E enjte, 28.03.2024, 10:03 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Shteti i ri nesër pa banorë

E merkure, 13.11.2013, 08:04 PM


SHTETI RI NESËR PA BANORË

NGA KALOSH ÇELIKU

Dorën në zemër, mjetet e informacionit duhet të rrasin plot barkun me krundet e Qeverisë, partive politike dhe reklamave ekonomike, po jo edhe ta dezinformojnë këmbekrye me thashetheme politike shoqërinë shqiptare. Dështim i përsëritur me vite i gazetarëve shqiptar me barkun dhe trutë në thesin e partive politike, ku kemi plot pordhë politike, reklama ekonomike, po shumë pak arsim dhe kulturë.

Shkaku se, gazetat tona në gjuhën shqipe janë themeluar nga partizanët e Partisë Komuniste me shumicë e pakicë, që sot në “demokraci” vetëm e kanë kthyer gunën nga fryen era me pak shpirt. Fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite nuk mund të dalin nga kënetat e thella politike ku kullosin bar me plaçka helmuese, nesër të ngjiten maleve të mbuluar me borë verë e dimër. Mjerim shqiptar nga të cilët ende presim ecje nga majat e larta në Çelvjollcë, kur nën këmbë po na shtrojnë “vëllezërit” me vite akull.

Gazetarët tanë (me përjashtim të një pakice) janë “shqiptarë dhe myslimanë me Din e Iman”, ndonjëri edhe me emrin e Muhamedit a. s. si “parashikues” i Ditës Nesërme. trutë i fusin në një torbë përqafe dhe dalin të pinë kafe, “shesin” mend në vende publike. Gazetarë, që më së shumti merren me punësimin  e shqiptarëve krah për krahu me Partinë Politike në pushtet nëpër institucionet e Shtetit të “përbashkët”, gjuhën shqipe nëpër autobusë urban, sesa me arsimin dhe kulturën shqiptare nëpër institucione të shtetit. Kokë më kokë me “vëllezërit” i tjerrin temat e ardhshme, bota t’i shohë se ku “fshihet truri shqiptar”. “Fodullëk” i paparë Bit-Pazari se dje, kanë bërë intervistë me mbeturinat e Partisë Komunsite (politikanë e analistë), sot Neokomunsite, Kryetarin e Partisë më të madhe Politike Shqiptare në pushtet (BDI, Ali Ahmeti). Dhe, me çka?! Asgjë. I bënë pyetje Bit-Pazari Komandantit të UÇK -së. Ivanovi, a ulet ndonjëherë te këmbët e Olimbisë?! Përditë, siç fotografohen si “turiste” para Aleksandrit të Madh laraskat dhe çafkat e zeza. Guxim nuk kanë të dalin në fotografi me Filipin e Maqedonisë. Fat i madh, që me ferexhetë krahëve nuk i sulen te sheshi “Kalit” të Skënderbeut si “tradhtarë” historik. Ose, Gruevski a pi çaj rusi në Bit- Pazar?! Thaçi, a ulet këmbëkryq me të në një sofër?! Rufi Osmanin, a e kanë shok lufte për të drejtat e barabarta shqiptare?! Pse edhe atë nuk e kanë thirrë në “Darkën e gabuar” me Edi Ramën në “Aleksandër Palas”?! Përmëtepër,  edhe Nevzat Halilin, Kastriot Haxhirexhën, Hysen Shaqirin e ndonjë tjetër si kryetar i partive politike shqiptare. Lehtë e kanë politikanët shqiptar nga Shqipëria e Kosova t’i ulin bashkë në një sofër për darkë Ali Ahemtin me Menduh Thaçin, po shumë vështirë e kanë t’i ulin bashkë në pushtet në një Qeveri të “vëllazërim-bashkimit”. Prandaj, edhe gjithë jetën pajtohen me gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare. Përralla turko-arabe të Netëve të gjata shqiptare Verë e Dimër. E pyes veten unë si shkrimtar: A ka ndodhur ndonjëherë për kaq vite “demokracie”, ndonjë gazatar “i madh” shqiptar ta rrëzojë nga posti politik ndonjë ministër qeverie?! Ose, mos e dhëntë Zoti, Kryeministrin e Shekullit, autorin e Shkupit 2014?! Kryetarin e shtetit të “përbashkët”, siç ka ndodhur me plot raste nëpër botë. Jo. Atëherë, pse bëni petulla të djegura për vete në zjarr me ujë, për të rrëzuar nga posti një ministër shqiptar?! Gjithë kohën merreni si të tërbuar me Talat Xhaferin, kur shtëpitë e juaja i kanë mbuluar me themele e çati ferrat. Ministrin e parë të Mbrojtes në IRJ të Maqedonisë, që me kurora të luleve nderoi të rënët për liri të UÇK –ës, në Shkup, Kumanovë, Tetovë e Kërçovë?! Zhurmë propogandistike dhe pluhur politik, që në atë kohë e çuan edhe mjetet e informacionit në gjuhën maqedonase. Bërllok shqiptar, që nuk dini ku e keni kokën e ku bythën?! Ditën e sotme, më detyroni t’ua përplas të gjitha të palarat në sy e fytyrë: Çka doni ju trusakatë, një ushtar shqiptar ose polic në institucionet e shtetit të “përbashkët”, apo një Ministër shqiptar?! Populli shqiptar ju di mirë se kush jeni si batakçi, prandaj në Ditën e sotshme do të ishte mirë t’i mblidhni mendtë në kokë, ato të shkreta, ta mbyllni gojën edhe palarenë që e keni nxjerrë për mejdani ta rrezitni në diell!

Tjetër punë është ajo e Ali Ahmetit, që sipas gazetarit me “famë çarshie” (vetëbegenisur) me direktiva dhe tru të “vëllezërve”, se: Patjetër, IRJ të Maqedonisë duhet ta shpie në Evropë “turisti” i arratisur me shokë nëpër botë. Edhe pse, Kryeminsitrin e “vëllezërve” deri më sot nuk e uli në tavolinë te emisioni “debativ” (policor), “vizionar - politik” para kamerave televizive “Rruga qorre”. Në emisionin e tij të “vëllazërim-bashkimit”, nuk mundi ta “provokojë” deri më sot as Menduh Thaçin, që kurrë deri më sot nuk ia shkeli pragun e derës. Burrin e partisë më të madhe shqiptare në opozitë, që disa herë u përpoq si “gazetar i madh” me shokë nga strofulla e tij “luftarake” ta rrëzoj nga “pushteti”, në Tetovë. Vetëm se, e uli përballë në tavolinë Edi Ramën. Shkaktarin e “Darkës vëllazërore” me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin, në të cilën mungonte “vëllai” tjetër i madh Erdogani. Porosinë e “vëllazërim - bashkimit” mes rreshtave nga “stoli” (karriga), që ua përcolli shqiptarëve në Shkup. Përgjigjeve të “kulturuara” me tone paqe për bashkëjetesë në IRJ të Maqedonisë, që nuk i kishte në kokë këto “idetë patriotike” para një viti aq të zjarrta si opozitë, në kohën kur e bëri edhe përurimin e librit të tij bestseller “Kurban” në Teatrin e fëmijëve në Bit Pazar. Provokim politik, për të cilin aktivistët e Aleancës kuqezi në Tetovë e pritën me grafite të hartës së Shqipërisë Etnike anembanë mureve të këmbëve të urave duke përfunduar të nesërmen njëri pas tjetrit në biseda informative në polici si “armiq të Shtetit”.

E, nëse nuk bëhet kjo: Maqedonia ta ndërrojë emrin, pyet gazetari “i madh” i Bit - Pazarit me torbën e madhe arnë përmbi arnë me taxhi të “vëllazërve” përqafe?! Gajle të madhe ka mbi kokë, burri botës?! Frikë ka se IRJ e Maqedonisë me “turlifarë” zarzavatesh në thesin me arna nuk do të shkojë në Evropë.

Komandanti Zajazit, i “zënë në pusi” nga halldupi i përgjigjet mes rreshtave: Shtetin, që ne e kemi “ndreq” natën, edhe mund ta prishim me themele, rrafshojmë me tokë  ditën. Njëqind, banorë të IRJ të Maqedonisë kanë marrë pasaporta bullgare. Njëqind të tjerë pasaporta serbe. “Turqit” (shqiptarët) pasaporta të Turqisë. Vëllehet i madh e i vogël kthehen te rrënja e stërgjyshërve. Maqedonasit ortotoks deklarohen me të madhe si shqiptarë. Nesër, ku ta di unë si kryetar i Partisë më të madhe në pushtet (BDI), shqiptarët dy herë më shumë mund të marrin pasaporta shqiptare. Atëherë, me cilët banorë do ta bëjmë këtë Shtet të Ri, në Ballakn?! Apo, do të pajtohemi me realitetin e popullit shumicë: shpallim sipas zakonit edhe një Shtet të Ri Shqiptar.

Nuk dua ta lodh lexuesin me argumente historike: Në këtë Shtet të Ri të “përbashkët”, jetojnë me shekuj dy popuj shumicë: shqiptarët dhe bullgarët. Pastaj, vijnë sipas radhës: vllehët, serbët, “turqit”, dhe maqedonasit e sotshëm ortodoks me prejardhje Ilire. Tjetër punë është ajo se, në sistemin komunist janë deklaruar si maqedonas për interesa personale e përfitime materiale. Pajtohem me këtë realitet të Natyrës sot për sot në këtë shtet multietnik, vetëmse kujt do t’ia lëmë nesër Shtetin e Ri “maqedonas”?! Përgjigjen e keni përsëri në mes të rreshtave në këtë shkrim parashikues.

Gazetari i Bit - Pazarit me torbën e madhe plot zarzavate politike të tregtarit përqafe e mbyllë i dëshpruar “emisionin debativ” politik - policor. I shkreti, e provokon Komandantin e UÇK -së që të rrëshqasë me opinga ogiçi në akull. Gjatë gjithë kohës sa zgjatë “emisioni debativ” policor. Përpiqet bashkëbiseduesin politik, që me shumë vështirësi zbriti nga malet shqiptare ta dalldisë, fusë hamllave të Katundit. Vetëmse, Komandanti nuk rrëshqet sot  me sajë, po me ski maleve të Zajazit.

Popull shqiptar, urime Ditën e “tregtarëve të lajmeve dhe intervistave policore ekskluzive”! Veten që e mbajnë gjallë para kamerave televizive me përurimin e librave të kalorësve të arratisur nëpër Çarshi, kur ne shqiptarëve sot na digjet zjarr mbi krye. I vetmi vend pune ku mund ta fotografoni veten lirshëm si politikanë me “vision kombëtar”. “Fitore historike” e popullit shqiptar në Ditën e sotshme! Megjithatë, një gjë duhet ta dini: O, burra e gra të kombit, nuk ecet kundër Ligjeve të natyrës! E Nesërmja, duam nuk duam ne, u takon shqiptarëve. Kutadi unë i arratisuri mes librave, nesër mund të shpallim edhe një Shtet të Ri Shqiptar. Një popull me tre shtete në Ballkan?! Dhashtë Zoti, këtë lëmsh të ngatërruar politik e zgjidhë Amerika ose Gjermania, na bashkon Evropa në një Shtet Shqiptar, sesa për ne me këtë bagazh politik, me siguri kështu siç e kemi nisur do të kthehemi përsëri të jetojmë si në kohën e Turqisë të ndarë nëpër fise.

E ju, tregtarë të flamujve të Ernest Koliqit, vazhdoni ditenatë të pini çaj rusi në Bit - Pazar! “Pranverën arabe” ta thirrni me ilahi me këmbët dhe trutë në legen!...



(Vota: 65 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora