Kulturë
Cikël poetik nga Tini Qerragjija
E hene, 18.11.2013, 07:42 PM
Tini
Qerragjija, e lindur më 1 shtator 1974, në djepin e kulturës shqiptare, në Shkodër.
Ka mbaruar gjimnazin në Shkodër dhe ka studjuar e mbaruar me sukses të plotë, mësuesinë,
në Universitetin Luigj Gurakuqi. Meqë në rrethanat tona të tmerrshme të korrupcionit,
s‘kishte mundësi të punësohej në profesionin e saj të shenjtë, tre vjet më parë,
Tini u detyrua t’ia mësyejë mërgimit dhe u bashkua me familjen e saj, në Venedikun
e mrekullueshëm në Itali, ku edhe sot jeton e vepron.
Që në moshën
e hershme rinore, Tini kishte pasion leximin dhe filloi edhe të shkruajë. Qysh
kur ishte në bankat e gjimnazit, filloi të shkruajë në revistën e shkollës dhe
atë të kishës, afër shtëpisë së saj. Që në poezitë e para të Saj, vërehej
rrezatimi i një ylli të këndshëm artistik, në Shkodër po vezullonte edhe një yll
i ri poetik. Është shumë normale dhe e arsyeshme të presim një poete të denjë nga
Tini, sepse bota e saj është ndryshe nga moshataret e saj. Për atë parësore
ishin librat dhe autorët klasikë, si: Viktor Hygo, Kamy, Kafka, Gibran etj. Ndërsa
prej atyre shqiptar, më shumti i lexon Ismail Kadare-në, Dritëro Agolli-n,
Mimoza Ahmeti-n, e shumë të tjerë...
Tini ende
nuk ka botuar libër, por e ka gati në dorëshkrim dhe së shpejti do e kemi në duar
librin e saj të parë. Ka botuar në shumë revista dhe dritare interneti, në Shqipëri,
në Kosovë dhe në diasporë.
DENONCIM
Ai
gjurmon mbetjet e frymës,
Që kacavirren
mbi lëkurën e zhveshur
Nga
pikmentet surreale,
Të fateve,
Që thepisen
nën rrogoset
Plot ulërimë
grushtesh...
Aty ku
kufinjtë
Përpjesëtohen...
Pertej
halucinacioneve,
Duke
zberthyer....
Atë univers
të zbarkuar arenash,
Ku
zhigolot e shitur pushtetesh
Pjellin
mjerimet pa ngjyrë
të shpirtit...
Të atij
shpirti gri...
Që ende
gjurmon, mbetjet e frymës,
Pertej
kufinjve perverse, të mbijetesës...
BARIU
I paepur
Zvarritet
mbi atë fole të përfolur
Omegash
Ku
synimet lakmojnë
Lëvozhgat
ovale të tempujve
Që zgjojnë
Atë thirrje
zanafillash
Prej
vizioneve primitive
Të fyellit
Që rreshton
figurat analfabete
Të përlara
nga brymat kolektive
Të varfërisë
Duke u
luhatur në ato çengele vathash
Ku çastet
shumëzojnë numrat e varur
Kurrizesh
Ndërsa ti
I shtruar
piedestalesh
Plot hire
arritjesh
Feston përtej
lakimeve
Të tredhur
dënesjesh
Në ato
bankete interaktive
Ku vlerat
rrëshqasin mbi kupën
E përmbysur
të suksesit
Duke
plaqkitur shënjestrat
E çaluara
Mes turmës
të zbehur premtimesh
Në ato moçale
manifakturash
Ku vula
ushujzash
Shtrydhin
burimet e shqufurta
Kundërmuar
fryme
GJETHJA
Gjethja
një pikëlim e kryqëzuar
Ciklesh,
Përkëdhel
fundet e rrjedhshme
Të erës,
Mbi ato fëshfërima
të uritura
Fotonesh
Ajo
Një lamtumirë
e adhuruar
Liturgjike
E flijuar
në atë manastir
Fosilesh,
Rizgjon
filizat përtej
Lutjesh
Mbi ato
bulza të drujta
Folesh,
Që e nesërmja
i përqafon në ato
Auditore
të gjelbërta...
JETËS
Jeta,
një rrjedhë
e trashëguar formash,
lutet në ato
gravitete
devocionesh,
mes
dhimbjeve të lëçitura,
në banketet
e shpëtimit,
Ku
alternativat varen në kordonet
e
tejdukshme të iluzioneve,
Ku fajet
u shesin mirazheve
pasqyrimin
e vërtetësisë,
Ku uria
ngop bordelet,
duke
kafshuar simetritë e shpirtit;
Ku
gijotinat ngecin,
mbi idetë
e zbathura të përparimit,
Ku perëndorët
çiftëzohen
me
politikën e arnuar pushtetesh,
Ku
meritat mbarsen,
në mbështjella
vemjesh,
Ku
dashuritë binjakëzohen
me degëzimet
siamesë të çudive,
Ku faljet
internojnë të pafetë,
në ato
brigje monoteiste…
Aty, ku
hapat e
rritur shkallëzimesh,
ndalojnë pragjesh,
duke
mundur metamorfozat
abstrakte
të frikës…