E premte, 29.03.2024, 01:44 PM (GMT)

Mendime

Adnan Abrashi: Mendoj me zë i bindur se kamë të drejtë

E marte, 27.05.2008, 07:30 PM


Adnan Abrashi
MENDOJ ME ZË I BINDUR SE KAMË TË DREJTË!

Nga Adnan Abrashi

Fatkeqësisht, shumica e njerëzve tanë, tërë jetën e tyre e kalojnë në gjumë, dhe, gjersa janë në këtë gjendje, disa merren me politikë, disa me shkencë... besa disa shkruajnë edhe libra. Prandaj, ne sot si shoqëri, jemi aty ku jemi, dhe e kemi gjendjen, ashtu si e kemi. 
Nëse nisemi që nga politika, e deri te: ekonomia, arsimi, drejtësia dhe nga morali i ynë shoqëror në përgjithësi, do të shohim se, çdo gjë tek ne është e “sëmurë”.Por, sikur të gjitha këto probleme me të cilat po ballafaqohemi ne sot, t’i konsiderojmë si sfida të paevitueshme të një faze transitore përmes së cilës po kalon shoqëria e jonë e sëmurë, atëherë, mund të thuhet se ka shpresa që me kalimin e kohës do t’i tejkalojmë ato. Por, sa i përket asaj të fundit - krizës morale, këtu duhet të jemi pak më skeptik, sepse, për evitimin e saj, patjetër do të na duhej një shërim më i gjatë kohor, i cili, patjetër në vete ngërthen edhe rrezikun real që të mbetemi invalid të përhershëm si popull.
Simptomat e kësaj krize morale të shoqërisë sonë të “sëmur”, mund t’i hasësh kudo dhe në çdo hap. Ato shprehen në formë të korrupsionit dhe hajnisë, gënjeshtrës si dukuri normale të raporteve të ndërsjella publike dhe individuale, përhapjes së prostitucionit tek femra shqiptare, krimit të organizuar, e sa e sa të elementeve tjera të një etike të degraduar shoqëror, veprime këto, që neve sot na janë bërë aq normale, saqë i përqafojmë si pjesë e zakonshme të realitetit tonë të përditshëm.
Këtë gjendje aktuale, mjaftë analitikë, e vlerësojnë si një proces të paevitueshëm transformues, të cilin, para nesh, e kanë kaluar edhe shumë shtete tjera post-komuniste.
Ka mundësi që edhe të pajtohemi me këtë tezë, por, mua si individ, aspak s’ma kap logjika e shëndosh se kjo krizë morale, na ka shkuar aq larg, saqë, për disa motive të servilizmit tonë “patologjik” ndaj të huajve, me vetëdije të plotë tentojmë t’i eliminojmë edhe shënimin zyrtar të datave meritore nga e kaluara e jonë e lavdishme kombëtare.
Këto ditë, sipas një “HOROR –SKENARIT” të sajuar nga autorët e huaj, dhe të ekzekutuar nga aktorët vendor, ngjau një maskaradë institucionale. Në këtë draft ligjor, fare nuk ishin të përfshira si festa shtetërore tri data tona tejet të rëndësishme kombëtare: 28 Nëntori, Dita e dëshmorëve dhe Dita e Çlirimit 
Tek pas presionit të madh nga ana e opinionit publik, “me shtatëqind kerefeke”,  sikur thotë populli, u realizua ky insistim. Por, edhe pse i plotësuar, Ligji  përsëri në përmbajtje ishte i mangët dhe me “bishta”.  Me vënie në veprim të “prirjeve  krijuese të metaforës artistike”, këta politikanë tanë, festave kontestuese ju ndërruan emrat, duke ja shtuar plus disa kremte të minoriteteve. Nga 11 festa sa ishte fillimisht në propozim, numri i tyre u ngrit në 21. Me këto intervenime kozmetike, festat “jetime”  të futura më vonë, nuk u cilësuan si ditë pushimi. Thjesht, dita e 28 Nëntorit, në të ardhme, do të shënohet njëjtë sikurse: “Shën Valentini”- dita e të dashuruarve, “Shën Gjergji”- dita e pranverës,  dita e  “Luftës kundër SIDA-s”...etj.
Është interesante edhe diçka këtu?! Tani me aprovimin edh formal të këtij ligji, visarit të epiteteve të njohura për Republikën e Kosovës, MULTIETNIKE, MULTIDEMOKRATIKE, MULTIFETARE DHE MULTISOVRANE, ju shtua edhe një “kërrabëz” tjetër!  U bëmë edhe shtet MULTIFESTIV?!
Në kontestin e temës tonë në shtjellim, ky cirk me ligjin e festave shtetërore, mendoj se pati edhe një tregues  tjetër domethënës. Tek rrethi i caktuar i njerëzve që veten e quajnë lidership,  si devijime morale të sjelljeve të tyre të shprehura, zbuloj edhe format tjera  karakteristike: hipokrizinë aktive dhe dyfytyrësinë e papërmirësueshme politike.
Opozita aktuale në parlament, deri dje sa ishte edhe vetë në pushtet, e njohur si servile ndaj ndërkombëtarëve, duke e nuhatur momentin e përshtatshëm për marketing vetjak, me këtë rast, u tregua më e zëshme në “mbrojtjen” e vlerave tona tradicionale kombëtare. Këta shkuan aq larg, saqë, Qeverinë në cilësinë e  propozuesit të këtij projektligji, e cilësuan si tradhtare...
Marrë për bazë këto dhe shumë shembuj  tjerë të papërmendura këtu, para nesh vetvetiu do të na imponohet pyetja: Vallë, pse me ne po ndoll kështu?
Dhe përgjigja do të ishte: Mu pse, shumica prej nesh,  pjesën më të madhe të jetës e kalojnë në gjumë, dhe, gjersa jemi në këtë gjendje, disa merremi me politikë, disa me shkencë... besa disa shkruajmë edhe libra...
Fatkeqësia tjetër është se, kemi mjaftë nga ai soj njerëzish në politikë, e që nuk e di se historia shkruhet SOT, për t’u lexuar NESËR? E që nuk janë të vetëdijshëm se ajo ka edhe një taraf tjetër: “PLEHUN E SAJ TË HISTORISË”.
Edhe pse shumica prej tyre ëndërrojnë të jenë pjesë e kësaj historie, mbetet ta shohim se në cilin taraf të saj do ta vendosin veten...?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora