E enjte, 28.03.2024, 10:30 AM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Maqedonia ''Sllavo-shqiptare''

E premte, 08.11.2013, 08:25 PM


Propozimi grek që Maqedonia të quhet ,,Sllavo shqiptar,, ishte idea ime e para dy dekadave.

Por, në vend që kjo ide të përshëndetej, komunistët e atëhershëm u tërbuan, duke u sjellë si dhia e zgjebur me bisht përpjetë

Nga Reshat Nexhipi

E theksova këtë të fundit, për shkak se, Serbia, këtij shteti nuk i njeh kishën, Bullgaria gjuhën, Greqia emrin, kurse ne shqiptarët ia njohin të treja këto, që janë elemente kyçe për të qenë komb. Megjithatë, paradoksale është që Maqedonia ka marrëdhënie më të mira me serbët dhe bullgarët, se sa me ne shqiptarët, edhepse, pa ne, ky shtet nuk mund të funksionojë asnjë ditë, sepse pa votat tona, nuk mund të zgjidhet krytari i shtetit, as edhe qeveria, sepse kryeshefin e saj e cakton kryetari në fjalë. Kjo, sa i takon nëntitullit.Ti kthehem tani titullit.

Jam i vetëdishëm që, lexuesët, të cilët nuk më njohin, me të drejtë, do më quajnë jo modest, por megjithatë, rasti e kërkon të bëhem sot i tillë, edhepse nga natyra jam diametralisht i kundërt. Propozimi në fjalë, për çudi dhe pa nevojë ka bërë jehonë të madhe në shtypin e Maqedonisë dhe më gjerë. E them këtë, sepse, qysh në vitin 1992, kur u aktualizua çështja për Autonomi teritoriale të shqiptarëve në Maqedoni, përmes shtypit, paraqita opinionin im ,,Maqedonia sllavo-ilire,,- e vetmja alternativë për stabilizimin e këtij shteti, propozim ky, pothuajse identik me të sotmin,madje shumë më natyral dhe më objektiv, sepse tregon gjenezën e dy popujve më të mëdhenj në Maqedoni.

Kjo është një. E dyta, propozimi im shkonte në favor të maqedonëve dhe të grekëve dhe nuk do inicohej fare çështja e emrit e cila ka hyrë në dekadën e tretë dhe si e tillë mund të zërë vend edhe në librin e Gjinisit por, për fat të keq, në konotacion negativ për dy palët e konfrotuara. Ja pse dy shtetet duhet të ishin të kënaqur me propozimin im: Maqedonia duhej të pranonte propozimin për shkak se fjala ,,sllave,, qendron para fjalës ,,ilire,, edhepse, historikisht, duhet të jetë e kundërta, por për shkak të të qënit shumicë, u takon një lëshim i tillë.

Grekëve propozimi do t iu pëlqente sepse maqedonasit do pranonin origjinën reale,sllave, dhe nuk do ekzistonte ,,frika,, nga pretendimet e Maqedonisë së sotme për të ,,depërtuar,, gjer në Selanik, ku, sipas partisë të atëhershme duhej të mbahej kongresi i dytë i saj!!

Mirëpo, në vend të falenderimit, filluan bombardimer rafale ndaj meje dhe, për të demantuar propozimin im, si dhe për shkaqe të tjera, filluan me të madhe përpjekjet për të hedhur poshtë origjinën tonë ilire, duke na quajtur ardhacakë, kurse në të ashtuquajturën enciklopedi, na krahasuan me njerëzit e egër, duke paraqitur vehten ,,pasardhës të Lekës së Madh, gjë që po u koshton shumë shtrenjtë dhe po u kthehet si bumerang, sidomos me vendimin e atëhershëm, pra të 20 viteve më parë që në qendër të Shkupit Lekës tonë, nga gjaku dhe i grekëve nga kontributit i ngrenë përmendore 20 metro të gjatë. Kjo u paralajmërua në gazetën javore ,,Fokus,, të Shkupit.

Meqenëse në atë shkrim, nuk përmendej fare origjina e tij e vërtetë, menjëherë, u paraqita me reagimin ,,Leka i Madh u takon shqiptarëve,, titull ky i cili u publikua në të njëjtë gazetë menjëherë në numrin e ardhsëm, kuptohet në maqedonisht dhe në ballinën e saj me shkronja të mëdha dhe në kolorit, me siguri për të më kompromituar si historian, sepse një gjë të tillë dëgjonin për të parën herë dhe u dukej imagjinatë e pastër nga ana ime. Rafale kundër meje sa të duash. Dhe, kushedi çfarë do të ndodhte me mua, nëse, pas disa muaj polemikash, nuk botohej shkrimi në gazetën Nova Makedonija dhe në Fokusin e v.1996, citoj: ,,Këto ditë ekspertët e CIA-s lajmërojnë se Leka i Madh dhe maqedonasit e vjetër ishin ilirë,, dhe se, citoj ,,Kjo shkon në favor të historianit Reshat Nexhipi nga Manastiri...,,etj. duke më ngjitur madje epitetin ,,bashkëpuntor i CIA-as,, gjë që për mua ishte vlerësim i madh, për shkaqe të cilat kuptohen, prandaj dhe autorit të kësaj shpikje iu falenderova dhe i thashë që, për fat të keq, nuk kam atë zotsi për të qenë i tillë.

Nuk përjashtohet mundësia që këto polemika lidhur me Lekën e Madh, bënë që të anaullohet vendosja e përmendores për 20 vjet, aqë sa vazhdoi edhe pezullimi im nga Universiteti i Manastirit ku ligjeronja lëndën delikate Historinë e kombeve dhe kombësive të Jugosllvisë, pra edhe atë të kombit tonë, të ciën ua pasqyronja studentëve ashtu siç ishte e jo siç thuhej në librat e autorëve maqedonas, prandaj dhe shteti komunist, përveç pezullimit, më ,,shpërbleu,, edhe me 500 faqe dosje e cila bëri që magjistrimi dhe doktoratura të më vazhdojnë 12 vjet, pasojë kjo edhe e kodoshëve tanë, të cilëve tani po u del maska, me të cilën luanin rolin e patriotit.

Por t i kthehrmi Lekës së Madh. Pas 20 vjet,përmendorja e tij u vendos më parë në Prilep, pastaj në Shkup.Kur në vitin 2001, huliganët dogjën xhaminë e vetme në Prilep dhe kur pothuajse e vetmja familje shqiptare Luarasi, që jetonte aty, për të shpëtuar jetën e anëtarëve të saj u shpërngul në Tetovë, shkruajta tekstin me titull ,,I vetmi shqiptar në Prilep ka mbetur Leka i Madh,, duke aluduar pra në përmendoren e tij, kurse kur në Shkup u vendos përmendorja e Skenderbeut, u paraqita me shkrimin ,,Skenderbeu i erdhi gjyshit pranë,

T i kthehem propozimit aktual grek. Ky propozim bëri që në Manastir intelektualët dhe qeveritarët maqedonas të organizojnë një mbledhje debative rreth kësaj çështje. Aty, rastësisht, u ndodha edhe unë. Nuk kisha ndërmend të flas, por nuk durrova dot për shkak se pothuajse tërë folësit përdornin terme pezhorative për shqiptarët. U ngrita dhe thashë: ,,Zonja dhe zotrinj, çështjen e emrit unë do ta sqarroj në mënyrë figurative, përmes emrit im. Me kombësi jam shqiptar dhe mburem për këtë sepse kombi ynë është ndër më të vjetrit në botë, pra me origjinë nga pellazgët, por unë nuk mund të mburem fare me emrin im, sepse nuk është emër shqiptari,por turko-arab.

Mbase, disa nga të pranishmit, e kuptuan aludimin im, prandaj filluan të reagojnë nga vendi, duke tentuar të pengojnë bisedën ime. Për t i zbutur, vazhdova,,Megjithatë unë kurrë s kisha për të ndruar emrin im, sepse njerëzit më njohin si të tillë, disa për iredentist,disa për patriot,etj. Dhe, nëse fqiu im vinte te unë dhe më thoshte që të ndroj emrin, së pari do ta shikonja a e ka këtë seriozisht apo bën ndonjë shaka me mua. Nëse bindesha se nuk është kjo e dyta, do ta largonja nga oborri dhe do t i thosha që me mua mos ketë më punë. Ose, po të desha të tregohem i kulturuar, do t i thosha që këtë emër ma kanë vënë prindët e mij, prandaj Ti duhej të reagonje kur u linda, e jo tani pas 75 vjet,,. Disa nga të pranishmit duartrokllitën, prandaj vazhdova të flas për ,,fqiun,,.

,,Nëse nuk vepronja kështu, por pajtohesha me të, për të biseduar rreth propozimit të tij, që ka të bëjë pra me emrin im, prej atij momenti unë, faktikisht,me qëllim ose pa të, para fqiut dhe tërë botës, pranonja që emri duhet të ndrohet, prandaj dhe tërë bota, 20 vjet me rradhë më drejtohet pikërisht mua, duke më dhënë në dijeni në mënyrë indirekte që t i mbahem fjalës që i premtova fqiut,,. Ky sqarrim i tillë, tensionoi tepër albanofobët e pranishëm, disa prej të cilëve filluan të reagojnë ashpër, duke u ngritur edhe nga vendi, por me kujdes, sepse, për fat të mirë ose të keq, ne shqiptarëve na ka dalë emri që nuk durrojmë dot ofendime, prandaj dhe lehjet bëheshin vetëm nga vendi. Kryesuesi ishte babaj i një ish studentit im, i cili filloi me mjeshtëri të interpretojë bisedën ime në konotacion pozitiv dhe, në këtë mënyrë, mbylli mbledhjen.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora