanë të vërtetën,  ata e thanë të vërtetën sepse ajo i bënte të lirë.  Në lidhje me këtë po përmend një moto e cila më duket mjaftë domethënëse dhe më është bërë edhe mua pjesë e jetës sime dhe fushës në të cilën veproj,  se “Veritas vinum vitae”,   pra kjo duhet të jetë pjesë e rrëfimit të historianëve,   të vërtetës historike,  sepse vetëm kështu do të kuptojm thellësisht rrënjët e historisë dhe jetës së kombeve,  do të shohim se si dielli ngrihet lartë triumfalisht përball “historianëve”ideolog,  indivdëve klaneve politike dhe ideologjike,  injorancës,  marrëzive,  shtrembërimeve,  historisë kozemtike dhe gabimeve.

Megjithatë duhet të nënvizojë edhe një një gjë tjetër këtu tepër të rëndësishme se me shfaqjen e njeriut dhe kombeve është shfaqur edhe historia,  por djepi i rinisë së historisë ku ajo u zhvillua si fushë e rëndësishme shkencore ishte Gadishulli Ilirk rrespektivisht Epiri. Me fjalë tjera historia është një pasqyrë e përmbledhjes të së kaluarës . Prandaj në kuadër të kësaj janë përfshirë edhe histori të kombeve individuale,  që zakonisht themi histori kombëtare,   edhe kombi ynë shqiptar ka historinë e tij të pasur,   kohën e tij,   të kaluarën e tij,  pastaj ka historinë e edukimit,   të gjuhës,   të racës së tij,   kulturës së tij etj etj.

Por ashtu sic dihet që e gjithë historia e njerëzimit është kopsht i madh i botës që jetojmë,  i njohjes të së mirës(paqes dhe marrëdhënieve të mira në mes kombeve dhe popujve) dhe të keqes(konflikteve,  luftërave) në fushën e kombeve të kësaj bote,  dhe shpirti- jeta apo e mira e përbashkët e pavdekshme,  gjallëria e përgjithmonshme është si një parim krijues,  ringjallës të pemës në mes. Dhe nga kjo mund të potencoj se disa kombe kanë patur fatin të jenë pjesë e asaj peme me fryte të mëdha të pjekura dhe me pasardhës që ngjashëm si etërit e tyre kanë përqafuar rrënjët e kësaj peme të historisë së kombit të tyre duke mos bërë asnjë shkëputje asnjë ndarje,  asnjë devijim drejt pemës së pafrytshme,   të asaj që mbanë frytin e keq për ta dëmtuar dhe kalbur kombin nga brenda. Ndërsa disa kombe të tjera kanë patur fatin e tyre të jenë pjesë e asaj të keqes që kanë pasur një histori sëmundjeje,  një vdekje të brendshme,  pra nuk kanë qenë pjesë e asaj historisë së shëndosh,  pra të kombeve të pavdekshme nga brenda.

Kështu që nisur nga kjo mund të nënvizoj se pothuasje nuk ka kombe që nuk kanë patur herë pas herë gjatë historisë së tyre nevoj për shpëtim,  për ringjallje,  për dalje në dritën e tyre të natyrshme,  ndërsa,   tani tek kombi ynë kjo nuk është me vetëm nevoj,   por edhe domosdoshmëri.

Mund të thuhet se ka qenë i argumentuar përgjithësisht pohimi se “historia është mësuese e jetës” për të gjithë njerëzit,  për të gjithë kombet,  popujt etj.  Kjo tingëllon mjaft e bukur edhe tani,  edhe pse ky pohim ka mbet herë pas herë tek disa popuj dhe kombe e njerëz vetëm si një mendim i dëshiruar që tingëllon mjaftë bukur dhe realisht i faktuar,   për shkak se ata nuk kanë përjetuar ndriçimin e këtij mendimi brenda tyre .

Shpesh është injoruar ky mësim,   afërimi te pasqyra e historisë,  kjo për faktin se raca njerëzore në përgjithësi ka pritur herë pas herë orët e fundit për t'u ndircuar nga ky mendim,  për të shikuar veten në këtë pasqyrë,   por duhet thënë se i ka munguar njëkohëisht edhe dallueshmëria e kohëve,  dhe mbështetja në të vërtetën,  në sigurinë e tyre me vetëbesim. Duhet nënvizaur edhe një gjë se asnjëherë as politika dhe as feja si fuqitë brenda qenjes së shpirtit kombëtar të arbënorëve nuk kanë treguar se janë prova të vetme të mjeshtërisë së historisë së këtij kombi,  por edhe shpirti,  gjuha,   edukimi,   civilizimi dhe qenja në tëri ka treguar gjithmonë se vetëm nëpërmjet shembujve të panumërt të patriotizmit ajo ka treguar këtë nëpërmjet provave të fuqishme të ruajtjes së kësja qenje të lashtë kombëtare në kontinentin e lashtë europian. Vetëm flamuri i bashkimit i ka rrëzuar tërë armiqtë si ato të brendshëm ashtu edhe të jashtëm,  madje,  madje edhe qeveritë despotike,  diktatoriale dhe abuzuese me qenjen e popullit,   me fatin e tij dhe identitetin e parasëgjithash të ardhmen. Nga kjo është e rëndësishme që njerëzit,  popujt e kombet të mos mesin ende skllav të vetvetes,   po kështu të mos mbesin gjithnjë skllav edhe të kushteve.

Por,   megjithkëtë duhet ditur se Shqiptarët kanë ushqyer politikën e tyre edhe me atë të kohëve të vjetra traditave,   duke besuar fortë në “profecinë” e kombit në lidhje me madhështinë e tij të ardhshme dhe lavdinë e botës shqiptar,  patriotizmit,  dhe etërve sic ishin Aleksandri i Madh,   Pirro,   Gjergj Kastrioti etj. Por ata tani edhe pas shume shekujsh nuk kanë lëvizur të bëjnë më shumë se që kanë bërë paraardhësit.  Ata plotësojnë thënien në politikë se :"besimi pa vepra është i vdekur. "Ringjallja është përcaktues për hapat,  për levizjen e tyre,  për përmbushjen e parashikimeve të etërve,  vizionit të tyre etj.  është koha që të arrihet ky hap drejt transformimit,  drejt ringjalljes dhe rikthimit në familjen europiane si arbënor me identitet europian,  vetëm kështu mund përmbushet në tërësi parashikimi i tyre për një komb të gjallë,   me identitet të pastër kombëtar europian dhe i bashkuar edhe shpirtërisht me familjen e tij europiane.

Me pak fjalë një gjë është tanim e ditur se kombin arbënor e pret një e ardhme e madhe,  por vetëm pasi të fitoj liriën e brendshme,  pasi të ringjallet dhe kështu ai do të rikthehet me identitetin e tij të lashtë në familjen e përbashkët europiane. Për këtë na dëshmojn edhe sot historianët,  dhe tërë shkrimtarët që janë marrë me historinë e kombit tonë,   pra ata(historianët,   shkrimtarët dhe studiuesit e ndryshëm) vijnë me urtësin e tyre si gur të gjetur të diturisë dhe që na rrëfejn me kompetencë dhe ekspertizë se ne duhet të besojm por edhe ta bëjëm atë vepër se ardhmja e kombit arbënor është një e ardhme të cilën e kanë parë që në fillim etërit tanë,  por duke ecur në vizion dhe rrugën e tyre.

Nga kjo cdo historian duhet ta konsideroj veten shumë me fat në qoftë se ai ka pas mundësit e tij të mëdha të largimit të ferrave dhe gjembave që mbulojnë tokënë e historisë e cila është ende e pashfrytëzuar,   sepse ai kështu më pas do të jetë në gjendje të përgatisë një gamë të gjerë të kulturës së punës së tij dhe sigurisht që në fushën e tij do të jetë me duart më të shkathëta në punën sistematike dhe të nxjerrjes në dritë të dokumenteve,  fakteve dhe të dhënave të panjohura më parë. Ky është dhe parasëgjithash duhet të jetë gjithnjë qëllimi i një historiani të vërtetë; të zbuloj tokën e pashfrytëzuar të historisë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora