E premte, 29.03.2024, 10:11 AM (GMT)

Kulturë

Nexhat Halimi - Vjedhësit e hënës

E diele, 10.11.2013, 04:28 PM


Botime

Vjedhësit e hënës

Libër i ri për të vegjlit i Nexhat Halimit, botuar nga Shtëpia Botuese “Fad” e Prishtinës

Shkrimtari i shquar Nexhat Halimi ( shkruan poezi për fëmijë e të rritur, prozë të shkurtër dhe të gjatë, si dhe dramë)  botoi  librin e vet të radhës  “Vjedhësit e hënës”. Ky libër për fëmijë, i botuar nga Shtëpia Botuese “Fad” e Prishtinës, në shumë rrjedha dallon nga librat paraprak të autorit. Libri është realizuar me një lirizëm të rrallë, në varg të matur dhe të lirë. Ka vjersha të realizuara në formë të sonetit, gjë që aplikohet shumë rrallë ndër ne, ndoshta pse është ndër më të vështirat për t`u realizuar, apo qëndron një arsye tjetër, e fshehtë, që nuk e kemi të qartë. Sido qoftë, këtë formë - për fëmijë dhe për të rritur,  autori e aplikon dendur dhe e  realizon me shumë sukses. Tematika është e lidhur me tokën e njeriun  e këtushëm. Fëmijët, në secilën vjershë, do të ndihen -  në këtë apo në atë mënyrë, personazhe në këto krijime... Në përgjithësi, krijimet sa janë të qarta po aq dhe të cytin të mendosh, të preokupojnë për gjëra dhe dukuri të ndryshme; ato janë plot ritëm, por edhe  mendim dhe mbahen mend për kohë të gjatë... Me ikjen  nga mesi ynë i disa nga shkrimtarët më të shquar për fëmijë - V. Kikaj, R. Kukaj, A. Deva,  Y. Elshani... letërsia për fëmijë për kohë të gjatë mbeti mjaft e varfëruar me botime cilësore. Shpresën, vite me radhë - megjithatë, e mbajtën dhe e mbajnë gjallë librat e A. Canajt, I. Balajt, G. Xhafollit e të ndonjë tjetri. Në vitet e fundit, këtë gjë e bën me sukses edhe N. Halimi, njëri ndër lirikët më të shuar ndër ne. Ai shkroi edhe më parë për fëmijë, por shquhej sidomos në krijimtarinë për të rritur. Me librin “Molla e fshehur”, “Lulja që qan”, “Zogu fle në çinar” dhe këtë të fundit “Vjedhësit e hënës”, ky autor sjell forma dhe përmbajtje të reja në këtë fushë të letërsisë, poezi që do t`i përballojnë kohës dhe do të prekin ndjeshëm shpirtin e lexuesit, të cilit i dedikohen.  Risi padyshim do të sjellin poezitë, në të cilat vetë lexuesi do të ndihet pjesë përbërëse e vargjeve. Jo rrallë, ndihet mallëngjimi i autorit për fëmijërinë e vet të ikur, të cilën e kujton në vjershat Narcisët, Prapë në Dumnicë, Nëna, Mollë në tojë, etj. Në këtë të fundit, në pyetjen e nipit se a është lojë dashuria, ai përgjigjet, - Jo, është mollë e varur në tojë! Për fund shkëputëm edhe dy vargje nga “Sajat e arta”, ku autori e kujton fëmijërinë... “ Po kështu dhe mua atëherë babai, / me një copë prej lisi më ndërtoi sajë”.  Vargje të tilla, që me nostalgji flasin për të ikurën e autorit, në këtë libër ka mjaft dhe ato, duke iu falënderuar mënyrës së afërt dhe të ngrohtë të shtjellimit të tyre, do të zgjojnë padyshim kërshërinë e lexuesit.



(Vota: 208 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora