E shtune, 20.04.2024, 01:41 PM (GMT+1)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Kunavia (VIII)

E diele, 17.11.2013, 08:18 PM


KUNAVIA – 8

Ipeshkëvët e Dioqezës të Kunavisë në shekullin XV

- Gjatë pushtimit turk, në dioqezen e Kunavise filloj të pakesohej numëri i klerikeve, madje u bë i pamjaftueshëm në raport me territorin dhe numrin e popullsisë te kesaj treve te gjere. Shume prifterinje dhe murgjer te urdherave Benediktin dhe Domenikan i braktisen kishat dhe manastiret, por ne vendin e tyre shkuan françeskanet, te cilet u bene shume aktivë, duke e mbajtur te gjalle besimin katolik nder malesoret dhe duke organizuar rezistencen kunder pushtuesit otoman-

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Në një periudhë të gjatë kohe, duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit XIV dhe ne dy dekadat e para te shekullit XV, dioqeza e Kunavisë u drejtua nga ipeshkev te urdherit françeskan.

Pasi u largua Imzot Benigno OFM, ne krye te ipeshkevise te Kunavise, Papa Gregori XII emeroj nje tjeter françeskan, murgun Martinus OFM.

Imzot Martini OFM, e drejtoj dioqezen tone nga 2 janari i viti 1410, deri me 19 gusht 1419. Nuk dihet ne se ishte albanez, apo italian, por dihet se ishte murg i urdherit françeskan te kapuçineve. Imzot Martini e drejtoj per 10 vjet ipeshkevine e Kunavise dhe ne nje periudhe, kur populli i kesaj treve u perball me situata shume te veshtira. Pasi luftuan kunder pushtuesve serbe dhe i rezistuan me sakrifica presionit te kishes ortodokse serbe, ne vitin 1415 Kunavia u pushtua nga turqit.

Prej kohesh ushtria turke ishte shfaqur ne portat e principatave albaneze. Pasi thyen koalicionin e princerve albaneze ne betejen e Savres (shtator 1385) dhe koalicionin ballkanik ne betejen e Fushe Kosove ne 1389 dhe koalicionin e princerve epiriot me 1399 ne Morè, turqit e pushtuan pothuajse te gjitha Albanine, perjashto Durresin, Shkodren dhe Lezhen, qe vazhdonin te mbeteshin zoterime te Venedikut. Ne vitin 1415, ushtria e Sulltan Mehmetit I, i mori Topiajve, Matin, Kunavine, Krujen, Çermeniken, Skampen. Po ate vit turqit pushtuan Dibren. Ne 1417 turqit i moren Beratin e Teodor Muzakes, Vloren e Rugina Balshes e me pas Kaninen. Ne vitin 1418 hordhite turke moren Janinen, Arten dhe me pas Gjirokastren e Zenebishteve.

Pushtimi turk 5 shekullor, ka qene nje nder fatkeqesite me te medha ne historine e popullit tone. Ato vite roberie jane shekuj erresire dhe regresi te Albanise. Ju rikujtoj se ne shekullin e XIV, albanezet i karakterizonte shpirti dhe kultura europiane dhe formimi intelektual i njejte me ate te qyteterimit perendimor. Ne progresin dhe zhvillimin social e kulturor te albanezeve, ndikoj dhe katolicizmi, i cili ne shekujt XII – XV, ishte masiv e i konsoliduar ne trojet e banuara nga albanezet.

Sipas misionarit At Fulvio Kordinjano, “Në Albania katolicizm ndihet, praktikohet dhe jetohet ne perputhje me disa doke tradicionale dhe norma jetese, të cilat kanë rregulluar deri tani gjithë sistemin e familjes dhe te shoqërise, ne raportet kulturore dhe politiko-ekonomike të këtij populli”. Më tej At Kordinjano shkruan: “Katolicizmi albanez mbart me vete vulën e kultures perëndi-more... Katolicizmi nuk i u shmang karakterizimit të fortë, të krijuar nga rrënjosja e besimit në popull, që ishte krenar për traditat e veta kulturore dhe për karakterin e vet etnik. Nga kjo vjen formimi i një katolicizmi, që do të ishte mirë të përkufizohej si latino-albanez”.

Hordhite barbare turke kryen nje invazion brutal ushtarak, politik, administrativ dhe fetar, qe e nderpreu progresin dhe ritmet e zhvillimeve sociale, kulturore dhe ekonomike te principatave albaneze. Per te mbajtur nen zgjedhe popullin tone, pushtuesit turq kryen maskra masive, kryen gjenocidin e albanezeve. Gjate ketyre luftimeve, turqit shkateruan keshtjella, qytete e fshatra, disa prej te cilave u çpopulluan, ne te tjerat popullata u pakesua dhe u verferua.

Malesoret e Kunavise i rezistuan me heroizem sulmeve te ushtrise turke, por me se fundi u thyen.

Luftimet e malesoreve te Kunavise kunder turqeve ruhen ne memorien historike te popullit te kesaj treve, por per fat te keq, aspak, ose shume pak permenden ne tekstet e historise.

Nje nder ngjarjet me dramatike, qe ka mbetur e pashlyer ne kujtesen popullore dhe kujtohet deri ne ditet tona, eshte flijimi i qindrave grave dhe vajzave te Kunavise, te cilat me ne krye fisniken Marta, per t’i shpetuar persekutimeve dhe roberimit, per te mos rene ne duart e ushtareve turq, u hodhen ne humneren e Shkembit te Kuq te fshatit Gjon. Para se te kryenin vetesakrifikimin, grate e mbetura te veja (burrat ishin vrare ne lufte kunder turqeve) dhe vajzat e bukura te Kunavise, u mblodhen ne Katedralen e Shen Gjon Pagezorit dhe pas meshes me Imzot Martinin, hypen mbi Shkambin e Kuq e u hodhen ne gremine, duke kryer nje akt te larte vetemartirizimi. Per te nderuar kete veper heroik te grave e vajzave te Kunavise, shkembin ku u flijuan grate dhe çikat, malesoret e kane konsideruar vend te shenjte dhe qe nga ajo kohe e quajne Shkembi i Vajzave.

Ne keto rrethana, ndonese mbeti i izoluar në male me malesorët e tij dhe i lënë në mëshirën e fatit perballe reprazaljeve te ushtrise ottomane, Imzot Martini nuk u perkul, por se bashku me bujaret vendas dhe me prifterinjt e murgjerit e Kunavise, u vune ne krye te rezistences popullore antiturke. Ne trojet e Kunavise jane zhvilluar luftime te ashpra, si ne Fushe Bulqize, ne Gjon, ne Luginen e Valit, ne Shen Gjergj, ne Mollagjesh, ne Pervall, ne Stebleve etj, madje ne keto troje ndodhen disa toponime, qe evokojne pikerisht beteja si p.sh Qafa e Prites, Lugu i Asqerit, Qafa e Benes etj.

Gjate pushtimit turk, ne dioqezen e Kunavise filloj te pakesohej numëri i klerikeve, madje u bë i pamjaftueshëm në raport me territorin dhe numrin e popullsisë te kesaj treve te gjere. Shume prifterinje dhe murgjer te urdherave Benediktin dhe Domenikan i braktisen kishat dhe manastiret, por ne vendin e tyre shkuan françeskanet, te cilet u bene shume aktivë, duke e mbajtur te gjalle besimin katolik nder malesoret dhe duke organizuar rezistencen kunder pushtuesit otoman. Kete fakt historik e kane theksuar shume historiane nder te cilet L. Thallòczy shkruan: “Françeskanët ishin e vetmja rezervë e perëndimit, që qëndroj në Albania dhe kur interesat e Europës për këto vise u shterën krejtesisht”.

Imzot Martini e drejtoj dioqezen e Kunavise, ne periudhe te veshtire. Ai vazhdoj te ishte ipeshkev deri me 19 gusht 1419, por nuk dihet ne se vdiq nga mosha, apo e vrane turqit, pasi ne keto vite, barbaret turq vrane disa nga ipeshkevet, qe ishin ne krye te rezistences antiturke.

Ne kete kohe hordhite turke filluan persekutimet dhe vrasjet e klerikeve, por dhe shkaterruan kisha e manastire, qe nuk mund te rimekembeshin, si për shkak të represionit politik e antikatolicizmit te administrates turke, por dhe të varfërisë se thelle ekonomike, qe kishte perfshire malesoret e ketyre trojeve. Nga 23 famulli, qe kishte pas dioqeza e Kunavise ne shekullin e XIV, ne fund te shekullit XV e fillimin e shekullit te XVI kishin mbetur vetem 7 famulli me pak prifterinj e murgj.

Imzot Prokulo di Lippays. Ishte murg domenikan, qe u emerua ne vendin e Imzot Martini, si rezulton ne aktet kuvendore te Propogandes Fide te dates 13 janar 1420, ku Prokulo di Lippays permendet ipeshkev i Kunavise.

Mungojne te dhenat per kete ipeshkev, madje At J. Koleti shkruan se, e identifikoj ImzotProkulo, ne bulen e dates 18 shkurt 1420 te Papa Martini i V, kur emeroj ipeshkev Proganon, ku shkruhet se zevenesoj imzot Prokulo Lipays , murg i urdherit Domenikan, qe kish vdekur ne janar te vitit 1420: “Ecclesia. S. Demetrii Canovien. in Albania vacan, per mortem de persona F. Proculi de Lippays, Ord. Pred...”

Imzot Prokulo Lippays bente pjese ne Urdherin Domenikan te Predikatoreve dhe e ka drejtuar dioqezen e Kunavia, per kohe shume te shkurter, nga shtatori 1419, deri ne janar te vitit 1420, kur vdiq dhe u varros ne Kunavia.

Imzot Progano. Ne vendin vakant te Imzot Prokulo, Papa Martini V, me 18 shkurt 1420, emeroj Imzot Progano, i cili ishte rektor i katedrales te Kunavise dhe e drejtoj dioqezen, nga viti 1420 deri ne vitin 1432. Krahas emerit te ipeshkevit, At J. Koleti na jep dhe nje informacion te rendesishem, qe po e prezanttoj ne eorigjinal:

Pra rezulton se Katedralja e Kunavise, ne aktet koncistoriale te Propogandes Fide, ne antikitet kishte emerin e Shen Demetrii, ndersa aktualisht shkruan Koleti: “eshte konsakruar me emerin e Shen Gjon Pagezori, por nuk dihet ne cilin kohe e ndryshoj emerin - sed nomine S. Demetrii antiquitus ornatam fuisse indicant acta; nec constat, quo tempore haec mutatio contigerit”.

Ky informacion eshte me shume i rendesishem dhe me interes te analizohet e te diskutohet.

Pra, informohemi se Katedralia e Kunavise, ne antikitet ishte e konsakruar me emerin e Shen Demetrii (Shen Dhimitri, Shen Mitri). At J. Koleti ne “Illirici sacri”, dhe K. Eubel ne “Hierarchia Catholica”, si dhe shume historiane te tjere, percaktojne ekzistencen e kishave dhe te dioqezes se Kunavise qe ne shekullin e IV, e cila funksiononte se bashku me disa kisha te tjera paleokristiane ne Iliri e ne veçanti ne Epirus Novo.

Kristianizmi ne Iliri u perhap me apostolin Pal (shekulli I pas Krishtit), por per shume kohe banoret, qe perqafuan krishterimin, mblidheshin fshehurazi ne shtepi private, te quajturat domus ecclesiae (shtepia e komunitetit) dhe vetem pas vitit 313 (pas Krishtit), kur me Ediktin e Milanos, perandori Kostantini I, ligjeroj lirine e kultit dhe shpalli krishterimin fè zyrtare, atehere filluan te ndertoheshin kishat e para, si Shen Maria ne Durres, Shen Mikeli ne Arapaj (Durres), Shen Pali ne Kabash te Pukes, Shen Maria ne Brarr te Tiranes, Shen Dhimitri ne Kunavi, Shen Maria ne Kruje dhe ne Tomadea etj. te cilat u pasuan nga shume kisha te tjera, sidomos ne antikitetin e voneshme (shekujt IV – VI pas Krishtit), si kishat e Tivarit, Ulqinit, Ohrit, Linit, Bylisit, Beratit, Apollonise, Butrintit etj, te cilat me pas u organizuan ne ipeshkevi dhe ne dioqeza shufragane.

Deri ne shekullin e XI kishat e Kunavise ishin te ritit ortodoks, ne varesi te Metropilise te Durresit.

At Jakopo Koleti, tregon se katedralia e Kunavise ne zanafillë ishte konsakruar me emerin e Shen Demetrii (Shen Dhimitri - Shen Mitri). Kjo e dhene eshte shume bindese, pasi dihet se shumica e kishave paleokristiane ne trojet tona moren emerat e apostujve, ose te dishepujve te Krishtit. Duke e pranuar kete fakt, shtrohet pyetja, cili Shen Dhimiter ishte shenjetori, qe i dha emerin katedrales se Kunavise, pasi njihen se paku 8 shenjetore me te njejtin emer?

Katedralia e Kunavise u konsakrua ne shekullin e IV e ne kete periudhe te antikitetit te hershem kemi vetem tre shenjetorë me emerin Demetri, ndersa te tjeret jane te mesjetes se vonsheme.

Shenjetori i pare me emrin Demetri ishte bashkekohes dhe dishepulli i Krishtit, pra ka jetuar dhe eshte marterizuar ne shekullin e I pas Krishtit. Sipas “Martyrologium Romanum”, qe i referohet ungjilleve, rezulton se Shen Demetri e Shen Biaxhio, dy dishepuj te Krishtit, shoqeruan Shen Maria Salome (nena e apostujve Xhiakomo e Xhiovani), ne udhetimet per perhapjen e fese se re kristiane.

Maria Salome, bashke me Marien - nenen e Krishtit dhe Maria Magdalena (tre Mariat), ishin te pranishme kur romaket e kryqezuan Krishtin. Maria Salome kreu ritet mortore per Krishtin “e vdekur”, e mbeshtolli me qefin dhe i a lyu trupin me “mirra – vaj aromatik”. Maria Salome, me dy Mariat e tjera, i njoftuan popullit ringjalljen e Krishtit ne mengjezin e dites se pare te Pashkes.

Pas vdekjes se Krishtit, apostujt dhe dishepujt e tij, u shperndane neper bote per te perhapur krishterimin ne popujt pagane. Ne nje nder keto misione apostolike, tre dishepujt Maria Salome, Demetri dhe Biaxhio zbarkuan ne Itali e pas nje udhetimi mundues arriten ne komunen e Veroli, ku Maria Salome bujti ne shtepine e nje fshatari per te pushuar, ndersa Demetrio dhe Biaxhio hyne ne qytet, ku u martirizuan nga banoret paganë. Maria Salome, vdiq po ne Veroli 6 muaj me vone. aria Salome, Demetri e Biaxhio jane nder martiret e pare, qe u shpallen shenjetore te krishterimit. Ne antikitetin e hershem, disa kisha paleokristiane ne Siri, Palestina, Egjypt, Itali, Iliri, Dalmaci, Greqi, Azi e Vogel etj, u konsakruan me emerin Shen Demetri e nder ato dhe katedralia e Kunavise.

Nje argument se kisha e Kunavise fillimisht mbante emerin e Shen Dhimitrit, eshte dhe toponimi Shkembi i Shemitrit, qe ngrihet para sheshit, ku dikur ishte kisha e Shen Mitrit. Tponimet me emer shenjetori, ishin te shpeshta ne trojet e banuara nga iliro - albanezet, si rezulton dhe ne shume treva. Pra shkembit imponent, qe lartesohet perballe katedrales te Shen Mitrit, malesoret i dhane emrin e shenjtit te katedrales.

Shen Mitri nderohej nga malesoret e Kunavise, te cilet festonin diten e Shmitrit, si dita qe shenonte fillimin e dimrit. Dita e Shmitrit dhe dita e Shen Gjergjit, ne traditen tone popullore konsiderohen si dy ditët e mezit të vitit (ditët epagomenale), pasi dita e Shengjergjit shenon fillimin e veres. Keto dy festa fetare-popullore, kremtohen dhe nga banoret e besimit mysliman.

Fakti qe malesoret e Kunavise e festojne diten e Shen Mitrit ne 29 nentor, tregon se lidhet me Shen Demetrin dishepull i Krishtit dhe martiri i shekullit I, ne ndryshim nga festa e shenjetoreve te tjere, si dita e Shen Demetrit te Aleksandrise, qe kremtohet me 10 nentor, bashke me 22 martiret e tjere dhe dita e Shen Demetrit te Selanikut, qe kremtohet ne muajin tetor.

Ne diten e Shmitrit, malesoret e Kunavise zbrisnin bagetine nga bjeshket dhe thernin cjapin me te mire per ta ba pasterma, qe do te perdorej su ushqim gjate dimrit. Ne diten e Shmitrit, malesoret kryenin dhe nje rit pagan, ndiznin dege pishe ne oborrin e shtepise,”per te trembur ujqerit, qe te mos i demtonin bagetine”.

Per sa i perket Shen Demetrit te Selanikut - megamartiri, shume studiues e kane vene ne dyshim ekzistencen e tij. Thuhet se u martirizua ne vitin 306 e u shpall shenjetore 175 vjet pas martirizimit, pra u bë i njohur nder te krishteret pas vitit 481, ndersa Katedrialia e Kunavise ishte e ngritur se paku nje shekull me parë. Agiografia tradicionale tregon se Shen Demetri i Selanikut ishte dhjakon ne kohen e persekutimeve te krishtereve nga Perandori Romak Diokleciani, ndersa histroiane te tjere insistojne se u persekutua ne kohen e perandorit Galerio. Ne traditen mesjetare thuhet se Demetri ishte ushtar romak, madje prokonsull, prandaj ne mesjeten e voneshme u adoptua si mbrojtesi i kryqezatave, se bashku me Shen Gjergjin.

Kulti i Shen Demetrii i Selanikut, u perhap nga kisha ortodokse, pas renies se Kostantinopojes, pra perjashtohet mundesia, qe katedralia e Kunavise te jete shenjteruar me emerin e ketij shenjetori. Ne “Illyrici Sacrii”, Koleti tregon se kisha paleokristiane e Kunavise, ne antikitet mbante emerin e Shen Dhimitri – Shen Mitri, çka ne menyre llogjike na shtron pyetjet: ne cilin vit dhe perse u nderrua emeri i Katedrales se Kunavise, pra ne cilen kohe i u dha emeri i Shen Gjon Pagezorit ?

Shkembi i Shemitrit (shigjeta e verdhe), qe lartesohet para sheshit ku dikur ishte katedralia e Shen Mitrit, e cila ne shekullin e XIV u konsakrua me emerin e Shen Gjon Pagezorit dhe Shkembi i Kuq, ku u flijuan qindra gra dhe vajza te Kunavise ne vitin 1415 (shigjeta e bardhe).

Sipas Acta Albaniae, rezulton se deri ne shekullin XII, dioqeza e Kunavise ishte nen jurdiksionin e kryeipeshkevit ortodoks te Durresit, per rrjedhoje ipeshkevet e kesaj dioqeze ishin te emeruar nga Patriarkana e Kostantinopojes e gjate gjithe kesaj kohe Katedralja mbante emerin e Shen Dhimitrit.

Pas shizmes perfundimtare te kishes ne vitin 1054, albanezet u ndane ne katolike dhe ortodokse, te paret ruajten lidhjen me Romen, te dytet kaluan ne varesi te Konstantinopojes. Varesia e kishave perputhej me ritet qe praktikonin - te paret ritin latin, te dytet ritin bizantin.

Ne shekujt XII - XV gjendja ndryshoj. Katolicizmi filloj te zgjerohet e te fuqizohet sidomos ne Shtetin e Arberit (1190 – 1255), ku bente pjese dhe treva e Kunavise. Dinastia e princërve të Arbrit ishte e ndikuar nga kultura feudale dhe nga kisha perëndimore. Princi Dhimitër Progoni u lidh me kishën katolike të Romës, madje i premtoj Papes Inoçenti III, konvertimin ne katolikë te familjes, te fisnikëve dhe të popullit te principates se tij. Me princin Dhimiter filloj kthesa, hapja dhe shtimi i kishave katolike ne trojet e Arberit dhe ne dioqezen e Kunavise.

Institucioni i pare katolik i Kunavise njihet Manastiri i Shen Trifonit, i konsakruar nga Papa Celestino III, me bulen e 18 prillit 1192, ndersa kishat dhe manastiret e tjera vazhdonin te ishin te ritit ortodoks. Ne shekullin XII, Kunavia ishte dioqeze dykishtare dhe katedralja mbante emerin e Shen Dhimitrit.

Shekulli i XIII, shenoj zhvillime te reja politike , shoqerore dhe fetare.

Ne vitet e Regnum Albaniae - Mbreteria Albaneze (1267 – 1373), me mbretin katolik Karli I Anzhù, katolicizmi u perhap e u konsolidua nder banoret e mbreterise albaneze, duke filluar ne veri nga Pulti, Puka, Trafandina (Miredita) e deri ne Oher, Himare e Kostur.

Mbreti Karli I, i preu lidhjet me Konstantinopojen dhe e konsolidoj lidhjen me Romen, por pa e ndryshuar ritin kishtar tradicional bizantin. Nuk ka diskutim se kjo kthese u krye nen trysnine e faktorit politik te anzhuineve katolikë, te cilet me perhapjen e katolicizmit, synonin te rikrijonin Perandorine Latine te Lindjes, ate qe ishte shembur ne vitin 1260.

Pas kesaj kthese te rendesishme, Metropolia Ortodokse e Durresit dhe dioqezat e saj, permenden per here te fundit ne vitin 1282, ne vepren e Mihal Paleologut Taktikon dhe me pas do te fshihen perfundimisht nga gjeografia kishtare ortodokse, sepse u kthyen ne ipeshkevi katolike si psh ipeshkevite e Tivarit, Drishtit, Pultit, Shkodres, Ulqinit, te cilat u lidhen me Seline e Shenjte ne Rome; ndersa te tjerat ruajten karakter dy kishtar si ipeshkevite e Krujes, Kunavise, Cernikes, Stefaniakes, Bendes, Dibres, Skampes, Ohrit, Himares.

Kthimin ne katolik te banoreve te Kunavise, e spjegon qarte Papa Inoçenti IV, ne letren e 8 gushtit 1250, derguar Urdherit Domenikan të Predikatorëve në Hungari, ku shkruan: "...... kujdesuni ne veçanti për Kunavinë, sepse atje disa peshkopë dhe shumë klerikë, jetojnë ende nën dominimin e grekëve, por duan sinqerisht ritin e kishës së shenjtë Romane” (dominimi i grek, ne kuptimin ortodokese, te ritit bizantin).

Ne disa dokumenta te rendesishme te shekujve XII – XIII, konkretisht ne vitet 1192 (bula e Papa Ceelestino II), viti 1210 (letra e Mihal Komneni), viti 1250 (letra e Papa Inocenti IV), 1282 (letra e Mihal Paleologut) etj, permendet dioqeza e Kunavise, por ne asnje prej tyre nuk rezulton emeri i katedrales, çka na ben te mendojme se vazhdonte te mbante emerin e Shen Dhimitrit.

Viti i sakte kur u ndryshua emeri ende nuk eshte percaktuar, por mund te hamendesohet duke analizuar situatat e kesaj periudhe. Dihet se ne vitin 1273, trojet arberore u tronditen nga nje termet shume i fuqishem, i cili shkaterroj qytetin e Durresit, madje qyteti pothuajse u çpopullua e banoret u bujten ne qyetin e Beratit, ku qendruan deri ne rindertimin e nje pjese te banesave. Ky termet i rende tronditi dhe trojet malore te Albanise qendrore, ku shkaktoj viktima te shumta e shembje banesash. Ky termet i fuqishem perfshiu dhe malesine e Kunavise, ku rrenoj shume banesa, shkaktoj viktima, si dhe demtoj kishat e manastiret, sidomos katedralen e Kunavise.

Keto dëme te renda, qe shkaktoj termeti i vitit 1273, shume te moshuar te Martaneshit (te lindur ne shekullin e XIX), tregonin se 600 vjet me parë, nje termet i fuqishem shkeputi nje faqe te madhe te shkembit te Shenmitrit, pjese te cilit u perplasen me muret e kishes e cila pesoj demtime te renda.

Natyrisht katedralia u rindertua dhe mendoj se pikerisht ne keto vite (1273 - 1280) e konsakruan me emerin e Shen Gjon Pagezorit. Ndryshimi i emerit te shenjetorit ka nje motiv bindes, sepse Shen Gjon Pagezori eshte shenjetori mbrojtes kunder fatkeqesive natyrore, si kunder termeteve dhe stuhive, por dhe i barijeve dhe i perpunueseve te leshit. Nderimi i Shen Gjon Pagezorit, ishte i preferuar nga malesoret e Kunavise, te cilet ishin kryesisht blegtore, pasi bujqesia zinte pak vend ne aktivitetin e tyre, sepse keto troje malore kane shume pak toke per kultivimin e drithrave.

Emeri i katedrales Shen Giovanni Battista (Shen Gjon Pagezori) permendet per here te pare në bulen e Papa Gjoni XXII, e 10 maj 1317, drejtuar Imzot Guljelm Montegrano, ipeshkëvi i Kunavise, ne Kryeipeshkevine e Durrësit te Regnum Albaniae. Nga kjo periudhe kohe e ne vazhdim, deri kur u shua dioqeza e Kunavise, katedralja mbajti emerin e Shen Gjon Pagezorit, si rezulton ne shume dokumenta, sidomos ne ato qe trajtojne emerimet e ipeshkeve te tjere ne vazhdim.

Pas vdekjes te Imzot Progano, Ipeshkev i Kunavise, u emerua Imzot Peregrino Blasi (Blazi).

Imzot Peregrino Blasii, u emerua ipeshkevi i Kunavia ne 13 qershor 1432, nga Papa Inoçenti VIII, por vendimi i emerimit arrijti nje vit e gjysem me vone. Kjo vonese, nuk e pengoj Imzot Peregrino te ushtronte funksionet e Ipeshkevit, sepse ai ishte rektor i Katedrales te Shen Gjon Pagezorit te Kunavise. Letra qe i komunikon emerimin ipeshkev te Imzot Peregrino asht e firmosur nga Kardinal Ursini (Cardinalis de Urisinis manupropria), sekretari i Propogandes Fide, i cili shkruan: “... duke pranuar lutjen tuaj, kete dite te merkure te 21 tetorit 1433 dhe pse ka kaluar afati i shtyrjes te bules te derguar, Zoti yne Papa, emeron te quajturin Peregrino ipeshkev te Kunavise dhe zoterinjt kardinala - quibus supplicibus annuens die Mercurii XII kal. Novembris a. III e 21 Octobre 1433, non obstante lapsus termini de bulis expendiendis, dominus noster iterum pronuntiavit dictum Peregrinum et dominisi cardinalibus”.



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora