E premte, 19.04.2024, 01:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Tahir Bezhani

E marte, 19.11.2013, 08:22 PM


Tahir Bezhani

 

NEVERITJE

 

Një trokitje nate pa ndarë

Më nxjerr rrugëve të përgjumura

Shëtis boshësive pa cak

Pamje  të mykura

Me zënë frymën

Zjarrmia niset damarëve

Unë këpus pullat e këmishës

Në heshtje grimcoj thonjtë e dorës

Pa dashje pështyjë

Djathtas e majtas,

Plot neveri,

Kaloj nga rruga në rrugë

Kudo postier të ngjeshur mureve

Ne vrapim postesh...

Varfëria prapë plagë e kohës

 

Heshtja ilaç shërimi

I shpirtit në vuajtje

Rrugëve pa fund.

 

Gjakovë, 31.10.2013

 

 

DHIMBJA NXERR LOTIN

 

Mos më qortoni

Kur  shihni lotin që rrjedhë

Gjollës së rrjepur

Malli e dhimbja

Vallëzim kohe

Flaka nuk  pyet

Gacat mbuluar   me hi

Zbrazë dufin

E  viteve të shkuara

Malli nxjerr lotin

Mos gjykoni askënd

Peshën e dhimbjes pa shijuar....

 

G j a k o v ë, Tetor 2013

 

 

LOTIM I DJEGUR

 

Kalova korridoret e zbehta

Me qeshje te mbytur shtrënguar

Takova fytyrën në pasqyrë

Nuk e njoha hijen time

Ndeshje në prag terri

Flokë të shprishura në gërhanë

Pata frikë siluetës në dridhje

Eshtnaja  buzëqeshte hijshëm

Nga bukuri e dhimbjes

Djegur hijeve mashtruese

E durimi gërgëlatke gjymtyrëve

Sa ishte lodhur dhimbja me mua

Durimi zgërdhihej tinëz

Në pusin e zi të natës

Si fëmijë i gëzohesha ditës së re

Kishte ikur një natë me protesta.....

 

Gjakove, 08.11.2013

 

 

NUK DI  PSE

 

Nuk e di  pse

Sa herë moti dalldiset

Më tretet gjumi

Kur rrebeshet turren zemrës

Në lëmshin e jetës mbështjellë

 

Sytë

Pa dashje lotojnë

Përplasje pa nda

As në tokë,

As në qiell

Sa herë qiellit bubullin

Tmerr i buzëqeshur

Fërkohet trupit tim

 

As vet nuk e dijë se pse

Me vijnë qeshje të mbytura në vajë...

 

Gjakove, 20.10.2013



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora