E enjte, 28.03.2024, 01:50 PM (GMT)

Kulturë

Endrra e Lauretes, te interpretoje ne kinemane shqiptare

E marte, 27.05.2008, 09:03 PM


Nga Anisa Ymeri

Jane jo pak yjet shqiptare qe po shkelqejne pertej oqeanit! Nje prej tyre eshte edhe aktorja Laureta Meci, e cila prej vitesh ka rrokur Hollivudin. Studiuesi Abaz Hoxha ne librin e tij "Shqiptaret ne kinematografine boterore" evidenton nder te tjera edhe fakte mbi jeten e kesaj aktoreje te re shqiptare, e cila, pas veshtiresive te medha, mundi te rroke boten e spektaklit. "Me origjine jam nga Zagoria dhe ne kemi ne gjak vendin tone. Kendojme me mall per cdo gje te bukur ne Shqiperi, i kendojme Zagorise se Cajupit", mesohet te jete shprehur Laureta Meci. Tani qe fama e saj mban vulen e Hollivudit, ka nje enderr te madhe aktorja shqiptare... Ne nje interviste per nje reviste shqiptare, pak kohe me pare, ajo tregon se "jam shume e predispozuar qe edhe kinemaja shqiptare te kete kontributin tim. Mendoj dhe deshiroj te mos mbetet shprese kjo deshire e imja".

Serialet e filmave "Stargate", "Battle Star Galactica" apo "Andromeda", jane vetem fillimet per nje vajze qe kerkonte te rrokte majat e Hollivudit.

Ndryshe nga brezi vjeter i aktoreve, qe linden pertej Shqiperie, pesha e vendit te saj te lindjes ka qene ne cdo hap me Laureten, pasi ne Kucove ajo jetoi edhe vitet e adoleshences. U largua nga Shqiperua drejt Athines vetem ne vitin 1995, por synimi i madh ishte Amerika, toka e premtuar per pjesen me te madhe te shqiptareve.

Arritjet e saj perkthehen ne sakrifica te medha! Ishte vitit 1998, kur emigroi drejt Amerikes. Mundi te regjistrohej ne nje prej shkollave me prestigjioze te aktrimit ne Manhatan, "Stella Adler", ku ka studiuar edhe aktori Robert De Niro.

Vajza bukuroshe s'mund te mos binte ne sy fill! Blicet e aparateve fotografike dhe industria e reklames ishte ajo qe e "gllaberoi" e para! U shnderrua me pak kohe si nje ikone e gjithe produkteve te flokeve ne gjithe Ameriken! E pas reklames, stacioni i saj i radhes ishte spektakli. Jane jo te pakta intervistat qe ka dhene pergjate ketyre koheve, nje pjese e mire te botuara ne faqen e saj zyrtare ne internet.

Ishte e skalitur jo pak kur nisi te shnderrohej edhe ne nje ikone te kinemase. Mirepo, per te mberritur deri te "caku", provat qe iu desh te kalonte ishin te shumta. Hoxha shkruan ne librin e tij se "iu dha mundesia te jepte prova ne filmin e saj te pare, "Shadow Kill". Roli i saj u nderua edhe me cmimin e pare ne nje festival filmi. Dhe kritika e media nisen te komentonin jo pak interpretimin e aktores se bukur shqiptare, qe nisi te shfaqej ne ekranin e madh amerikan. "Po mundohem te eci dhe te vazhdoj rrugen te cilen me kane lene te medhenjte e skenes dhe te ekranit te vendit tim, si i madhi Kadri Roshi dhe Sander Prosi, duke vazhduar te gjigantet e skenes evropiane dhe asaj boterore, si Aleksander Moisiu, Stan Dragoti, vellezerit Belushi e me radhe...", rrefehet ne nje interviste shqiptarja Meci.

Si cdokush teksa detyrohet te kujtoje fillimet, rrefen momentet teper te veshtira.

"Dergoja pothuajse cdo muaj CV dhe foto bardhezi dhe shkoja ne audicione te ndryshme, por shpeshhere nuk fitoja. Mundohesha te mos dekurajohesha dhe pas muajsh te tera perpjekjesh u zgjodha ne filmin fantastiko-shkencor "Shadow Kill"... Film i cili i dha shqiptares se bukur dhe te talentuar suksesin e merituar ne "token e premtuar", ne Hollivud qe eshte edhe endrra e cdo aktori.

Lidhja e saj me kinemane shqiptare

Laureta Meci eshte prej atyre shqiptareve qe eshte rritur me filmat "Made in Albania" dhe aktoret shqiptare. Ndaj edhe kur e pyesin per kinemane dhe aktoret shqiptare s'mund te mos ndjeje edhe ajo nostalgji. "Vij nga nje vend si Shqiperia, ku ke se per cfare te flasesh", rrefen ne nje interviste. Jane artistet shqiptare, aktoret e medhenj te gjurmet e te cileve ajo eshte munduar te eci. Mirepo, ndryshe nga ata qe krijuan personazhe te mrekullueshem ne kushte te nje sistemi krejt tjeter, ajo mundi te jete e famshme pertej vendit te saj. Aty ku eshte teper veshtire te depertosh, por nese ke talent dhe shume kembengulje, mund te arrish majat, dhe te shnderrohesh shpejt ne nje ikone te kinematografise boterore.

Albumi i paperfunduar

Studiuesi Abaz Hoxha tregon edhe per karrieren e saj si kengetare, a me mire per kete dashuri te saj te madhe, qe e ka bashkudhetare te jetes. Por kenga "Respect me" eshte me e famshmja e saj, e cila eshte shnderruar ne nje kenge te preferuar jo vetem per komunitetin shqiptar ne Amerike, por edhe per amerikanet. Madje, ka pasur perhere ne mendje te kete nje album te sajin, por hezitimi ka bere te mos shohe driten e tregut muzikor. Ndersa mbetet perhere nje prej atyre ndjekeseve te flakta te publikimeve te reja te kengetareve shqiptare. Madje, kengetaret shqiptare qe kendojne edhe ne Nju-Jork i ndjek edhe live ne sallat ku ata japin koncerte. Duke qene keshtu perhere e pranishme ne zhvillimet me te fundit te muzikes shqiptare.

Disa prej filmave te Laureta Mecit

"Shadow Kill"
"Stargate"
"Battle Star Galactica"
"Andromeda" etj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora