E premte, 19.04.2024, 12:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Piktura ekspresive me frymë poetike

E enjte, 14.11.2013, 08:17 PM


PIKTURA EKSPRESIVE ME FRYMË POETIKE

Kur flasim për artet pamore, deomos, mendja jonë ndalon tek e bukura figurative, si shtysë shpirtërore, për të qenë ballë për ballë me të bukurën artistike. Kësaj radhe, fryma ime ndaloi tek veprat e artistit shqiptar, të nderuarit, Emin Shaqja.

NGA REMZI LIMANI

Që në pamjen e parë, kur shfletoja albumin e krijimtarisë artistike të artistit tonë tashmë të mirënjohur në fushën e pikturës zoti, Emin Shaqja, vetvetiu më ndaloi mendja, dhe syri im u fokusua tek peizahet dhe motivet poetike, të ekzekutuara mjeshtrisht dhe pa asnjë drojë, se peneli i Eminit mund të rrëshqas me pahirë dhe ta prishë lirikën e kompozimit muzikal, e cila nxjerrë në pah nuancat tonale të ngjyrës së vjeshtës, duke prek tonalitetet figuratve nëpër të gjitha stinët e vendlindjes shqiptare, ku u ngjiz shpirti krijues i artistit tonë të merituar, Emin Shaqja.

Peizazhet e kultivuaa në veprat e Eminit, na japin frymën dhe ngjyrimet e pastra ekspresive, që artistin e bëjnë të dorëguzimshëm me tendencën e një shprehje individualiteti krijues, të lakmuar për syrin profesional dha atë të artdashëve, të cilët lakmojnë të shohin diçka të bukur dhe të kuptueshme për mendjen universale, ku shqisat e të pamurit, deomos reagojnë në të pashmën e bukur, siç janë të pashmet në veprat e aristit në fjalë.

Po ashtu, me të njejtën frymë, Artisti ynë respektiv, ia del që të frymoj dhe të flas më të njejtën gjuhë figurative, e cila shtrihet dhe shkrihet me të njejtin kolorit dhe me të njejtën shprehje ekspresive – figurative. Artisi, Emin, me dashuri dhe gjthë respektin për  njerëzit e tij, ai e kultivon edhe portretin artistik, për të cilin dhe për shumë vepra të tjera do të flasim për një rast tjetër solemniteti…

Andaj, piktori, Emin Shaqja, duket se është mishëruar me botën figurative dhe ka mbetur peng i të bukurës artistike, si e vetmja mënyrë e një pune të shenjtë artistike – intelektuale, për të arritur atje ku vargëzohen të merituarit e botës magjike të dekoruar me bojëra qielli, ngase, artistët lindin në qiell pë t`ju rikthyer sërish në rrethinm e yje ve, të cilët këndshëm ndriçojnë qiellin tonë mbi Ilirikum.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora