Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Një hoxhë shqiptar që inkurajon Xhihadin (Video)

| E marte, 12.11.2013, 07:26 PM |


Duket se në vendimet e shumë shqiptarëve që po shkojnë për të luftuar në Siri, po ndikojnë edhe hoxhallarë të ndryshëm që shfrytëzojnë ligjërata dhe mediume për të arsyetuar Xhihadin.

Gazeta Express ka gjetur një incizim të Rexhep efendi Memishit të vitit 2011, të postuar në Youtube, ku lartësohet Xhihadi - të cilin shumë fundamentalistë myslimanë e konsiderojnë si obligim fetar.

Memishi 'shehidllëkun' ose martirizimin sipas fesë islame, e quan gradë të lartë ose kulminacion të Islamit.

Express mëson se Memishi i cili është imam në Shkup është vizitor i shpeshtë edhe në Kosovë. Ai vjen në ligjëron shpesh në Kaçanik dhe Ferizaj, i ftuar nga shoqata të ndryshme.

Ndryshe, dje Policia e Kosovës ka arrestuar një grup të madh shqiptarësh nga Kosova, të cilët dyshohet se kanë luftuar në Siri në krah të rebelëve e të cilët kanë krijuar lidhje me organizatën e famshme terroriste, Al-Qaeda.

Express