Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Beqir Cikaqi: U themelua ''Lidhja e Prizrenit''

| E shtune, 16.11.2013, 08:06 PM |


U THEMELUA SHOQATA KULTURORE “LIDHJA E PRIZRENIT”

-Me seli në San Zenone degli Ezzelini të Provinces së Trevisos

Nga Beqir Cikaqi

Migracionit shqiptar në Itali iu shtua edhe një Shoqatë Kulturore Shqiptare, me një emër shumë domedhënës  për historin e popullit shqiptar, ështe kjo Shoqata Kulturore LIDHJA E PRIZRENIT. Ishte kjo idea e një grupi bashkëatdhetarësh që bashkëpunuan në mes veti, duke e gjetur edhe mbështetjen  e komunes së San Zenones degli Ezzelin(TV). Kështu  shoqatave shqiptare të deritashme që vepronin në Provincen e Trevisos( ILIRIA; DARDANIA; BESA; RINIA; etj ) iu shtua edhe kjo Shoqatë.

Në themelimin e kësaj shoqate rol të pa kontestueshëm  dhanë  doktoresha e gjuhës Hedie Xhyheri, me origjin nga Vlora dhe prof. i historisë Bashkim Bekteshi që vie këtu nga Dibra, të cilët përzgjodhen emërtimin, si  dhe  pregaditen statutin e të gjitha dokumentet e nevojshme për regjistrim pran organeve kompetetnte vendore. Nuk duhet mohuar  edhe edhe kontributin e z. Xhemajli Papaj, e sidomos  ndihmesen e pakersyer nga kryetari i Komunës së San Zenone z. Luigi Mazari dhe drejtues tjerë të  komune si, z. Natalino Pelizari  dhe Xhulio Rek. Duhet  falemenderuar komunën që do të mundeson për shoqaten LIDHJA E PRIZRENIT  të sgurojë lokalin me të gjitha nevojat e duhura edhe ate gratisë. Në një shkollë ku mund te zhvillohet edhe mësimi i kursit të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptar.

Shoqata LIDHJA E PRIZRENIT, është jo partiake, jo fetare, qëllimi i saj nuk është fitimi por solidariteti shoqëror. Shoqata ka këto qëllime: të njohë me traditat dhe kulturen shqiptare; të forcojë intergrimin, ndërmjet njohjes dhe ballafaqimit me kultura e tjera; të njohë kulturen, artin dhe historin shqiptare; të nxisë njohjen dhe mësimin e gjuhës, letërsisë dhe historise shqiptare. Për të realizuar këto qëllime Shoqata propozon: të mundësojë dhe të realizojë intergrimin kulturor dhe shoqëror të njerëzve; të organizojë mbrëmje me temë kulturore shqiptare; të organizojë kurs për gjuhën dhe letërsinë shqiptare për fëmijë të moshave 7-14 vjeq…

Shoqata ka Këshillin drejtues,  deri në zgjedhjet e rregullta, në mesine tyre edhe nje vendor(italian), në përbërje:  - Dokt.Hedi Xhyheri, kryetare

- Prof. Bashkim Bekteshi, nënkryetar

- Xhemajli Papaj, antar

- Enrico Panziera, antar dhe

- Gentiana Xhyheri

Këshili drejtues me 10 nëntor 2013, organizoi një takim me bashkëatdhetaret që jetojnë jo vetëm në  San Zenone, por edhe më  gjerë.

Në këtë takim  parveq  bashkëkombasëve që jetojnë  në këtë lokalitet, merrnin pjese edhe drejtues të shoqatave si motra ne  Rajonin e Venetos, mësues të shkollës shqipe të MP, aktivist të devotshëm të mërgates  së këtueshme shqiptare, si z. Selim Musaj, z. Refki Tafaj, z. Hamit Kurti,  autori i këtijë shkrimi, Agim Mulosmani, Besnik Besimi, Muhamet Murtezani, etj.Të cilët zgjodhen  fjalët më meritore  drejtuar themeluesve të shoqatës së re .

Drejtuesit e shoqatës  LIDHJA E PRIZRENIT, i njoftuan  të pranishmit për aktivitetin fillestar, ndër të tjera, se kan evidentuar  një numër të konsideruar të fëmijëve , që do të ndjekin mësimet e kursit të gjuhes shqipe, ku e ka edhe qëllimin e aktivitetit kryesor shoqata. Ky aktivitet do të fillojë nga java e radhes , çdo të shtune  prej ores 15.00 deri 17.00. Mësues do të jenë  Hedie  Xhyheri dhe Bashkim Bekteshi, të cilet edhe ma parë kan qen mësues të shkollës shqipe të mësimit plotësues në Bassano, do me than kan pervojë të mirë në këtë drejtim.

Urojmë, që këta aktivist entuziast dhe të dëshmuar të Shoqatës LIDHJA E PRIZRENIT , të ken suksese dhe jetë gjatësi të pa kufizuar.

Nëntor 2013, Treviso Itali