E enjte, 18.04.2024, 10:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Bajrami: Dimensionet e habisë filozofike

E shtune, 09.11.2013, 07:16 PM


Dimensionet  e habisë filozofike dhe intelektuale në portretet e piktorit Ardian Tragaj

Nga Agim Bajrami (kritik)

Sa herë që bie fjala për  krijimtarinë e Ardian Tragajt, mendja të shkon tek salloni i njohur i tij atje në Shkozet, mbushur me një galeri  të pafundme portretesh e karakteresh njerëzore, njëri më i ndryshëm se tjetri. Realizuar me një teknikë sa antike aq edhe modern. Këto portrete duket se janë varur në këto mure për të shpalosur dhe përcjellë tek shikuesit psikollogji dhe filozofi shumëdimensionale. Eshtë një arkeologji artistike që tenton nëpërmjet zbulimit të së djeshmes ,të na japë të sotmen të mbuluar nga pluhuri dhe balta e veseve njerëzore.Shumë larg stilit të zakonshëm të të pikturuarit të sotëm, gjuha artistike e këtij piktori ja del të bëhet e lexueshme nëpërmjet përthyerjeve të stilit, si dhe frymës së tij të spikatur rebeluese ndaj standarteve zyrtare të krijimit. I kam ndjekur  pranë ekspozitat e ketyre pikturave në ekspozita të shumta , të hapura në kohë të ndryshme, si në Tiranë ashtu edhe në Durrës, dhe ajo që më ka mbetur e fiksuar në mendje është aftësia e autorit që nëpërmjet një kodi të tij të komunikoje sa me veten, aq edhe me ajrin e rendë të moralit të kohës. Brenda habisë së këtyre karaktereve, gjithkush nga ne arrin të dallojë një barasvlerë të zhgënjimit të njeriut në momentin kur ky ndjen thyerjen e pasqyrave të deritanishme, me të cilat ai është mësuar të shikojë  vetveten. Eshtë kjo arsyeja që shumica e ketyre portreteve shpalosen para nesh me një mungesë të theksuar të harmonisë fizike dhe anormalitet fiziologjik linjash. Sigurisht nuk  ka qënë dhe nuk është kursesi qëllim primar i këtij piktori evidentimi i shëmtisë fizike, se sa asaj shpirtërore.

Në telajon e autorit duket se përpara fillimit të punës  është ndjerë vazhdimisht një ajër  i rëndë e i ndotur i atmosferës së botës, një mungesë alternativash, pse jo edhe parathënie e një kaosi të pritshëm. Kjo ndjesi që i shoqëron vazhdimisht  ato u ka dhënë këtyre  portreteve edhe atë mungesë harmonie dhe vizioni që përmendëm më sipër.Portretet e Ardian Tragajt me tepër se veten performojnë një kohë që nuk është dakort tu nënshtrohet njësive të saj matëse. Një kohë që mund të quhet si e tillë, vetëm nga bëmat e saj perverse dhe aftësisë  së saj demoniake për të hedhur në treg këtë shumësi të deformuar elementesh të çuditshëm dhe karikatural, që kanë fatin e keq të quhen njerëz. Jo vetëm mua por shumëkënd nga dashamirësit  e pictures na ka çuditur prirja e këtij autori për ti kërkuar zërat e brendëshem të absurdit përtej fasadës së dukshme dhe gjërave të njohura, por në brendi të moralit njerëzor aty ku nis koshienca për tu rikthyer në të kundërtën e saj. Pikturat e këtij artisti po ti analizosh me kujdes sipas kritikut Ilir Muharremi, janë të habitura. Kjo habi na vjen përms syve të mëdhenj të sinqertë, ndërkaq veshët e tyre degjojnë, dhe ata që nuk duan ta dëgjojnë e mbajnë për vete dhe shpërthejnë nga breshëria e mendimeve sa që edhe e humbasin veten por në essence ato kujdesen që ta mbrojnë këtë vetë  duke e izoluar atë me një mbulesë të fortë artistike. Shpalosja e arkitekturës shpirterore të portreteve ndonëse realizohet me pak vonesë, përsëri ja arrin asaj që synon. Dhe kjo  se autori din ta motivojë veten  dhe karakteret e tij, ti nxjerrë nga metafora  e heshtjes dhe mbylljes së tyre duke transmetuar në etër  ato mesazhe që një pikturë e zakoneshme nuk është e aftë ta bëjë siç duhet. Shpeshherë  mendimet që pluskojnë brenda tyre arrijne të vendosin në ambjentin përreth pamje asimetrike të realitetit që na rrethon, duke folur mes heshtjes së tyre e cila edhe pse është e tillë arrin të shpalosë në erë akustiken e një dhembje njerëzore. Duke aluduar rreth shfaqjeve që ndodhin në këto realitete, autori arrin të zbrazë tërë mllefin e tij të zhgënjimit duke vendosur në thellësi të vetes së tij një lloj qetësie relative.

Ndonëse portretet po ti shikosh brenda thellësisë së tyre, mund të vëresh një dramë që luhet çdo çast, ose fillesën e një subjekti tragjik. Kështu përshembull po të  shohim lotët në syrin e të ngujuarit brenda qelive të absurdit shqiptar, mund të ndeshim brenda tyre dimensione të dy burgjeve, burgut të individit dhe burgut të shoqerisë të cilit ai i përket. Në këto burgje mungon vetëm gardiani të cilin autori është munduar ta zëvëndesojë me ngjyrën e patejdukeshme të ajrit. Ardian Tragaj është një piktor që ka lindur nga shkolla e zhgënjimit. Kjo do të thotë, se modelet e pikturave te tij jane plazmuar  mbas gjendjesh shpirterore. Ai lloj vakumi qe vihet re ne kafkat e syve te tyre  edhe pse pritet te plotesohet me nje ajer tjeter perseri eshte I trishte dhe i pazakonte, sinonime tipike te realiteteve pa ngjyre te shoqerise shqiptare dhe atyre ballkanike. Shumica e ketyre tipave si te dale nga mitra e absurdit e vendosin vetveten ne pozicione sa te cuditshem aq edhe anormal. Perballe tyre tynelet nuk kane drite por vetem nje terr fshikullues. Kjo e motivon qendrimin individual te autorit  perballe realiteteve te prekshem dhe te paprekshem nga te gjithe. Edhe pse I vizatuar me ngjyra te shumellojshme kontrasti mes te bardhes dhe te zezes te ngjall ne vetvete nje ndjesi fataliteti. Ndonjehere ne ndikimin e tyre mdihem si I hutuar dhe jo si I huaj perballe tyre. Kjo vjen ngaqe elementet qe mbartin ata dhe fryma qe percjellin eshte aq tragjike dhe e forte sa mund te krahasohet me shendritjen e nje vetetime perpara syve te papergatitur te njeriut. Karakteret e Ardian Tragajt mund te krahasohet fare mire mepozicionet dhe gjendjet e ndera te personazheve te Fran Kafkes perpara realiteteve fatale por dhe pozicioneve tragjikomike ku I vendos personazhet e tij Dostojevski. Dikush mund te thote se c lidhje mund te kene keto personazhe me karakteristikat e pikturave te Ardian Tragajt, une them se te gjithe keta personazhe e karaktere I bashkon mungesa e perbashket e drites dhe e shpreses, por edhe fryma alegorike me te cilenata e shohindhe e pershkruajne boten e tyre mjerane.

Po te shohesh me kujdes disa nga pikturat me evidente te Ardianit do te ndeshesh me nje ajer qe eshte I pranishem vetem ne nje shtepi ku lengojne vetem njerez te semure prej nje kohe te gjate, kolla dhe renkimet e tyre I kane dhene kesaj shtepie nje pamje tragjike. Duket se edhe prania e doktorit dhe e medikamenteve mjekesore nuk mund tu ringjalle ketyre njerezve shpresen per te jetuar pasi fati ityre eshte tashme I percaktuar. Pertej ketyre renkimeve dhe vrimave te zeza autori vendos si  kondravers pikpamjet e tij intelektuale dhe shpirterore, diellin e tij artistik edhe kur kete nuk e ka temjaftushem per veten e tij. Po shohim me kujdes njeren nga pikturat e tij “FRONI IPUSHTETARIT”, te bie ne sy detaji  I gjetur I karriges I cili tani eshte shnderuae edhe ne gjymtyren e pushtetarit, gjymtyre nga e cila e  ka te pamundur te ndahet. Kemi nekete kompozim tragjedine e pushteteve jo vetem shqiptare por edhe ballkanike, tragjedi e cila eshte ndertuar me se miri artistikisht nga ky autor kaq kerkues dhe me kaq fantazi. Nje tjeter pikture nga e cila eshte e veshtire ta shkeputesh veshtire ta shkeputesh veshtrimin eshte ajo me titull “SUNDIMTARI”. Nje sundimtar ne koken e te cilit kurora mbreterore duket sikur ka hedhur rrenje dhe dege. Per te bere ndarjen fizike te kesaj kurore dhe kokes tashme duhet vetem nje gijotine, ashtu si ne rastin e Luigjit te XIV. Piktura operon sa me gjuhen e pasur te alegorise aq edhe me psikologjine e vecante qe ivesh piktori asaj. Mjafton  ti shikosh gjuhen e gjate e te nxjerre perjashta sin je gjysme shpate me te cilen ai nuk do te nguronte te priste sa majtas djathtas kokat e kundershtareve te tij politike. E pare ne kontekstin kohor jo vetem shqiptar ku lufta e brylave dhe kokave te nxehta per te sunduar per te sunduar  perjetesisht eshte kaq evidente dhe e eger kjo veper eshte edhe nje lloj kujtese e barasvlefshme me vargun poetic te Julius Fucikut kur thoshte shume vjet me pare “Popuj jinni vigjilent”.

Nje tjeter portret per te cilin kritika e specializuar e ka thene tani fjalen e vete eshte piktura e “SKENDERBEUT” heroit tone kombetar ose kaloresit te krishterimit europian. Ne veshtrimin e tij krejt te vecante dhe original autori j aka arritur te pasqyroje me mjete  te gjetura artistike dhe shprehese  epopene e lavdishme ten je kombi te vogel qe arriti te beje histori perballe nje perandorie. Ky portret I cili  e ruan deri ne fund identitetin e vet arrin ta cfaq brendine e tij psikologjike me nje qendrim krejt te vetin. Duket se autori ka dashur ta jape kete portret brenda konceptit te tij individual duke shmangur  shabllonet e modelet e njohura te derisotme. Meshume se luftetar “SKENDERBEU”I Ardian Tragajt eshte nje udheheqes vizionar. Nje njeri dhe burre shteti. Nepermjet ngjyrave karakteristike autori ka dashur ti heqe ketij personazhi ate pjese te mjegulles mesjetaredhe feudale duke e sjelle ata artistikisht deri ne ditet tona. Po keshtu me mjaft interes eshte figura e “PLAKUT”qe zbret shkallet e jetes.Brenda nje metafore te caktuar artistike autori ka mundur te shpalose artistikisht perballe nesh ate pjese te filozofise se madhe jetesore ku shpirti dhe trupi kundershtojne njeri tjetrin. Zbritja e shkalleve te jetes nuk nenkupton per autorin prekjen e fundit te saj, porn je tentim te theksuar njerezor per te evidentuar  kuptimin  e jetes se vertete te njeriut te thjeshte. Lufta mes ngjyrave grit e deshperimit dhe bardhesise se shpreses ne kete kompozim jane dhene nepermjet nje gjuhe te pasur artistike. Theksimi I deshperimit ne kete veper nuk eshte qellim ne vetvete I autorit sepse qellimi I tij primar eshte dhe mbetet rilindja. Te flasesh per krijimtarine e Ardian Tragajt do te thote te evidentosh pasionin e nje njeriu qe esheh riberjen e jetes brenda lojes se ngjyrave dhe anti frymes egzistuese, do te thote te evidentosh vlerat e nje krijuesi dhe intelektuali bashkekohor I cili ruajtjen e identitetit te kombit  te tij e shikon te lidhur ngushte me forcimin e vlerave shoqerore brenda atyre te kombit evropian dhe me gjere.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora