E shtune, 20.04.2024, 03:30 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shoqata e Arsimtarëve: Kundër asgjesimit të armëve

E merkure, 13.11.2013, 06:54 PM


DEKLARATË

E SHOQATËS SË ARSIMTARËVE TË SHQIPËRISË

-Kundër asgjesimit të armëve kimike siriane, në tokat shqiptare-

Shoqata e Arsimtarëve të Shqipërisë është njohur, përmes organeve të shtypit të shkruar dhe atij elektronik, se ka kërkesë për asgjësimin e armëve kimike siriane, në tokat e Republikës së Shqipërisë?!

Duke parë nga afër shqetësimin e përgjithshëm të mësuesve e nxënësve, pedagogëve e studentëve dhe gjithë prindërve shqiptarë, ne shprehimi me vendosmëri kundër këtij veprimi të mundshëm, pasi është në kundërshtim të hapur me jetën e tyre. Pra, Shoqata jonë deklaron se  bashkohet me zërin e mbarë shqiptarëve, që në asnjë mënyrë të mos lejohet, që vendi ynë të bëhet një “Hiroshimë e dytë”, siç e parashikojnë dhe specialistët tanë më të mirë të kësaj fushe. Sepse kështu do të rrezikohet seriozisht jeta e banorëve shqiptarë, të sotëm dhe të atyre, që do të vijnë në të ardhmen.

Për sa më sipër, ndër të tjera, theksojmë se Shqipëria nuk i ka kushtet, mundësitë as mjetet e përshtashme për ta kryer asgjësimin e armëve kimike siriane në tokat e saj. Meqenëse një gjë e tillë është e domosdoshme, mendojmë se ka shtete të tjerë, që mund ta kryejnë këtë proces shkatërrimi, për të cilët kanë dijeni edhe Bashkimi Europian, SHBA, Rusia, Kina etj. dhe OKB-ja.

Me këtë Deklaratë, ne u drejtohemi të gjitha organeve tona të larta, shtetërore e ligjvënese, që ta kundërshtojnë menjëherë dhe në asnjë mënyrë mos ta pranojnë kërkesën e ndokujt, për asgjësimin e armëve kimike vdekjeprurëse e shkatrrimtare siriane, në tokat e Republikës së Shqipërisë.

Për kryesinë e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë:

 

Prof. Murat Gecaj /  d.v.

Sekretar i Përgjithshëm

Yllka Beçi / d.v.

Kryetare

Tiranë, më 11 nëntor 2013



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora