E enjte, 28.03.2024, 12:06 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Më tepër se një trishtim...

E merkure, 13.11.2013, 06:52 PM


Më tepër se një trishtim...

" Trishtimi i një koloneli" i Mystehak   Xhemalit

(esse)

Nga Përparim Hysi

Sa e mbaron romanin e prosadalë nga shtypi " Trishtimi i kolonelit" të Mystehak Xhemalit, vetvetiu të lind pyetja: - Përse është i trishtuar  Koloneli? Para se t'i përgjigjem kësaj pyetjeje, me aq sa vë re unë, mund të them pa frikë: ky koloneli i Mystehakut nuk është ai koloneli mitik i nobelistit kolumbian, Markes. Në se atij të Markesit "nuk ka se kush i shkruan", këtij, tonit ( po e quaj "toni",se kokë e këmbë është yni dhe Autori të mos mërzitet që po i rrëmbej paksa "tapinë"), jo vetëm ka kush i shkruan, por, si të thuash, a ka ai aq kohë sa t'i përgjigjet kujtdo prej nesh?

Siç kuptohet, koloneli ynë (tani nuk do përdor thonjëza) jo vetëm është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë, por është i trishtuar se  vepra e tij aq madhore, ende, nëpërkëmbet dhe ca më keq qëndron si një shpatë  Demokleu, jo mbi kokën e kolonelit, por mbi  tërësinë territoriale të vendit tonë.  Heroi i romanit të  Mystehaku është pikërisht ai kolonel që ia zbardhi faqen Shqipërisë, kur "qeveritarët tanë" hynë në pazare të ndyra me shtetin grek për kufijtë detarë të Shqipërisë. Kur këto "allishverishe" arritën pikën më të nxehtë dhe afër 350 km katrore det do  t'i dhurohej Greqisë, u ngrit ky, Kolonel ( mendoj që dhe si ndajshtim duhet shkruar me gërmë të madhe!) dhe e bëri zërin kambanë duke argumentuar  me gjuhën e shkencës, sigurisht, se asnjë milimetër katror nuk  i takon shtetit fqi. Natyrisht, sado i vetëm, ai vuri kryqin e  rrezikut mbi shpinë dhe, pa i bërë syri tërr, u pozicionua në atë istikamin e bukur ku me argumente  vuri poshtë gjithë sharlatanët e pazareve të flliqura pragmatiste dhe nuk lëshoi pe,deri sa çështja mbrriti në Gjykatën  Kushtetuese. Qe fat i madh për vëndin tonë,që kjo trupë e lartë drejtësie, këtë radhë gjykoi me objektivitet. Qeveritarët mbetën në klasë dhe, në vend të kafshonin gjuhën për këtë tentativë kaq të turpshme,  përkundrazi: lëshuan mbi kolonelin patriot "artilerinë më të zezë" me fjalorin e tyre pervers. Se nuk ka  më paradoksale se sa  mosmirënjohja.

*     *     *

Paradokse të  tilla ku i ndershmi dhe patrioti,  në vend të nderohen, nëpërkëmben, historikisht, në Shqipëri kanë ndodhur plot.  Sa për të cekur diçka, duke rëmuar xhepat e kujtesës, kujtoj, veç tjerash, se kur Zogu dëboi Fan Nolin si kryeministër (këtë e bëri përmjet Sërbisë), kërkoi ta shpërblente Sërbinë duke i dhënë Vermoshin ( sikur ky ta kishte Vermoshin pronë të tij), u ngrit  kundër malësori patriot, Preng  Cali që u bë  mburojë për ta shpëtuar. Atëherë, Zogu dhuroi  Shën Naumin. Dhe, ndërsa për Zogun, kemi ngritur përmendore ( sado  që harroi opangët poshtë krevatit,sse do dilte në mal e do bënte hatanë!!!), kurse Preng  Calin e "shpërbleu" Enveri, duke e dërguar në atë botë. E di që kush do lexojë, do të zërë të tund kokën me përçmim. Por e vërteta kështu është. Kështu dje. Kështu dhe sot. Jo më kot nuk do sjellë,përmjet mjegullës së kujtesës, vargjet e një poeteje që më kanë mbetur në mendje prej kohësh. Poetja, Irma  Kurti,  që po citoj, do të më falë, në se nuk janë vargjet pikë për pikë siç i ka shkruar ajo. Thotë: "... gënjeshtra i jepte leksione ndershmërisë dhe platea,mbushur me klakerë,oshtinte nga duratrokitjet". Ia kam prishur vargëzimin, Irmës ( e keqja sëhtë që nuk njihen fare me të!!!!), por nuk e luan topi që kështu është.

*    *    *

Tema që trajton autori, është paksa tabu, por Mystehak Xhemali ka guxim e qytetari. Nuk e merr personazhin e tij dhe ta degdis tutje, mjegullave të kohës ( pak banalisht: nuk fshihet pas gaxhoit!!!), por vë pikat mbi i. Koloneli dihet nga të gjithë kush është,ashtu siç dihen, pak a shumë, gjithë personazhet që gëllojnë në roman. Për të ruajtur etikën (a-ja e çdo krijuesi me intregitet), nuk i ka emërtuar personazhet me emrat  e tyre, por nuk ke vështirësi fare për t'i dalluar.

Në qendër të romanit është Koloneli Mirand Kaja që bëhet mburoja e pakalueshme dhe e pathyeshme në çështjen aq të "nxehtë" të tjetërsimit apo "korregjimin" e një sipërfaqeje detare në favor të shtetit grek. Sado që për pjesën ndërrmuese njihet beteja Kolonel-shtet, në roman e prek si me dorë dhe nuk ke se si mos mbushesh me emocione simpatie, për këtë oficer patriot dhe kaq të guximshëm. Autori e evokon dhe ti si lexues nuk ke se si mos mbushesh me urrjetje për palën tjetër: kundrështarët tani janë pranë nesh. Ata janë o në kupolën e shtetit ( bile maja më e lartë e kësaj kupole!) ose diku në labirintet ku as më pak as më shumë kërkohet të denigrohet figura e Kolonelit.

*     *   *

Në roman ( kjo ia rrit vlerën dhe bën sa më të kërkuar) del gjithë ai organizim shtetëror e partiak në Shqipëri. Aty sheh se si shpërblehet ndershmëria e  patriotizmi. Sharlatani i nxjerr gjuhën ndershmërisë. Sharlatani shet e tregëton vota. Makiavelizmi "Qëllimi justifikon mjetin", ka jo vetëm "princin" që jep udhëzime, por  dhe që shpërndan ryshefete. Me para të thata. Nuk është përrallë. Çeku njëmilonë euro,vetëm e vetëm që "Koloneli" (Mirand  Kaja) mos zgjidhet deputet. Në parlament, në vend këtij qytetari me kaq merita, do shkojë një "numëror topi" dalë nga  "kuzhina" sharlatane e atyre që janë në kupolë. Është e shkruar "e zezë mbi të bardhë". Interesi dhe perversiteti në ballë. Tek e lexon romanin, të  vjen e të rri pranë,bejtexhiu i  dy-tri shekujve më parë, Hasan  Zyko  Kamberi: " Kadiut, po t'i dëftesh paranë/ ters e vërtit sherjanë". Kanë kaluar tri shekuj dhe prapë: paraja të bën "boss". Të bën deputet. Dhe ky deputeti që vjen e ngroh Poltronën më të rëndë e më me autoritet, nuk e ka për gjë që të flutoroj si zog fluturak,sa majtas aq djathtas. Pragmatistë të kulluar. Mos po flas revan? Jo, Përkundrazi, Romani me gamën aq aktuale të problemeve (ai vë dorën mbi plagë), më duket si det. Det që,sa më thellë të "zhytesh", aq më shumë të fshehta zbulon. Mjafton të futesh në këtë det dhe, mandej, është si një  fshat që duket. Një fshat që duket, nuk do  kallauz. Në këtë rast, "kallauzi" është autori që nuk ka bërë pak.

*    *   *

Po i kaloj pak si tangent kësaj esseje modeste, jo se nuk  arrij që të shkruaj më tepër, por dua të lë pak ngrehur kërshërinë e lexuesëve. U bëj thirrje: -Lexojeni romanin dhe do të shihni se sa vlera ka. Letërsia shqipe ka nevojë të trajtojë tema të tilla ku "nxehtësia" është kaq kërcënuese. Autori nuk hyn në grupin e atyre njerëzve,se, me që nuk i preket trualli i shtëpisë së tij, të rrijë indefrent. Jo. Ai është i shqetësuar po aq sa "Koloneli" dhe, pse është i shqetësuar, del guximshëm në mejdan. Në një farë mënyre, si "Koloneli", ashtu dhe autori, e kanë faqen të bardhë. Kanë bërë atë që duhet ta bënte secili prej nesh. Për fat të keq, jemi idiferentë. Dhe vuajmë pasojat. Tek e mbyll, s'kam se si mos citoj dy emra të mëdhenj. Lexuesëve ju kujtohet ajo thënia, tani aksiomë, e njërit prej Presidentëve më të lavdishmëm amerikan, Kenedit,që tha:

"Mos prit se ç'do bëj Atdheu për ty, por ç'do bësh ti për Atdheun". Duke perifrazuar këtë thënie me vlerë,them: qoft Koloneli,qoft autori kanë vënë nga një gur të çmuar në "murin mbrojtës të Atdheut". E thënia tjetër, është e nobelistit kilian, Pablo Neruda. Kur Kili qe në rrezik, ky poet patriot, lëshoi kushtrimin: "... është koha kur secili kilian duhet të japi qoft dhe diçka për Kilin. Poeti vargjet, fshatari  një copë lëndinë  e... " , për të mos vazhduar me të tërë frazën, them: "Koloneli Mirand Kaja e fali"lëndinën e tij", dhe autori e  ka " falur", duke amplifikuar zërin  e tyre, dhe, për fat të keq, "shpërblimi" është i trishtë. E sa për njerëzit e ndershëm, ata vuajnë altruizimin e tyre dhe, shpesh, "shpërblehen" keq.  Ja,pse them,që është më tepër se sa një trishtim . Një trishtim që të lë një shije të keqe.  Lexojeni dhe do më jepni të drejtë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora