Kulturë
Poezi nga Dumitru Ichim
E diele, 17.11.2013, 06:33 PM
Poezi rumune të shqipëruara
nga Baki Ymeri
DUMITRU ICHIM
(
GLOBALIZIM
(Globalizare)
Përmbi
varr kanë ngritur një kishë
përmbi
kishë kanë ngritur një sinagogë
përmbisinagogë
kanë ngritur një xhami
përmbi
xhami kanë ndërtuar një spital
përmbi
spital kanë ndrequr një mur
përmbi
murë kanë ndërtuar një rrugë.
Pastaj kështjella
i bëri murit kartiere:
kartierin
e krishterë, atë hebraik dhe atë mysliman
kartierin
e gjuhëve klasike atë latin dhe atë grek
kartierin
e kombeve, atë armen, rumun, shqiptar etj.
Epidemia
e mureve vazhdon
dhe krejt
popullatën e globit e kaploi panika
duke u
shpërndarë lajmi
se
faktikisht varri ishte i zbrazët
NGJYRË
(Culoare)
Universi është
një ngjyrë
Njësoj si
molla e gjembi.
Koha është
përsëri ngjyrë
Njësoj si
malli dhe frika.
Me të gjitha
ngjyrat e mia –
Murmurimtare
në gurgullimë të fjalës
Nga bardhësia
drejt zjarrit.
Më është bardhësia
ngjyrë,
apo frikë
nga vdekja?
KOHË BINJAKE
(Timp
geamân)
Në vatrën
e çdo bërthame
Pulson në
flakërime të bardha
Erëtima e
Blirit të parë.
Kurse
ylli lundron luginave të qiellit
Dhe tani
përmbi ujëra
Vezullon
syri i peshkut.
Grunaja të
zjarrta dhe shkëndijat e natës
Janë gadi
të më lindin,
Por nuk
ma binjakësojnë orën
E dritës
Së posazgjuar
në kokrrën e mustardës.
KOHË E
BARDHË
(Timp alb)
Drita s’është
dritë
Por vetëm
një gjuhë e harruar.
Kur nata ësht’
mbi gjëra
Dhe don të
hyjë në mua
Ia lë ato
që s’janë
Duke e
zhvendosur
Nga
hapsira e zezë,
Porsi në shah.
Një mugull
në kohën e bardhë.
Drita s’është
dritë
Por vetëm
një e folme e harruar
Dalëngadalë
Duke të ftuar
për të qenë.
DRURI I
DIELLIT
(Copacul
de soare)
Mbi degët
E drurit
të diellit
Nata e
mbaron fillimin
Frika – sprovim
i sekondës së parë.
Druri i
vuajtjes!
Vetëm një
herë pat lulëzuar
Gjaku
Uji
Drita
Dhe prej
atëherë na e le
Erëtimën
e kaltërt
Drejt Valëve
Tjera
Dhe
shijet e njelmët
Të lotit
dhe zjarrit.
NGA
MBISHKRIMET E GRURIT
(Din
inscripţiile grâului)
Dheu –
Fillimi i
gjumit të vogël.
Qielli –
Fillimi i
gjumit të madh.
Dielli –
Fillimi i
gjumit të vogël.
Kalliri –
Fillimi i
Gjumit të Madh,
Që zemrën
e këputi
Në Darkën
e Fshehtë
Duke e përpjestuar
Barazisht
në çdo kokër
Nga
Mbishkrimet e Grurit.
FAJTOR PËR
FLATRA
(Vinovat
pentru aripi)
Lulëkuqja
E qorton
fluturën:
Ndali
petalet!
Mos luaj
për tepër
Me
tundimin e fluturimit
Përgjatë
çastit
Duke lulëzuar
degët, apo qetësinë.
Ka mundësi
të të shkundin.
Edhe unë si
ti kam qenë,
Por
gabimisht e pata prekur
Dritën
Me majën
e flatrës.
RRUGËS PËR
NË EGJYPT
(În drum
spre Eghipet)
Si kotej
rrugës për në Egjypt
thuajse i
goditur nga qielli
Plaku
Jozef nxjerrte një klithje:
“Marie,
kurora...
Kurora e
magjive, e Perandorit
që ia pat
prurë në kutinë e gomarit
e
skulptuar si sipet
nga
nxitimi i madh e harrova!”
Maria nuk
përgjigjej.
Kundronte
largësinë e largët...
Si një lot
i kulluar –
rrjedhte
nga sytë e saj të qartë
dhembja e
mendimit të pashprehur.
E shtrëngonte
në krahë Krishtin
dhe e
puthte në ballë
pikërisht
në vendin ku do ta mbajë
kurorën e
Tij prej gjembash.
FËMIJA
DREMIT
(Copilul
doarme)
Në shpirt
qershia
Filloi të
lulëzojë
Drita dhe
ajo –
Frymëmarrje
me frymëmarrje –
Që e lulëzojnë
gjumin
Vetëm herë
pas here
Flladit
Një flutur
Fëmija
buzëqesh në gjumë
Herë pas
here…
Thuajse
tenton ta zgjojë dritën.
FIAT LUKS
Si mund të
ketë qenë drita
përpara
diellit
përpara hënës
përpara
zjarrit të lindur?
Prej nga
shkëndija
prej valësh
duke mos qenë
që mund të
jetë e mundur?
Pa flatra
si
rrotullohej flatrimi i zalisur?
Me kend të
ketë qenë
prej një qenjeje
vallë
përmallimi
i parë?
“Së pari
ishte nata
Mbyll sytë!
Të përsërisim sërish”
më premtove
atëherë.
Dhe nga
njëri tjetri thithëm me rradhë
dritë nga
drita.
Nuk ishte
diell
dhe as hënë
asokohe
as zjarr
i lindur më parë.
Ma merr
mendja se drita u lind
nga puthja jonë e pare.