E merkure, 24.04.2024, 07:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Pal Neçaj: E bardha fat-sjellëse

E premte, 08.11.2013, 07:33 PM


E  BARDHA   FAT-SJELLËSE

 

Nga Pal Neçaj, NY, USA

 

Personifikimin fatsjellje,

“te bardhen” ka kombi im,

qumshtin nga nena të bardhe,

e pimë të parin ushqim.

 

Sa po hapim syte ne kete bote,

shohim rreze të bardha drite,

nga jetdhenes Dielli ndriçim,

te bardha jan' imagjinuar,

Shtojzovallet, oret…zanat,

Në vend-djepin tim.

 

I bardhë fustani i nuserise,

e dasma kunorzim i dashurise,

kapucin si bora mbi vetull,

dhe fustanellen të bardha,

i pati luftetari i Lirise.

 

"Derdbardhe" shtepia,

me fisnikeri me shoqerore,

njeriu fisnik, bujar, paqesor,

Emrin e ka  zemerbardhe.

 

"Dalsh faqebardhe",

nena uronte djalin,

ne udhet e jetes se pamatur...

 

Po paska edhe ne vende te tjera,

"Te bardha" të mira madheshtore

"Shtepia e Bardhe" e shtetit,

demokratik amerikan, ka emrin,

 

Kryeqendra e SHBA të Xhorxh Vashingtonit.

Ne "Shtepine e Bardhe"

presidenti zemerbardhe,

Klinton, flokbardhe, human dhe guxirntar,

nenshkroi vendimin historik,

vendim si ardhur prej Zotit,

të mbrojtur pasardhesit ILIRE,

sternipa të Kastriotit!

 

Vendimin NATO të zbadhe qiellin,

e Ballkanit fuçi baroti gjithe plage,

te gjunjezoje bishen gjakatare serbe,

forcen qe ben gjenocid ne Kosoven Shqiptarte,

ushtria kriminale, kasapin Milosh komandim.

 

Kulçedra goditur per vdekje nga bishti e koka,

mblodhi kthetrat, e plagosur rende iku naten,

NATO-UÇK -ja sollen Lirinë e Kosovës,

Popullit të vogel të kombit lashte të Europes.

 

Vendimi historik solli

"Lirine e bardhe" Kosoves,

Zemrat e bardha të Shqiptarise

Mirenjohje e bardhe Amerikes se bardhe.

./.

-Nju Jork, qershor 1999-

 

(Per ZSh-në, nxjerrë nga libri poetik “Ëndërrën e lashë atje”)



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora