E merkure, 24.04.2024, 01:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Entela Binjaku: Greta Xhanaj - ''Endërr që zgjon''

E hene, 18.11.2013, 09:03 PM


Nga fjala përshëndetëse në promovimin e librit me poezi “ Endërr që zgjon” të autores Greta Xhanaj.

Nga Entela Binjaku

Të dashur miq,

Do të filloja me një falënderim për Gretën e cila më ftoi të jem pjesë e këtij emocioni në këtë ditë me rëndësi për të.

Falënderoj  botuesen Irena Toçi  e cila materializoi në një vëllim me poezi botën shpirtërore të Gretës, ndjesitë e saj femërore dhe artistike.  Kjo nismë  flet edhe për mbështetjen që  shtëpia botuese “Teona”, ju jep krijuesve të rinj të cilët, për t’u afirmuar,  kanë  kanë një rrugë të gjatë përpara.

Jam e keqardhur që panairi I librit është në ditën e fundit të tij, sepse për të gjithë ne që e duam librin ky mjedis në  këto ditë,  merr jetë dhe shndërrohet në një shtëpi të madhe festive dhe përurime të kësaj natyre  e shndërrojnë në një qendër  edhe më të dashur.

Unë nuk jam vetëm një “fan” e poezive të Gretës por e njoh Gretën që kur ajo ka qenë studentja ime 6 vjet më parë.

Përpjekje poetike tek të rinjtë gjejmë shumë, për aq sa poezi krijohen mendoj se ne shqiptarët jemi popull krijues, por për fat të keq njëkohësisht me krijuesit ka dhe kaq shumë grafomanë sa me “krijimet” e tyre,  hyjnë e  ju rrëmbejnë padrejtësisht “territorin” e vëmendjes sonë atyre që e duan dhe japin realisht  për krijimtarinë e mirë artistike.

Tek Greta janë ndërthurur  tek një e vetme në krijimtarinë e saj  poetike,  ndjeshmëria artistike dhe humanizmi si një nga vlerat që promovon fusha e saj e studimit- mjekësia.

Ky vëllim ka 65 poezi dhe është i ndërtuar në 92 faqe. Mendoj se Greta u nis për këtë ftesë nga një status imi në fb. ku ngrija shqetësimin për rrezikun e humbjes së lidhjes me poezinë, tek shqiptarët që lexojnë pak.

Për këtë  zgjodha të sjell këtu për ju një nga poezitë e saj.

Nuk dalloj për art interpretimi, por do të mundohem të jap më të mirën e asaj që di mbi leximin  e  një poezie.

….Acar në shpirt,

kudo zbrazëti,

njeriu harroi të shpresojë,

harroi kjo botë, harroi,

të buzëqeshë, të falë, të dojë!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora