E premte, 19.04.2024, 03:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Thani Naqo: Po qe se më ke fshirë nga kujtesa

E diele, 17.11.2013, 07:13 PM


Thani Naqo

 

PO QE SE TI MË KE FSHIRË NGA KUJTESA

 

Po qe se ti më ke fshirë nga kujtesa,

Gjer tani, kjo gjë, s'ka ndodhur me mua.

Më të bukur, se ç'ishe, të bëra me vjersha,

Më e bukura e ëndrrave të pa treguara.

 

Po qe se ti ma ke shurdhëruar hapin,

Hija ime ty s'të ndjek më nga pas.

Për hatrin tënd pa gjumë lashë fshatin,

Edhe qentë më donin e lihnin plot gas!

 

Po qe se ti ma ke harruar fytyrën,

Shikoje, në pëllëmbët e tua e ke.

Puthe, të përzjejmë për të fundit herë frymën,

Që unë mos plakem e ti të mbetesh e re.

 

Po qe se ti më ke fshirë vërtet nga kujtesa,

Edhe unë ty do të t' fshij pak e nga pak

Mos më shfaqesh më nëpër vjersha,

Në gjumë të thellë edhe qentë në fshat...

 

1978-2013



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora