Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Njoftim nga Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard

| E shtune, 09.11.2013, 06:12 PM |


N  j  o  f  t  o n

Se premiera e pjesës së dytë e  filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, skenarin dhe regjinë e së cilës e ka realizuar Ekrem Kryeziu.   Pas Tiranës , Prishtinës , Shkupit  dhe nëpër  qytete tjera  shqiptare , me rastin e manifestimit të festave  të Nëntorit, e  organizuar  nga " Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard"  do të shfaqet  edhe në  këtë qytet.

Filmi "Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2" vjen si koordinim  i  shtëpisë filmike “Labia” nga Kosova dhe “Top Channel”, nga Shqipëria,  bashkëpunim  ky i cili i cili nxori në skenë edhe pjesën e dytë të këtij filmi që i plotësoj nevojën  e porosisë   tematike nga pjesa e parë.

Filmi ” Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2” është një romancë dashuri nga kohët e shkuara në kohën tonë, i pasuruar me ngjarje të reja dhe linja të pasura dramaturgjike. Filmin  e sendërtojnë me sukses numri i shumëfishuar i aktorëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Skenari dhe regjia: Ekrem Kryeziu

Producent: Shkumbin Kryeziu & Astrit Krasniqi

Filmi do të shfaqet në dy orare, në kinemanë " Delphi Arthaus" në adresën:

Tübingen Str.6

70178 Stuttgart më datën  09.11.2013  në ora 13:30  dhe  me tatën 10.11.2013 në ora 20:15

Biletat mund të sigurohen të arka në hyrje të kinemasë " Delphi Arthaus" para fillimit të filmit.

Njofton kryesia e Qendra Kulturore Shqiptare  në Shtuttgard

kontakti i Email adresës:

albanischeskulturzentrum@googlemail.com