Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ismet Azizi: Referendumi për autonominë e Sanxhakut

| E enjte, 14.11.2013, 06:00 PM |


22 vite nga referendumi për autonominë e Sanxhakut

Nga Ismet Azizi

Një nga veprimet më të rëndësishme që ka bërë në vitet e para të funksionimit të  Këshillit Kombëtar të Muslimanëve të Sanxhakut ishte referendumi për autonomi për Sanxhakun. Referendumi u zhvillua gjat periudhës  prej 25 në 27 në tetor 1991. Nga gjithsej 264.156 votues në referendum morën pjesë  187 473 ose 70,19 përqind e elektoratit , prej të cilëve 183.302 votues ( ose 98,90 për qind të votusëve ) votuan për autonominë politike dhe territoriale të Sanxhakut me të drejtë bashkimi me njëren  nga republkat e ish Repulikës   Socialiste Federativë    Jugosllavisë ( RSFJ) .

Bazuar në rezultatet e referendumit Kuvendi i Këshillit Kombëtar i Myslimanëve të Sanxhakut ,  më 11 janar të vitin 1992  miratoi vendosjen  e një statusi të veçantë për Sanxhakun , si një zgjidhje optimale për popullin boshnjak në këtë hapësirë. Në bazë të zgjidhjeve   të tilla , dhe në përputhje me rekomandimet e Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavisë, Këshillit Kombëtar i Boshnjakëve të Sanxhakut ( BNVS ) , pak më vonë, më 6  qershor të vitit 1993 , u miratuar në Novi Pazar , memorandumi për themelimin e një statusi të veçantë për Sanxhakun. Në  Memorandum posaqërisht u nënvizua rëndësia e një zgjidhje të drejtë dhe paqësore të statusit të popullësisë Boshnjake  të Sanxhakut, duke kontribuar në vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe të sigurisë në këtë pjesë të Evropës , si dhe të kontribuojë në demokratizimin e përgjithshëm të pjesës së mabetur  të Jugosllavisë , e që ishte  si një nga kushtet për njohjen e RFJ-së dhe heqjen e sanksioneve , kështu Sanxhaku u bë një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon. Memorandumi parashihte autonomi për Sanxhakun në ish Republikën Federale të Jugosllavisë gjegjësisht të Serbisë dhe Malit të Zi .

Qëndrimi për krijimin e një statusi të veçantë për Sanxhakun  ishte bazë për negociatat mes KKB  (BNVS) me  ko- presidentët e Konferencës së Paqes mbi Jugosllavinë , Sajrus Vens dhe Dejvid Ouen , dhe kryetarin e  Grupit për  pakicat Gert Arens dhe Presidentin e Grupit për Sanxhakut Gert Arensin pran  konferences së  Gjenevës Marcel Reyo, si dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit ndërkombëtar .

Burimi : Monografia "Boshnjakët e Sanxhakut")