E shtune, 20.04.2024, 02:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Drita Lushi

E hene, 18.11.2013, 08:59 PM


DRITA LUSHI

 

(L)OJNA VJESHTE

 

Cikël poetik

 

 

UNË DHE LIQENI

 

Unë kolovitesha në gëzim,

teksa flokët krihja

në pasqyrën e Liqenit tim.

E Ai qeshte…

Valëzat njëra-tjetrën shtynë,

të shihnin me kë lozte ati i tyre viteshumë.

Ai qeshte nga kërshëria e tyre, qeshte më shumë.

Ato se dinin, që ai prej kohesh më priste,

të prekja blunë e tij, veç unë.

S’di pse më ngjante aq shumë me syrin e bijës time,

kur qeshte,

s’di pse duke e prekur ,

ndieja  buzët e prillit, edhe asaj dit-vjeshte…

 

Disa pulëbardha përplasën pak më tutje krahët, me valëzime.

Ai qeshte dhe me to…

Flatrat e tyre pikturonin mbi ne vështrime.

Ishte e djelë…

Unë isha kaq pranë sht(r)atit të tij.

Ne Tokën time, dita lëvizi akrepat prapa me një or’.

Veç unë lëviza para drejt tij dhe…e vodha në vargjet e mij.

Ai  qeshte dhe kur “vidhej” kështu…

Ishte e dielë,fundtetor…

Fundtetor 2013

 

 

DU-ART

 

 “Nuk di se ç’kanë dashur gratë tek ty…”

  -të pyes unë, jo shpesh.

  Ti m’sheh, qesh dhe hesht…

 “Ndoshta kanë dashur sytë”-vazhdoj unë

  “Ndoshta dashuruar me zërin kanë qenë,

   shumë mund të kenë lakmuar zemrën,

   shumëçka mund të kenë dashur…

   (ha ha ha,por unë i kam pasur!)”

Ti qesh, (miraton me kokë) dhe pret, ç’do vazhdoj të them:

 

“Unë më shumë duart dua,

duart që ndërtojne ura ndjesishë,

që lidhin shpirtrat me fije eterike’

(edhe kur larg jemi).

Duart

që punojnë,

që shkruajnë,

që prekin,

që s’pushojnë

që s’heshtin.

Kaq pak,

dhe kaq shume dua:

(Të miat)duart e tua.”

 

Ti qesh përsëri, dhe tashmë … s’hesht…

 

Nëntor 2013

 

 

PO TA DIJE…

 

Ah, ta dish!

Sa qesha me ty, aq dhe mendova thellë në heshtje.

Fola, po më shume s’fola.

Ti thashë dhe dot s’ti thashë të gjitha.

Të pyeta, por më shumë s’munda të të pyes.

Më tringëlliu nga gëzimi, po aq më dhëmbi zemra.

Të desha, dhe prap të dua.

 

Parreshtur mendoj kur s’të kam pranë :

Si mund të shpëtosh nga dashuria vallë?

 

Ah, ta dish…

më mirë,

më mirë mos dij, po duaj.

 

Nëntor 2013

 

 

TI

 

Ti,me buzëqeshje t’kadifenjtë vesh ditët e mia,

e ndiej të çelem si pranverë në gji të vjeshtës.

(L)ojnat e mia, si  gjethe kan’ vesh’ të gjith’ pemët

e  viti më kot kërkon, të gjejë të gjith’ stinët. 

 

Tetor 2013

 

 

GJYSËM

 

Jam gjysma e ndjenjës, dhe puthjes

Jam gjysma e vështrimit, dhe buzës,

Jam gjysma e stinës, dhe vjeshtës,

Jam gjysma e shpirtit,dhe zemrës…

 

çdo  gjysëm tjetër, ti je.

 

Tetor 2013

 

 

Unë (s)e di

 

Unë e di, që pa rënë akoma gjethet e fundit të vjeshtës,

Ti do gdhendësh mbi hapat e mij mozaikë dashurie.

Unë e di, që në partiturën e rrugëve të panjohura,

Do shkruhen fjalë të pathëna,të një alfabeti që ka autorë, ty dhe mua.

Unë e di që kur kokën të mbështes në trup të Tetorit,

Ca fjale do përshpërisim në vesh ,deri në mbërritjen tënde.

Unë e di, që pa ardhur dimri,

Ti do kesh kopmozuar këngë të reja me fjalëbuzët e mia.

Unë (s)e di…

E ndiej…

 

Tetor 2013

 

 

As Ne…

 

As ditë as natë.

Mu(z)g.

 

As orët, u bënë minuta

As minutat s’u puthën në orë.

 

(Mos)Kohë…

 

As dielli lindi  yje,

As yjet s’u ngjizën në diell.

 

(Tis)Gri

 

Veriu qëndroi aty.

E jugu ( s)lëvizi qerpik.

 

Dhe ne…

Shpinëkthyer …

Ngujuar në pole…

 

Tetor 2013

 

 

TË DUASH NJË GRUA

 

S’është lehtë të duash një grua,

Ti falësh fjalë sysh e puthjesh,

Ledha hëne, kometash, e diej ti ulësh në duar.

 

Duhet të dish të duash një grua.

Të marrësh një oaz mes shkretëtire,

Nje oaz që kalt’ron(veç për ty) tokë dashurie.

 

Duhet guxim të duash një grua.

Te gjesh rrugë e shtigje(të pashkelura)

që të pushosh t’artat brigje.

 

Duhet të dish të mbash një grua,

pasi zemrën të ka vënë në duar,

Sepse thyhet kaq shpejt, nga brishtësia.

 

Duhet të dish të mbash një grua

Më shumë se të, dashurinë e saj.

Duhet të dish, të dish pra…!

 

Vjeshtë 2013



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora